Kur ishte kandidat per deputet ne qarkun e Gjirokastrës më bëri më shumë përshtypje kandidimi i Spiro Kserës prefektit të Gjirokastres per deputet nga Partia Demokratike.
Ndodh ndonjëherë që politika të shkelë mbi gjithçka, por në këtë rast hipokrizia arriti kulmin. Kujtojmë se z.Ksera në manifestimin në Konicë deklaroi se e ndjente veten “prefekt të Vorio Epirit” (!!) deklaratë e cila ishte thelbi i protestës sime dhe të shokut tim Luan Halili për të cilën na dërguan në process gjyqësor.
Si arrin të emërohet ministër nga Berisha një autor i deklarimeve të tilla? Si i përfaqësoka një njeri i tillë interesat e zgjedhësve shqiptarë? Do doja një përgjigje nga z.Berisha për këtë.
*Autori bashkë me L.Halili u gjykuan pas protestës tashmë të njohur në fshatin Toç të Tepelenës, kundër qëndrimeve të prefektit Ksera dhe kryebashkiakut Bollano)
Letër e nënshkruar: Orgen Hasanbega*
Eh more Orgen, po pse habitesh qe Spirillon Kseris behet minister, kur ne kemi kemi kryeministrin sherbetor e agjent serb?!!!!! Ne 100 vjet, gjtihe qevritaret dhe politkanet shqitare jane komanduar nga serbet, greket e ruset de u kane sherbyer vetem interesave te atyre shteteve….