Ndërron jetë në Tiranë në moshën 73-vjeçare poeti Koçi Petri. Ai shfaqet në letërsinë shqipe të viteve ‘60 me “Lirikat e Majit”. Autor i disa librave poetikë ai i përgjigjet kërkesave të epokës si shumë bashkëkohës për të shkruar për temat e mëdha të realizmit socialist. Por pas nëntëdhjetës krijimtaria e tij njeh një jetë të dytë me disa vëllime poetike po edhe studime për autorët të ndaluar.
Ngushellime familjes.Krenaria e dikurshme e qytetit tone.
Me vjen keq qe Koçi ndahet nga kjo jete, familjes dhe te afermve u percjell ne heshtje kete ngushellim te sinqerte.E njoha nga librat qe ka shkruar,perkohesisht si bashkestudente te se njejtes dege dhe perkohesisht si kolege ne fundvitet ’60.Te tria keto rrethana kane qene mundesite e nje ndekomunikimi te thjeshte ndermjet njerezve qe kane nje njohje te sinqerte. Kishte nje “njolle” ne biografi,prandaj ndersa ne beme zborin studentor 6-mujor, ate e detyruan te kryente sherbimin ushtarak dy-vjeçar ne nje pike komande ne Mamurras,ku jepte edhe ca ore mesim ne shkollen e mbremjes me uniformen e ushtarit.Na ndane rrethanat e jetes,une ne rrthin e Krujes, ai ne ate te Libazhdit, u takuam rralle ne ndonje seminar a konference,Nje here ne fillimvitet ’90 me ndaloi te me tregonte se ishte caktuar dekani i filologjikut, me duket per pak kohe,por kuptova se ishte skeptik ne drejtimin qe po merrnin punet e politikes.Ndjej respektin me te thelle per te se nuk kam degjuar kurre te kete perfituar ne emer te keqtrajtimit te diktatures,siç ndodhi me gjithe ata sherbetore te zellshem te tiranise qe u hoqen si desidente dhe volen ç’munden ne “demokracine” e katraures.
Nje lajm trondites ky, ardhur si rufeja mes dites me diell. Cudi e madhe si u nda nga jeta ai Poet kaqe aktiv sa buzegaz ne cdo takim, sado i shkurter apo i rastezishem, me vargje poetike frymezoheshe sa e takoje ate,se dhe fytyra e tij e tille ishte POETIKE.Na iku kur na duhej,prej asaj semundie tinzarare, qw na e shton dhimbien.
Ngushellime families dhe gjithsa e njihnin ate POET-MESUES sa njeri i fjales sa vepres. “Lirikat e Majit” nje jete me kane shoqeruar me shoqerine e tij,sa vendosur ne Tirane. I perjetshem kujtimi tij.
Guri Naimit D.
ngushellime familjes dhe te afermve!
Ngushellime Familjes,
Bashkeshortes,Djemve te mrekullueshem e dinjitoze te Koçi Petritit.
Por edhe tere miqve, kolegeve e dashamiresve te tij, qe e njohen thelbin e natyren e ketij liriku te lindur me fat te veshtire.
Nje shoqeri qe nuk merr persiper ta shqyrtoj ate dhune qe ka ndodhur e ate ashpersi qe vazhdon te ushqehet e te ushtrohet prej politikes dhe ndarjeve te qellimta ne ate vend, do ta kete edhe me tej te veshtire ta shoh dhe ta cmoj te bukuren njerezore, por edhe te kuptoj e arsyetoj ekzistencen e mundimshme dhe cmimin qe i duhet te paguaj individi.
Koçi Petriti erdhi si lirik dhe ne do ta mbajme mend per te tille.
Lajm i dhimbshem ikja para kohe e poetit, lirikut Koci Petriti.Si e letersise qe jam, do ta krahasoja liriken e tij me Lasgushin, Ali Asllanin.Bej cudi si nuk e respektuan kete personaliitete te letersise e gjuhesise me nje homazh, qofte ne Lidhjen e shkrimtareve apo ne hollin e Fakultetit te Filologjise, ta pershendesnin studentet.
E turpshme.
Ishte njeri i rralle. poet brilant dhe demokrat i8 paperlyer Ne diktature nuk u ankua se censurohej. po gjente shtigje per te shpalosur idete e tij. Ne post diktature, nuk u bahkua me lakunine e atyre qe pretendonin se ishin disidente dhe, me lugen ne brez, e fryne barkun me çorben e Saliut (shembulli me i plote eshte Fari Balliu). Gruas dhe djemve ju shpreh ngushellime.Te rrojne e ta kujtojne