SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje DITA! I gjithë populli në këmbë për t’i thënë JO armëve kimike. Pse? Sepse.. Frikë, pasiguri, jo po ashtu, jo po kështu. Kush thotë? Disa prijës të shoqërisë civile? Po specialistët që e njohin këtë helm e këto armë po thonë ndryshe, pa i rënë sirenës për alarm. Pse? Sepse i njohin mirë dhe janë të përgjegjshëm për atë që thonë e flasin. Ata nuk e nënvlerësojnë rrezikun dhe rëndësinë e tyre, po menaxhimi i këtyre armëve dhe specialistët e kësaj fushe, rritin besimin dhe sigurinë në maksimum. Me këtë unë jam për një PO të madhe për ardhjen e këtyre armëve, sepse kam shumë besim të qeveria jonë, se po na tregon guxim e përgjegjshmëri të lartë, për këtë problem kaq të rëndësishëm e shumëplanësh. Po edhe te SHBA, besimi e mirëkuptimi është në shkallën maksimale. Kush mendon se Amerika po i heq armët kimike nga Siria që të shpëtojë atë popull e të na mbysin ne në Shqipëri, për të mos thënë ndryshe, po them se është miop. Nëse vendoset që armët kimike të vinë këtu, apo kudo qoftë, duhet të jemi të bindur se ato armë e lëndë kimike do të shoqërohen jo me folklorizëm, siç po bëjmë ne, po me masa të rrepta e me njerëz kopetentë që e njohin mirë rrezikun e përgjegjësinë. Ata janë në lartësinë që i kërkon koha, detyra e ligji. Ajo që më habit është qëndrimi absurd i opozitës. Ajo s’ka pse fërkon duart se ishalla po përfiton kapitali politik, nga kjo zallamahi. E ka gabim, nëse do humbasë kush, e para do jetë opozita nëse armët kimike s’do vinë në Shqipëri. Këtë duhet ta besojë kjo opozitë e çalë. Mjafton të lexojmë fjalët e specialistëve tanë që na kanë ardhur nëpërmjet faqeve të gazetës sonë DITA, për të kuptuar lojën e opozitës që bën sikur nuk kupton e s’di se me çfarë serioziteti trajtohen këto problem, sidomos kur bëhet fjalë për armë të tilla nga komuniteti ndërkombëtar, që janë shumë sensibël në mbrojtje të jetës së njerëzve, kudo ku ajo është në rrezik. Urime DITA! Marku, Pukë.
Perfundimisht jemi popull idiot. Jemi dele qe mund te na terheqesh nga hunda shume kollaj . Mund te na thuash cfare te doje me injoranti dhe ne marrim rrugen ne proteste pa ditur e pa pyetur fare se per ca behet fjale. Kesaj i thone tja fusesh vetes BAM!
Po te ishte Sala kryeminister a do protestonit? Aq sa protestuan kur tha se do hapte central berthamor ne Shkoder.
Ptu, pis milet. Mire qe veten nuk e doni po nuk e dini edhe ca po beni.