Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Si kanë arritur grekët të injektojnë në kokën e kryeministrit shqiptar tezën që paraqitën në Konferencën e Paqes në ‘46?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Si kanë arritur grekët të injektojnë në kokën e kryeministrit shqiptar tezën që paraqitën në Konferencën e Paqes në ‘46?
Letrat e Lexuesve

Si kanë arritur grekët të injektojnë në kokën e kryeministrit shqiptar tezën që paraqitën në Konferencën e Paqes në ‘46?

anazapta
Published November 28, 2012
Share
SHARE

Lexova një intervistë të shkëlqyer të historianit të njohur Arben Puto lidhur me ato që dikton dinshumi Berisha lidhur me historinë. Dhe më bëri përshtypje një fakt historik që përmend profesor Puto. Berisha mund të ketë lexuar nga fusha e historisë, apo duket edhe se ka dëgjuar, por historia nuk është asfare pjesë e formimit të tij të përgjithshëm. Ajo, që ai kumton, s’ka asfare sens historik, madje është krejt antihistorike.

 

Ja si thotë profesor Puto: Disa javë më parë Berisha bëri një rivlerësim të Luftës Nacional-Clirimtare nga një mohim i plotë i ‘Luftës Civile’ tek një nga faqet më të ndritura të historisë që e rreshtoi Shqipërinë në anën e Koalicionit Antifashist. Por, sipas tij, luftën nuk e bënë shqiptarët por e organizuan misionarët amerikano-britanikë të zbritur nga lart. Këtë përçartje të paimagjinueshme madje ua drejtoi edhe veteranëve, duke u thënë: Thoni të vërtetën, Brigada e Parë Sulmuese u organizua nga oficerët anglezë në Vithkuq. Disa e kanë parë si rishikim të perceptimit të tij, kurse unë e shoh si mohim të Luftës Nacional–Çlirimtare. Po ta njihte më mirë historinë do të kujtohej se kjo është një tezë e vjetër greke. Në Luftën e Vlorës, grekët thoshin se ajo nuk ishte epope e rezistencës shqiptare, por thjesht organizuar prej vetë italianëve për të mos lejuar pretendimet greke mbi Shqipërinë jugore. E njëjta gjë me ta ndodhi edhe për Luftën Nacional-Çlirimtare. Kryeministri grek Caldaris, në Konferencën e Paqes në Paris më 1946, deklaroi se në Shqipëri nuk ka pasur lëvizje të vërtetë rezistence. Kanë qenë vetëm disa aksione të nxitura nga jashtë. Shqiptarët, vërtetë arritën të ngrinin një ushtri të vërtetë partizane, por këtë e bënë oficerët anglezë. Në kohë të tjera, këto gjykime shkonin deri aty, saqë pretendonin se të rinjtë ose populli shqiptar nuk kishte vetëdije apo aftësinë e duhur  të organizohej. Populli shqiptar ishte vetëm për mish për top dhe mund të organizohej vetëm nga të tjerët. Ndaj, më së shumti, ky interpretim, ngjason me tezën e vjetër greke.

 

Email nga adresa: [email protected]

anazapta November 28, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Kuqeziu says:
    July 1, 2013 at 1:45 am

    Tezen e luftes nacional-clirimtare si lufte civile e kane artikuluar dhe edi rama e ardian klosi ne librin e tyre “refleksione”. Nuk e kane korigjuar ende kete teze e disa te tjera kunder partise socialiste(qe sot cuditerisht e drejton)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?