Kur fola me “Le Monde” ditën kur ministri i jashtëm shqiptar mbërriti në Paris (të hënën 4 nëntor), atë që vura re te gazetarët francezë ishte ndjenja e një lajmi të pazakonshem – thotë Genc Burimi, gazetar shqiptar që jeton në Paris në këtë intervistë për DITA. “Le të shërbejë kjo temë e armëve kimike siriane, që për mua është totalisht beninje, si moment ndërgjegjësimi se bota që na rrethon na vështron me një opinion të parafabrikuar, me syze të errëta dhe na takon ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorën tonë që ky opinion gradualisht të përmirësohet – thotë Burimi.
Genci, ju ishit prezent në Paris gjatë vizitës së Ministrit të jashtëm D.Bushatit dhe botimit të artikullit të “Le Monde” mbi dosjen e arsenalit kimik sirian. Si e shikoni trajtimin e kësaj dosje?
Jam pak i habitur nga përmasat që po merr kjo dosje në Shqipëri dhe mbase jo në drejtimin e duhur. Na takon dhe neve gazetarëve ta sqarojmë opinionin. Kam qenë në kontakt me kolegë të “Le Monde”-it. Shtypi në Francë, faktikisht, nuk qe në dijeni të një “thashethemi” mbi zhvendosjen e arsenaleve kimike siriane në Shqipëri, që origjinën e ka nga shtypi rus dhe më saktë nga organi “Komersant”. Kur fola me “Le Monde” ditën kur ministri i jashtëm shqiptar mbërriti në Paris (të hënën 4 nëntor), atë që vura re te gazetarët francezë ishte ndjenja e një lajmi të pazakonshem. Ja Shqiperia, një vend thuajse i panjohur në analet e dosjeve madhore diplomatike të planetit, që gjendet me dashje apo dashje, në zemrën e vullkanit që kërcënon paqen në shkallë botërore. Mos harroni se në fund të gushtit, bota kaloi dy gisht larg një konflikti që mund të kish qenë po aq i rrezikshëm sa e famshmja kriza e raketave në Kubë më 1962. Nëse Shba-të dhe Franca, do të kishin goditur Sirinë në fund të gushtit, Moska do të rrezikonte të implikohej edhe ajo ushtarakisht. Mos harroni, kjo dosje qe aq e rënde dhe u evitua në mënyrë aq të pabesueshme, sa si me shaka apo me të vërtetë u imagjinua dhe një çmim Nobel paqeje për Putinin!!! Në një dosje, pra kaq të nxehtë, del si “pykë” emri i Shqipërisë së vogël. Gjigande! Në një dosje ku amerikanë e rusë janë dakord për gjithçka e për asgjë, si për magji emri i Shqipërisë së “panjohur” që lufton për bukën e gojës në imazhin e mediave botërore, arrin, sipas thashethemeve, të pajtojë e të vërë konsensus midis Moskës dhe Uashingtonit. Pak a shumë si Rejkjaviku i Islandës gjatë luftës së ftohtë. Në këtë kuptim duhet parë interesimi i “Le Monde”. Në këtë kuptim duhet parë dhe avantazhi për ministrin e jashtëm të Shqipërisë që ndodhej në Paris dhe i ofrohej një tribunë e papritur në një nga gazetat më prestigjoze botërore.
Po a s’është pikërisht deklarata e tij në “Le Monde” që krijon polemikë?
Sigurisht që jo. Jam, bile, i impresionuar nga takti që dëshmoi një ministër kaq i ri, në një post kaq të vjetër të marrëdhënieve ndërkombëtare. Lexojeni mirë çfarë i tha ai “Le Monde”-it. U tregua i rregjur. Ditmir Bushati arriti të mbajë frymën e sensacionalitetit të “lajmit” (sepse këtë kërkonte t’i “rripte” gazetari i “Le Monde”-it që ta bënte artikullin të vlefshëm), por pa konfirmuar asgjë. Çfarë mund t’i kërkohet më shumë një krye-diplomati? Ai bëri një deklaratë që mund të kuptohet pak a shumë kështu: Po, Shqipëria intereson të mëdhenjtë e kësaj bote se ShBA-të na kanë hedhur një fjalë mbi këtë dosje siriane. Por jo, nuk ka asgjë zyrtare. As nga ana e Uashingtonit dhe afërmendsh as nga ana e qeverisë shqiptare. Kjo e fundit nuk mund të studjojë një kërkesë që s’i vjen zyrtarisht nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, tutelë për momentin e dosjes siriane. Bushati e luajti pra shumë mirë rolin e tij si diplomat, ndaj botës, evitoi në mënyrë perfekte gafën jashtë (imagjinoni po të kishte thënë se amerikanët na kanë kërkuar një gjë të tillë, ne u jemi borxhli dhe jemi shumë krenarë për t’i ndihmuar). Por Bushati nuk llogariti ndoshta pasojat me opinionin e brendshëm në Shqipëri, ku një lloj fryme anti-amerikane duket sikur po ngre kokën, gjë që do të ishte katastrofike për marrëdheniet tona të privilegjuara me këtë superfuqi. Kjo dosje siriane është si ajo thika me dy presa për ne, me një kurth jashtë e një tjetër brenda. Veçse menaxhimi i situatës “brenda” nuk është më roli i Bushatit. Nëse lajmi rezulton i vërtetë, se Shqipërisë i duhet të përballet me stoqet kimike siriane, i takon Ministres së Mbrojtjes apo vetë kryeministrit të japin më shumë sqarime në opinion.
Ju shihni pra një avantazh diplomatik. Por realisht ka një problem të paktën per ne që jetojmë në Shqipëri dhe që do të na bjerë mbase barra të durojmë këto arsenale kimike siriane…
Nuk jam kundra kësaj që thua. Por çdo problem në kohën e vet. Për mua, kishte në rradhë të parë një problem diplomatik. Një thashethem qarkullonte jashtë kufijve tanë, Shqipëria shprehu zyrtarisht atë ç’ka dinte. Tani ka dalë një problem i dytë (s’jemi ende tek ndotja) ai i raportit të mediave me opinionin në Shqipëri. Duke krijuar një situatë panikuese, krijohet pa dashje dhe një frymë anti-amerikane. Vetë Dita, dhe gazeta të tjera, arritët dhe krijuat një lajm, nga një gazetë e huaj (Le Monde) që vetë realisht s’kishte lajm. Të parët lajmin e dhanë mediat ruse para disa ditësh. Kishte të paktën një javë që ky thashethem qarkullonte në internet. “Le Monde”, e them edhe një herë nuk botoi asnjë lajm origjinal. Bile, ky ishte për mua dhe problemi i redaksisë “Le Monde” i detyruar të kopjonte informacionet e botuara nga e përditshmja ruse “Komersant”.
Për të qenë më origjinal, për të sjellë një “vlerë të shtuar”, “Le Monde” e gjeti “shpëtimin” tek deklarata e ministrit Bushati që e kapi në Paris për t’i Tiranës të parin prononcim zyrtar. Këtë gjë mund ta kishit bërë dhe ju gazetat në Shqipëri që para shumë ditësh dhe shtypi juaj do t’u kishte cituar juve. Tani, fakti që e dha “Le Monde”, nuk e bën dosjen as më të rëndë dhe as më të lehtë, sepse faktikisht për momentin askush nuk di gjë. Prandaj them që nuk duhet kaluar nga një ekstrem në tjetrin, nga injorimi total i kësaj dosje me ditë të tëra (bile me vite të tëra sepse ne kemi fjetur deri më 2007 me arsenale kimike monstruoze enveriste nëntokë e nëpër bunkere dhe askush s’e ka hapur gojën), shkojmë pra nga injorimi total, në panikun total sikur karavanë kimike siriane do të pushtojnë javët e ardhshme fushat, malet e lumenjtë tanë. Duhet që ambjentalistët të mos përfitojnë nga kjo situatë për të shkaktuar panik të panevojshëm.
Pse a s’janë ata në rolin e tyre ?
Sigurisht që janë në rolin e tyre. Dhe kjo më tremb se nuk po e përmbushin siç duhet këtë rol. Zakonisht, mediat në botë informohen për katastrofa të ambjentit që kanë ndodhur apo do të ndodhin, falë ambjentalistëve heronj që vënë jetën në rrezik për të zbuluar të palara. Sot militantë perendimorë të “Greenpeace” po dergjen burgjeve në Rusi. Në Shqipëri, pritet që një gazetë dy mijë km larg, të botojë një informacion të dalë boje që shumë gazetarë në Shqipëri e dinin (Mero Baze e ka përmendur në një artikull shumë dite para “Le Monde”-it), dhe vetëm atëherë po, ambjentalistët tanë ngrihen si kofini pas të vjelave për të thënë që ky është skandal. Kjo nuk është serioze. Nejse më mirë vonë se kurrë. Por mendoj se nuk duhet ekzagjeruar me frika të paqëna pasi për momentin Shqipëria nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare në lidhje me arsenalin kimik sirian.
Po nëse kjo kërkesë zyrtare na vjen?
Personalisht, unë uroj të na vijë pasi i tregojmë botës dy gjëra. E para, siç e thashë në fillim, bëhemi faktor ndërkombëtar me akses në dosjen kapitale të momentit që prek diplomacinë botërore. Dhe së dyti, siç e pres të ndodhë nëse na drejtohet zyrtarisht kërkesë, do të ketë një mobilizim të fuqishëm të opinionit publik vendas për të mos pranuar të vijnë sasira të tilla marramendëse armësh kimike në Shqipëri (bëhet fjala për rreth 1 mijë ton që duhen asgjësuar). Ky mobilizim po ashtu do t’i japë vlerë Shqipërisë në botë, sepse do të tregojë se kemi një opinion publik të pjekur. Vendi i varfërisë dhe i mafias siç e kemi imazhin sapo fut fjalën Albania në Google, është po ashtu dhe vendi i një ndërgjegje kolektive në diapazon me vlerat e Europës ku duam të bëhemi anëtarë. Edhe njëherë, mendoj se shoqëria jonë, qeveria dhe opinion publik, mund të përballen denjësisht me debate të tilla. Janë këto lloj dosjesh, këto lloj sprovash, që e tejkalojnë spektrin shqiptar, që do të na kalisin dhe përgatisin për të hyrë në Europë. Është fat që flitet për ne. T’i kthejmë këto raste të rralla kur mediat na vënë në qendër të vëmendjes në shanse që të komunikojmë atë që duam ne, atë që na intereson ne si popull. Nuk është turp që të na propozohet të ndihmojmë për paqen në botë, pasi po nuk u shuan arsenalet kimike siriane nuk ka stabilizim të situatës diplomatike. Por po ashtu nuk është turp që ne ta refuzojmë plotësisht apo pjesërisht një kërkesë të tillë në emër të interesave tona kombëtare që janë po aq të vlefshme për ne, në mos më shumë se ato të bashkësisë ndërkombëtare. Nuk duhet t’i shmangemi këtij debati. Vetëm përfitim do të kemi për të përmirësuar imazhin tonë. Dua t’ju veçoj dy reagime nga ato që lexues të ndryshëm francezë kanë lënë pas artikullit botuar në ëebsitin e gazetës “Le Monde”.
Njëri shkruan: “ka disa vende që janë gati ta ulin veten për gjithçka thjesht për t’u futur në Bashkimin Europian. Çfarë kënaqësie të shohësh shoqërinë civile shqiptare të protestojë kundra lëndëve kimike siriane”. Por një tjetër me ironi shkruan: “Super, armët kimike siriane në Shqipëri. Vendi ideal, dhe jo Norvegjia, as Suedia, Rusia, Franca, Usa, etj. Shoh në Google Neës, se në Shqipëri ka patur më shumë se 700 persona të intoksikuar në fushat me kanabis. Hajt pra, mos të na vrasë ndërgjegja nëse këto armë kimike i çohen këtij vendi”…
Ky është imazhi që duhet të luftojmë të gjithë ne shqiptarët bashkarisht, imazhi “Shqipëri = mafia” që na ngjitet si leukoplasti në lëkurë dhe do të na ndjekë për aq kohë si kancer si ai Lazaratit vazhdojnë e zhvillohen ditën me diell. Aty t’i shohim ambjentalistët tanë po aq fuqimisht sa kundra armëve kimike siriane. Mafia ka çfarë i bën një policie të pakët në numër, të paguar keq dhe të ç’motivuar. Mafia s’ka çfarë t’i bëjë opinionit publik të bashkuar që të ketë guximin të rrethojë nesër Lazaratin dhe t’i thotë “mjaft është mjaft”. E kemi parë sesi manifestojnë në Itali, në Spanjën baske e kudo në Europë ku ka atentate e krime ndaj vlerave humane që preken sa herë cënohet jeta e njeriut apo ambjenti, apo shkolla, apo spitali. Nuk janë aspak protesta ndaj qeverive, por ndaj atyre fytyrave të padukshme që fshihen mes nesh dhe nëpërkëmbin të drejtën të jetosh i lirë e i qetë në vendin tënd. Të tilla mobilizime na duhen në Shqipëri sepse nuk është gjithmonë qeveria fajtore, por jemi dhe vetë ne fajtorë. Bëni një sondazh pranë anëtarëve të qeverisë aktuale. Do habiteni sa ndërhyrje dhe presion kanë nga militantë që të fusin në punë njerëz të familjeve të tyre, në administrata qendrore e lokale, nëpër ambasada, universitete, spitale, kudo ku ka rroga publike. Dhe njerëzve u duket e natyrshme. “Hëmo se kemi fituar zgjdhjet. Prej nesh u bëtë ministra, na gjeni punë tani”. Këto mentalitete duhet të ndryshojnë. Ato do të ndryshojnë kur disa shqiptarë të mirë do t’u thonë disave jo më të mirë “stop”. Me manifestime. Atëherë bota do të na heqë sërish kapelen. Shqipëria po ndryshon jo se qeveria ka ndryshuar por se vete shqiptarët po ndryshojnë. Atëherë do të shohim Google jo më “Albania = mafia”, por Albania – njerëz me karakter. Le të shërbejë kjo temë e armëve kimike siriane, që për mua është totalisht beninje, si moment ndërgjegjësimi se bota që na rrethon na vështron me një opinion të parafabrikuar, me syze të errëta dhe na takon ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorën tonë që ky opinion gradualisht të përmirësohet. Do të duhen vite, se një imazh nuk shqitet kollaj, por duhet filluar. “We can do it”, thoshte një ish-çmim Nobel…
Si perfundim, per mendimin tuaj a duhet Shqieperia t’i pranoje apo jo ne territorin e saj armet kimike siriane ?
Jam kundra penetrimit te arsenalit kimik sirian ne Shqiperi te te kujtdo lloj forme dhe sasie. Nuk dua qe vendi yne te krahasohet neser me nje Fukushima bis. Te pakten japonezet qene viktima te forcave te natyres, ndersa ne kemi forcen e arsyes ta bllokojme nje çmenduri te tille nese ajo do te na trokiste vertete nje dite ne dere. Por as dua ta mendoj, dhe jo me ta besoj nje eventualitet te tille. Prandaj ne kete dosje qe per mua mbetet vetem hipotetike dua t’i pozitivoj gjerat, dua te shoh vetem anen e mire qe sjell debati i civilizuar pa shkuar ne ekstremizma verbale qe do t’u jepnin grushte fatale miqesise me aleatin tone me te madh SHBA-te. Por, siç dihet nuk jane gazetaret qe i marrin vendimet. Kjo pyetje juaja ndonese e parakohshme, duhet t’i behet ne rradhe te pare atyre qe ne parfaqesojne ne parlament. Jane deputetet, te majte e te djathte, qe i kane butonat per t’i ndezur driten e kuqe apo ate jeshile kerkeses se bashkesise nderkombetare, e cila sot per sot nuk egziston. Habitem sesi Partia Demokratike dhe ish – kryeministri qe komentojne gjithshka, nuk kane shprehur deri tani asnje opinion mbi kete çeshtje.
Nese do te kisha nje keshille t’u jepja ambjentalisteve qe japin alarm pa u munduar te kuptojne fillimisht ku fshihet lepuri, eshte te presin me nje flete ne dore tek hyrja e Kuvendit cdo deputet dhe t’i ftojne te firmosin thirrjen se : kurre gjate mandatit te tyre ata nuk do te lejojne te hyjne arme kimike ne Shqiperi, edhe sikur Obama vete t’ua kerkoje personalisht. Ky do te ishte referendumi me i thjeshti, me i shpejti dhe me efikasi. Aty shqiptaret do te shihnin ke kane me vete dhe ke kane kundra. Pse s’e bejne ambjentalistet kete peticion? Nese ka supriza te keqija, atehere po, politikanet do te kercenohet qarte nga te githe ne qe e duam Shqiperine qelibare, se ata rrezikoje seriozisht te perballen me zinxhire njerezore si ato qe bllokojne ne Gjermani trenat me mbetje berhamore. Te shpresojme se e gjithe kjo mjegull thashethemesh mbi degdisjen e armeve kimike siriane ne Shqiperi i perket shkences « fiction », dhe te mjaftohemi me kureshtjen intelektuale qe ofron debati diplomatik ne bote rreth kesaj çeshtje dhe nga i cili nuk shoh asnje te keqe.
ky burimi qenka i lumtur qe ketu do sjellin armet kimike te sirise.qenka njesh nga radha e grave.do beni mire ta punesoni aty ku do behet neutralizimi i armeve.perderisa ne gramsh polli mushka mund te pjelle edhe ky.
Autori thote qe ne te vihemi ne qender te vemdnjes boterore per keto armet kimike,
dhe aty pastaj te dalim me dinjitet duke i kundershtuar qe keto arme kimike te vijne tek ne
Ne kete menyre kjo do sherbeje si nje boost i fuqishem per te permiresuar imazhin tone ne boten moderne
Se ju tregojme te huajve qe megjithse jemi nje vend i varfer ne vend te dyte sipas Sales ..lol,
ne kemi vlera humane shume here me te larta se niveli ku gjendemi siaps opinionit negativ
qe ne fakt na i ka krijuar propaganda greko-serbe nga njera ane , dhe mungesa totale
e propagandes se shtetit tone ne bote ne favor te Shqiperise
Ne fakt me ardhjen e ketyre armeve kimike te Sirise …. ne Shqiperi po pregatitet …..Gerdeci Numer 2
Por kete radhe do behet hale fare…..Ndaj edhe gazetaret te ngrihen ne proteste kunder kesaj gjeme…..se Shqiperia eshte edhe vendi i tyre , ku risin femijet e tyre
ore ku e shef ti qe autori deshrion armet kimike ketu? Une lexoj qe eshte kunder
ministrja e mbrojtjes e ka mendjen te shkoj n teater me Gert Bogdanin:
http://www.gazetatema.net/web/2013/10/26/shtate-shfaqja-teatrale-ku-do-te-aktrojne-ministret-kodheli-dhe-gjosha/
Pershendetje Znj, Kodheli,
Ministria e Mbrojties eshte nje nga ministrit me prioritare per shkak se dhe neve jemi vend anetare i Natos, por si Mendoni ju Znj,e “Hekurt” Znj, Mimi te vazhdoni punen tuaj ne ate Ministri ku ju po Drejtoni akoma me Stafin e Arben Imamit, ku ju keni njerez ne Ministri te akuzuar publikisht si trafikant Droge dhe si fallsifikatore dokumentash dhe ata drejtojne sektoret me kyc te MM, jane bere disa shkrime ne Gazeten dita por nuk e di ju dhe keshilltaret tuaj a i keni lexuar keto shkrime apo jeni kenaqur me privilegjet qe ju jep pushteti, Turp Znj, Ministre qe ne kete Ministri Shefi i Buxhetit shok i Ben Imamit eshte i denuar per trafik Droge nga Gjykatat Italiane, turp qe Shefja e finances se Maredhenjeve me Jashte e akuzuar publikisht si fallsifikatore dhe e shkarkuar per abuzim nga AKKKP ka motren dhe mbesen e saj vajzen e motres te punesuare dhe nene varesine e saj ne Drejtorite me kryesore te MM. Znj Kodheli reflektoni se votat ja u dhane njerezit e ndershem per te bere te mundur Rilindjen e Shqiperise dhe jo per te vazhduar rrugen e Arben Imamit te Lorit dhe Shoqeve te Lorit qe dhe Biden ne zyre ju hoqen, kjo qe ju po beni nuk eshte rilindje por rrenim,
LAZARATI NUK MUND TE BEHET PRETEKS PER TE SHUAR SHQYPTARET NGA FAQJA E DHEUT ME ARMET HORROR TE ASADIT.
Kete gje duhet ta kuptoje Genc Burimi qe e ka bythen te sigurt ne France dhe qe i duken ambientalistet shqyptare si dordoleca per te trembur zogjte. Si kunderpergjigje te pohimeve te ketij gazetari tra-la-la per fatet e Vatanit nastradini qe eshte edhe nje nga ambientalistet dhe ekologet fillestare shqyptare ve ne radhe te pare faktin qe ambasadori famoz amerikan ne Tirane Avrizu e ka pohuar faktin qe nga Shkodra kur me parrulla demagogjike ka kerkuar vetflijimin e shqyptareve per Kauzen Boterore te SHBA-s per asgjesimin e armeve ruse LHL te Asadit ne Shqypnine tone. Prandaj eshte e kote te aludohet me tej me hamendime KUSH dhe CILI? Ne radhe te dyte gazetari dallkauk Genc Burimi nuk e di qe armet kimike te Enver Hoxhes ishin tye Kohes se Qepes te Stalinit dhe ne rast fatkeqesie mund te vrisnin ndonje mi ne fushat matane Dajtit, nderkohe qe LHL-te e Asadit jane fjala e fundit e shkences per asgjesimin e popullates ne mase dhe vetem nje bombe qe hodhi Asadi ne Damask vrau per disa minuta mijera njerez te rritur dhe femije te vegjel si zogj pule. Ne radhe te trete as amerikanet nuk e dine me saktesi se cfare permbajne LHL-te ruse te Asadit. Para disa vitesh ne nje teater ne Moske forcat e KGB-se hodhen tre granada dore qe vrane per disa sekonda edhe pengjet edhe terroristet cecene. CIA dergoi spiune dhe agjente te kamufluar si gazetare, por nuk arritu te zbulonte se cfare gazi apo substance permbanin keto granda ruse dhe misteri i tyre qendron i mbyllur ne depot e padepertueshme te Moskes. Pse atehere amerikanet i kane zgjedhur shqyptaret si KAVJE per eksperimentet e tyre per te hulumtuar armet ruse te Sirise? Mbase jane te bindur se varferia dhe falimentimi ekonomik i Shqypnise nga banda mafioze e Saliut me ndihmen e mafies amerikane do t’i gjunjezoje shqyptaret dhe Edi Ramen te pranojne OFERTEN E DJALLIT qe kete radhe vjen nga SHBA-s. Mbase eshte sic thote me cinizem te pashoq gazetari Ganc Burimi qe SHBA-s kane zgjedhur Shqypnine ne vend te NEVADES se tyre sepse Botes nuk i plas per disa mijera drogaxhinj albaneze qe helmojne rruzullin tokesor me kanabisin apo mariuanen famoze te tyre alla Lazarat. Por mund te jete edhe dicka tjeter me e thjeshte akoma qe amerikanet pragmatike dhe inteligjente perdorin gjithmone kur perballe tyre qendron nje popull debil dhe injorant si nje fis afrike ZULU qe komandohet nga BOSA mafioze dhe lakmitare per LEKA, sic e tregoi edhe veten ne rastin e Gerdecit.
Mustafe mos lexo si mushka Autori e thote qarte se nuk este qe te sillen arme kimike ne shqiperi . Na dhe njeher :”Nuk është turp që të na propozohet të ndihmojmë për paqen në botë, pasi po nuk u shuan arsenalet kimike siriane nuk ka stabilizim të situatës diplomatike. Por po ashtu nuk është turp që ne ta refuzojmë plotësisht apo pjesërisht një kërkesë të tillë në emër të interesave tona kombëtare që janë po aq të vlefshme për ne, në mos më shumë se ato të bashkësisë “
– Eshte shume TURP per paqen ne Bote qe te behen mareveshje ne “terrin e nates” per te asgjesuar LHL-te e llahtarshme te Asadit ne Shqypni. Pothuaj me te njejtin skenar te aferes mafioze te Gerdecit nga firma “SALIU&SON” me propozime 300 milionesh ne USD nga ana e Pentagonit. Per Gerdecin shqyptaret dhe Bota mesuan vetem pasi plasi BUMJA vrastare pasi u fsheh me murafet nga pushteti dhe nga administrata e Bushit.
– Eshte shume TURP per SHBA-s qe Kondoliza Rajs zbarkoi si rrufe ne Tirane per te pergenjeshtruar sekretarin e ambasades se saj per implikime te zyrtareve te larte ne aferen e Gerdecit dhe nuk tregoi aspak meshire per viktimat apo per familjet e tyre.
– Eshte shume TURP per amerikanet qe financuan Gerdecin dhe kur plasi BUMJA nuk demshperblyen familjet e viktimave sic kishin bere me pare ne vende te tjera te Botes.
– Eshte shume TURP pushteti dhe opozita heshtin dhe bejne shurdhmemecin per nje ceshtje kaq madhore dhe nuk e cajne fare trapin per kete masaker ekologjike qe po pergatitet njesoj si masakra e Gerdecit.
– Eshte TURP per nje ambasador si Avrizuja qe shqyptaret e kane nderuar me shume salltanete ne ikje e siper te kerkoje nga ne ate gje qe shtetet e tjera shume me te fuqishme e kane refuzuar kategorikisht.
– Eshte TURP qe nje shtet si SHBA i kerkon gjera te pamundura si SKUTH nje vendi liliput, te telendisur dhe te varfer si Shqypnia pa nje leter apo kerkese zyrtare duke anashkaluar OKB-ne dhe duke yshtur dhe joshur shqyptaret me demagogji e lajka arkaike.
– Nuk eshte TURP per paqen ne Bote qe shqyptaret te refuzojne keto kerkesa mafioze nga ana e SHBA-s dhe ambasadorit te tyre ne Tirane sic kane bere te gjitha vendet e tjera.
Obobobo cfare llogjike! Kesaj i thone te paret ne sakrifica dhe te fundit ne pretendime…Dhe kjo sakrifice do the thote, te luash me vdekjen dhe shfarosjen. Ke te degjuar ti per Cernobilin, qe eshte nje pike uji para kesaj qe do te beje Edush Kaushi&Co…Le te kontribuoje SHBA ne fillim vete dhe te beje nje prove ne Nevada aty ku zbresin UFOt. Ti beje Turqia, Italia, Gjermania, Franca etj…pastaj nje cante te vogl simbolikee tja japin edhe Shqiperise…nqs duam te flasim per ‘kontribut” ne NATO…ne mos mos na cani koken me servilizma te peshtira…
Ore desha me dit, kryetari i opozites zotni Lul Basha me shtetesi hollandeze dhe eksperience serbe, cfare mendimi ka per helmet?? I pari qytetari – ka pas thon zotniu. A do ta mbroj qytetarin tash zotniu mustakpadirsur?
Opozita nuk do tja dije fare per keto gjera……se ajo nuk eshte opozite politike serioze,
ajo eshte opozite halabake ..dhe gjithe jeten ne opozite do ngelet
i propozoj qeveris te japi dorheqje neqofte se nuk i thot dot jo amerikes dhe OKB dhe te shkojm ne zjedhje te reja vetem keshu nuk na sjelle helmin e siris ose referendum popullor ju faliminderit
Nje lavire ministre greke e shtetit me te dhjere te Europes erdhi ketu dhe keta i falen gjysmen e detit,jo ti nderoje gjithe ajo Amerike me LHL-te vrasese te Asadit !. Po te kete dhe nja 10 bomba atomike stoqe pa plasur,bujrum le t`i shpertheje prapa Dajtit me kusht mos na vrasin keto kokat e medhaja qe na nxorren ne selamet.
Armet kimike te Sirise duhet te shkaterrohen po ne teritorin Sirian, ne si Shqiperi mund ti ndihmojme me njerez qe kane pervoje ne perdorimin e tyre dhe e dine mire se sa rrezikeshmeri te larte vdekje kane. Keta persone ne vitin 1997 kane dhene urdher per t’u perdorur armet kimike te njejta me ato te Asadit, mbi popullsine civile ne jug te Shqiperise, qe deshtoji se u kundershtua ne ate kohe nga ushtaraket qe moren urdherin. Banda e njerezve qe do te dergojme ne Siri do te kete ne krye Mjeshtrin e Vdekjes shokun Sali, drejtues dhe drejtuese te PD si dhe shume mitingashe, kjo bande do te kete si fuqizim edhe element te ri, si Shkerdheni me kompani. Keshtu me nje gure vrasim dy zogj, e para dhe me kryesorja, Shqiperia shpeton nga kriminelet e perhershem dhe e dyta Siria pastrohet nga armet kimike vdekjeprurese dhe ne me Perendimin dhe me USA dalim te nderuar.
”DITA” koncetroje kete artikull dhe JU LUTEM shume dergojani EDI RAMES ne Tweet, Facebook etj. se nuk i del koha te lexoje gazeten! Atached dergojani dhe MMI KODHELIT!
Opozita ,me djallëzi, hëpërhë nuk shprehet.
Pret që,nëse qeveria pranon,të thojë “Ja-këta duan të helmojnë vendin”.
Nëse qeveria nuk pranon, të thonë” Ja-këta socialkomunistët duan të na prishin me aleatin tonë më të madh,Amerikën”.
PSE SPIUNET E SIGURIMIT TE ENVERIT JANE BERE IDHTARE TE NATOS?
Po te degjosh sigurimsin e Partise se Punes Ilir Kulla si flet ne TV te vjen shume cudi per metamorfozen e transformimit te shpejte te spiuneve te Sigurimit te Shtetit te Partise se Punes nga idhtare te Internacionales Komuniste ne idhtare te NATO-s. Pse keshtu? Si keshtu? Ilir Kulla megjithe Lisen Bashkurtin kane tradhetuar Kauzen Bolshevike per nje Drejtesi Shoqerore ne Bote dhe tani kane kapur Kauzen Kapitaliste per te ndihmuar Imperialistet Amerikane dhe Social-Imperialistet Sovjetike per te asgjesuar ne Shqypni LHL-te ruse te Asadit? Mire qe e kane kthyer pllaken si mesalla me dy faqe, por e argumentojne me llogjike debili se meqe jemi ne NATO duhet t’i nenshtrohemi SHBA-s dhe bile e kemi per detyre dhe nder, njesoj sic e kishim detyre dhe nder kur vite me pare i vume minat anglezeve ne Kanalin e Korfuzit me urdher nga Moska. Po OKB-ja akoma nuk ka bere asnje kerkese per Shqypnine, pse ngutet Ilir Kulla te tregoje besnikeri FEBELI per NATO-n kur vende me histori me te gjate ne kete organizate e krijuar si kunderpeshe e Traktatit te Varshaves nuk kane pranuar OFERTEN E DJALLIT nga ana e SHBA-s qe per vendin tone akoma nuk i ka kerkuar falje familjeve te viktimave te masakres se Gerdecit per financimin ne terrin e nates te kesaj afere per firmen mafioze “SALIU&SON”?
se pari ministria e mbrojtes duhet te deklaroje se sa kemi sot aktualisht LHL – nese kemi 100 ton dhe OKB kerkojne dy 2 ton te shkaterohen ne Shqiperi – mund tu kerkojme te shkaterrojne edhe 10 ton tonat – Ky eshte Deal UJDI !!!
ne se dime se sa kemi vete LHL me duket !!!
O po qe na e dhjeu gjithe propoganden ky Rama.A nuk thinim eshte modern eshte transparent e shte demokrat se nuk eshte diktator.A nuk thonim qe ky i duhet Shqipoerise.
Me sa duket ky io duhet Shqiperise qe tjau martoji nanat e motrat te gjithve ti cfarosi ma zi sew Greku Camet e Serbi Kosovaret.Jepi rilindja e vdekjes se ketije populli
Nuk ka pasur shqipëria lëndë helmuese luftarake dhe këtë futeni mirë në kokë. Janë të gjitha përralla gazetash dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as gazetari elitar genc burimi. Shqipëria ka pasur vetëm tretësira të lendeve helmuese dhe aspak lëndë helmuese. Tretësira përbënte 95 përqind të mases(peshës) se lëndes helmuese. A mund të quhet “raki” shishja ku 5 përqind është raki dhe 95 përqind ujë (tretësire) ? Jo. Absolutisht jo? Tretësira e ” l h l ” që dispononte shqipëria ishte vetém për stërvitje me qëllime mbrojtese nga lhl. Kjo ishte në përputhje me strategjinë e saj tërësisht mbrojtëse. Ta shajme diktaturen atje ku eshtë për të share por jo ti kundervihemi asaj me marrina. Per fat të keq zedhënës te kétyre marrinave janë bërë dhe disa ushtarakë me né krye z. Alfred moisiu i cili bënte fjale per “arme kimike ne shqiperi”? Atehere une po e pyes publikisht : thuaj qofte dhe vetem tipin ,modelin,markerimin e nje predhe,bombe,rakete etj.kimike qe ka disponuar ushtria shqiptare ose hesht me padijen tronditëse që demonstron nje ish-ministër? Mé ndihmoni dhe ju komentuesit e tjeré duke i kërkuar që ai ta japë këtë përgjigje? Por paraprakisht po ju them se nuk do te guxojë ta japë kurrë! Atëhere përse bën deklarime te papërgjegjëshme!!?
VR !!!!!! Nuk ka pasur shqipëria lëndë helmuese luftarake dhe këtë futeni mirë në kokë. Janë të gjitha përralla gazetash dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as gazetari elitar genc burimi. Shqipëria ka pasur vetëm tretësira të lendeve helmuese dhe aspak lëndë helmuese. Tretësira përbënte 95 përqind të mases(peshës) se lëndes helmuese. A mund të quhet “raki” shishja ku 5 përqind është raki dhe 95 përqind ujë (tretësire) ? Jo. Absolutisht jo? Tretësira e ” l h l ” që dispononte shqipëria ishte vetém për stërvitje me qëllime mbrojtese nga lhl. Kjo ishte në përputhje me strategjinë e saj tërësisht mbrojtëse. Ta shajme diktaturen atje ku eshtë për të share por jo ti kundervihemi asaj me marrina. Per fat të keq zedhënës te kétyre marrinave janë bërë dhe disa ushtarakë me né krye z. Alfred moisiu i cili bënte fjale per “arme kimike ne shqiperi”? Atehere une po e pyes publikisht : thuaj qofte dhe vetem tipin ,modelin,markerimin e nje predhe,bombe,rakete etj.kimike qe ka disponuar ushtria shqiptare ose hesht me padijen tronditëse që demonstron nje ish-ministër? Mé ndihmoni dhe ju komentuesit e tjeré duke i kërkuar që ai ta japë këtë përgjigje? Por paraprakisht po ju them se nuk do te guxojë ta japë kurrë! Atëhere përse bën deklarime te papërgjegjëshme!!?
Diktatura nuk luftohet me marrina por me fakte të vërteta!
VR !!!!!! Nuk ka pasur shqipëria lëndë helmuese luftarake dhe këtë futeni mirë në kokë. Janë të gjitha përralla gazetash dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as gazetari elitar genc burimi. Shqipëria ka pasur vetëm tretësira të lendeve helmuese dhe aspak lëndë helmuese. Tretësira përbënte 95 përqind të mases(peshës) se lëndes helmuese. A mund të quhet “raki” shishja ku 5 përqind është raki dhe 95 përqind ujë (tretësire) ? Jo. Absolutisht jo? Tretësira e ” l h l ” që dispononte shqipëria ishte vetém për stërvitje me qëllime mbrojtese nga lhl. Kjo ishte në përputhje me strategjinë e saj tërësisht mbrojtëse. Ta shajme diktaturen atje ku eshtë për të share por jo ti kundervihemi asaj me marrina. Per fat të keq zedhënës te kétyre marrinave janë bërë dhe disa ushtarakë me né krye z. Alfred moisiu i cili bënte fjale per “arme kimike ne shqiperi”? Atehere une po e pyes publikisht : thuaj qofte dhe vetem tipin ,modelin,markerimin e nje predhe,bombe,rakete etj.kimike qe ka disponuar ushtria shqiptare ose hesht me padijen tronditëse që demonstron nje ish-ministër? Mé ndihmoni dhe ju komentuesit e tjeré duke i kërkuar që ai ta japë këtë përgjigje? Por paraprakisht po ju them se nuk do te guxojë ta japë kurrë! Atëhere përse bën deklarime te papërgjegjëshme!!?