Pas seancës që fillimisht u lajmërua të jetë 30 minuta e që zgjati pothuajse një orë, PDK dhe LDK kanë kërkuar shtyrjen e seancës për nesër në orën 12:00.
Me këtë nuk janë pajtuar partitë opozitare, por kjo ka ndodhur për shkak se “Lista Serbe” nuk është e kënaqur me ministritë që i janë ndarë për t’i udhëhequr në qeverinë e re.
Lista Serbe, raportohet se ka kërkuar edhe menaxhimin e doganave dhe disa vende në AKI.
Seanca e Kuvendit vazhdon nesër në orën 12:00. Me 69 vota për dhe 30 kundër, seanca e Kuvendit është shtyrë për nesër në orën 12:00.
Shtyrjen e seancës e kanë kërkuar partitë në koalicion, PDK dhe LDK, përkatësisht shefat e grupeve parlamentare të të dyja partive.
Shtyrjen e seancës e kanë kundërshtuar partitë opozitare.
PDK dhe LDK kërkojnë shtyrjen e seancës
PDK dhe LDK kanë kërkuar që seanca e Kuvendit të vazhdojë nesër në orën 12:00. Këtë e kanë kërkuar shefat e Grupeve Parlamentare të të dyja partive politike, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri.
Seanca parashihet të vazhdojë nesër në orën 12:00.
Ore jane ne rregull keta?
Ku e gjejne te drejten te tallen me shqiptaret e shumevuajtur te kosoves?
Sot me shume se kurre shqiptaret e kosoves meritojne nje shtet per kosovaret.
Çfare do te thoshte Isa Boletini? sikur te ngrihej nga varri, amanet i tije ishte KOSOVA.
Turp turp turp per te gjithe kllounet e politikes kosovare.