Shtypi grek ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për zgjerim të mëtejshëm, për shkak të krizës politike që po trondit vendet anëtare. Gazeta “Kathimerini” shkruan në një analizë se Ballkani Perëndimor do të mbetet jashtë Evropës, për shkak të krizës që ka kapluar BE-në. Gazeta përshkruan edhe raportin e integrimit të Maqedonisë me BE, ku siç nënvizohet “ëndrra evropiane” e Maqedonisë do të shndërrohet në ankth, për shkak se BE për momentin nuk mund të pranojë anëtare të reja, për shkak të krizës ekonomike, që po trondit siç shkruhet “banorët e pallatit evropian”. “Në rrethana tjera ekonomike dhe politike zgjerimi sigurisht nuk do të ishte problem. Ekonomia evropian do të mund të përballonte ngarkesën e vendeve të varfra dhe të dobëta të Evropës Juglindore”, shkruhet në analizën e “Kathimerini”. Analiza shtron pyetjen se kush do t’i bindë gjermanët, holandezët, danezët, finlandezët dhe francezët për të futur dorën në xhep me qëllim që Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi të bëhen pjesë e familjes evropiane, por që njihen si vende ku ekonomitë dhe strukturat shtetërore janë larg realitetit evropian. “Komisioneri i zgjerimit, Fyle, patjetër duhet ta tregojë të vërtetën, pavarësisht se sa ajo do të jetë e dhimbshme dhe jokorrekte”, përfundon analiza e “Kathimerini”, duke aluduar në vendet e Ballkanit Perëndimor. (INA)
po me ministren e integrimit si do ja bejme ? ku do gjeje pune pastaj per te ushqyer kalameqerit?