Presidenti i SHBA-së Barack Obama është shtruar në spital pasditen e së shtunës 6 dhjetor 2014.
Shtëpia e Bardhë thotë se Obama kishte një dhimbje fyti dhe është shtruar në spitalin ushtarak të Bethesda, në Maryland.
Gjatë vizitës mjekësore e cila zgjati 30 minuta, mjeku Ronny Jackson tha se nuk janë vërejtur anomali, por thjesht një inflamacion i lehtë për shkak të një refluksi gastrik.