Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gracias Maestro!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Gracias Maestro!
Analiza

Gracias Maestro!

anazapta
Published April 19, 2014
Share
SHARE

Isabelle Allende (shkrimtare kilene): “Ishte zëri që i tregoi botës se cilët jemi. I vetmi ngushëllim është që vepra e tij është e pavdekshme”

Miguel Barnet (shkrimtar kuban): “Kuba vuan për vdekjen e tij, ashtu si të gjithë lexuesit e një shkrimtari që është ikonë”

Barack Obama (president i SHBA): “Me vdekjen e Gabriel Garcia Markezit, bota ka humbur një prej shkrimtarëve të saj më vizionarë, dhe një prej të preferuarve të mi, kur isha i ri”

Mario Vargas Llosa (shkrimtar peruan): “Ka vdekur një njeri i madh. Veprat e tij i kanë dhënë pasuri dhe prestigj të madh, letërsisë së gjuhës sonë”

Dario Fo (shkrimtar, dramaturg, aktor italian): “Eshtë një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shekullit të fundit, që solli një revolucion të gjuhës, e që u përqafua më pas nga të gjithë shkrimtarët e Amerikës Latine”

Paulo Coelho (shkrimtar brazilian): “Shembi murin mes realitetit dhe fantazisë, duke u hapur rrugën të gjithë brezave të shkrimtarëve amerikano latinë”

Edwidge Danticat (shkrimtare haitiane): “Po ta kesh lexuar, e di që ai nuk ka ikur me të vërtetë. Eshtë në të përtejmen e krijesës së tij, në Makondon e tij”

Sergio Ramirez Mercado: “Pati aftësinë të rrëfente historitë që shumë prej nesh i kishim mu përpara syve, por nuk i kishim parë. Në këtë drejtim ishte unik”

Cristobal Pera (Drejtor i Shtëpisë Botuese Penguin Random House në Meksikë): “Eshtë Mandela i letërsisë, për shkak të impaktit që ka pasur tek lexuesit e tij në të gjithë botën. Ndikimi i tij është universal, dhe kjo është gjë shumë e rrallë”

Ian McEwan (shkrimtar anglez): “Duhet të rikthehemi pas në kohë, deri tek Dickensi, për të gjetur një shkrimtar të një cilësia shumë të lartë letrare, i tillë që të ushtrojë një ndikim të jashtëzakonshëm tek popuj të tërë”

Rafael Tovar y de Teresa (Drejtor i Këshillit Kombëtar Meksikan për Kulturën dhe Artet): “Kohët e fundit nuk ishte e lehtë të komunikoje me të, edhe pse kuptonte dhe e conte përpara bisedën. Ishte gjithmonë i dashur, bujar dhe jashtëzakonisht shumë inteligjent”

Dilma Rousseff (Presidente e Brazilit): “Personazhet e tij dhe Amerika Latine e tij do të mbeten të ngulitura në zemrat dhe kujtimet e miliona njerëzve”

Enrique Pena Nieto (President i Meksikës): “Në emër të Meksikës, shpreh trishtimin tim për vdekjen e shkrimtarit më të madh të të gjithë kohëve: Gabriel Garcia Marquez”

Francois Hollande (President i Francës): “Bashkë me Marquezin, ikën një gjigand i letërsisë, që ka ndikuar në imagjinatën e një kontinenti të tërë”

Peter Englud (Sekretar i Përhershëm i Cmimit Nobel): “ka ikur një artist magjik, por arti i tij i madh mbetet këtu me ne. Shumë autorë janë vetëm hije, por Gabriel Garcia Marquez është ndër ata që bën hije, dhe i tillë do të jetë edhe pas vdekjes”

Raffael Correa (President i Ekuadorit): “Gabo na la, dhe do të kemi vite vetmie. Por vepra dhe dashuria për vendin e tij do të mbeten. Adios, hasta la victoria, i dashur Gabo”

Bill Clinton (ish President i SHBA): “Që kur lexova “100 vjet vetmi” më shumë se 40 vite më parë, kam mbetur gjithmonë i mrekulluar prej dhuntisë së tij të imagjinatës, qartësisë së mendimit dhe ndershmërisë emocionale… Jam i nderuar që jam mik i tij dhe që kam njohur zemrën e tij të madhe dhe mendjen e tij brilante për më shumë se 20 vite”

Juan Manuel Santos (President i Kolumbisë): “Njëqind vite vetmi dhe trishtim për vdekjen e kolumbianit më të madh të të gjitha kohërave”

Luiz Inacio Lula da Silva (ish president i Brazilit): “Gabriel Garcia Marquez ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm, një gazetar i mrekullueshëm, një militant i madh i kauzave demokratike popullore dhe është një simbol për të gjithë ne në Amerikën Latine”

Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (grup rebelësh kolumbianë): “Vdekja e Gabos është një humbje për Kolumbinë dhe për të gjithë botën. Por kujtimi i tij do të mbetet prej veprës së tij”

Përgatiti E.Gjini-bota.al

anazapta April 19, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
9 Comments
  • lexuesi says:
    April 17, 2014 at 9:56 pm

    u prehte ne paqe,
    nobelisti,ky shkrimtar i madh me veprat e botuara do mbetet i gjalle ne zemrat e njerezeve te thjeshte lexues te librave kudo qe ato jane perkthyer.

    Reply
    • raimond vlonjati says:
      April 19, 2014 at 4:01 am

      Markezi tek Letra e tij e Lamtumires , te cilen e botoi para disa vjetesh ,te cilen e botoi me rastin e terheqjes se tij nga Letersia,
      thote nje shprehje shume te bukur dhe plot kuptim
      e cila eshte aktuale per shoqerine shqiptare sot
      Markezi atje midis te tjerave , thote: “…..shkruaje urrejtjen tende ne akull, dhe ktheje drejt diellit ……”

      Kete thenie duhet ta mesojne permenc shqiptaret ,
      dhe ta sjellin ndermend sa here diskutojne me njeri tjetrin …..qe te krijojne nje shoqeri me te vertete moderne dhe shtet-formuese….

      Reply
  • gjermani i fundit says:
    April 17, 2014 at 10:25 pm

    Di qe vuante nga Alzheimer dhe kohet e fundit s’po njihte as te shoqen.100 vjet ne vetmi eshte romani qe njeriu duhet ta lexoje nje here ne jete.Markez ishte i majte,ashtu si Neruda.Padyshim qe mbetet nje maje e letersise.Qofte i paharruar!

    Reply
  • baba nga durrsi says:
    April 17, 2014 at 10:32 pm

    Ishte shkrimtari me i dashur dhe me i pa arritshem per mua se bashku me HEMINGWAY,dhe nese do te merrja me vete ne nje ishull te braktisur librin tim te preferuar , pa dyshim do te zgjidhja 2 kryeveprat e tij -Dashuria ne Kohrat e Koleres dhe Njeqind Vjet Vetmi i pari i perktthyer dhe pershtatur me mjeshteri te larte nga MIRA MEKSI qe meriton nje flm shum te madh, dhe i dyti nga ROBERT SHVARC po ashtu me shum art e mjeshteri! qofte i xhenetit e u prehte ne paqe!

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    April 18, 2014 at 12:10 am

    Vdekja e këtij shkrimtari të madh është si prerja e pyjeve te amazonës për njerëzimin,- Operacion në mushkri. Me vdekjen e markezit njerëzimi do të ketë më pak ajër humanizmi !

    Reply
  • P.A.B says:
    April 18, 2014 at 6:21 am

    Mjeshter i “realizmit magjik”

    RIP – Gabo.

    Reply
  • zevzeku says:
    April 19, 2014 at 8:54 pm

    Per babane realizmit magjik Gabo po shpreh dhimbjen me fjalet e Shakiras :

    ” I dashur Gabo, dikur the se jeta nuk eshte ajo qe rrojti dikush, por ajo qe kujton dikush dhe si e kujton per t’a treguar…jeten tende, i dashur Gabo. Do t’a kujtojme te gjithe si nje dhurate te vecante dhe te paperseritshme dhe si historia me origjinale nga te gjitha. Eshte e veshtire te te them adio , me te gjitha ato qe na ke ofruar. Di jesh gjithmone ne zemren time dhe te gjithe atyre qe te deshen dhe u mrekulluan ”

    Adio Gabo !

    Reply
  • P.A.B says:
    April 20, 2014 at 12:10 am

    U deshen 4-5 shekuj qe gjuha Spanjolle te krijonte nje shkrimtar Universal ne nivelin e Servantesit. Markezi erdhi me pergjegjesi pas dhe si pefaqesues i nje kulture te tere.

    —
    Per kuriozitet, kam pas lexuar diku. Ne nje vit (ne mos gaboj 2002) vetem ne Spanje kishte me shume perkthime nga letersia e Huaj, sesa ka pasur ne Gjuhen Arabe – nga cdo gjuhe tjeter – ne 600 vitet e fundit.

    Reply
  • Davidi says:
    April 20, 2014 at 10:15 am

    Nje komunist me pak. Pjelle e propagandes se kuqe dhe realizmit po te kuq, ashtu si shumica e shqiptareve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?