Nga Koloreto Cukali*
Para pak kohësh lexova se një burrë me të birin, në një nga periferitë e dhimbshme të Shqipërisë i prenë flokët dhunshëm bashkëshortes e nënës së tyre, për “motive imoraliteti”.
Trishtimi rritet, kur merret vesh nga mediet se argumentet mbi imoralitetin ishte se u kthye vonë nga puna.
Pra, një grua që punon tërë ditën (jo rrallë edhe duke sakrifikuar dinjitetin e vet) për të mbajtur dy (a më shumë) derra në shtëpi, e pret dhe fati i gërshërës sepse… u vonua nga puna!
Nuk dua të merrem me çfarë thuhet a mendohet të ketë bërë gruaja por është e papërballueshme të shohësh një djalë të ri që hyn në jetë duke dhunuar të ëmën.
Të kap një mllef me ta, por, faji i kujt është që derrat janë derra në këtë vend?
TV Derri
Në periferinë tonë, njerëzit ushqehen me bukë, qepë e televizion.
Është për t’u habitur sesi periferia ku jetojnë – më saktë vegjetojnë e pastaj vdesin – burrat me gërshërë është targeti i porno-televizionit, i tallavasë e i videoklipeve shalë-jashta.
Imazhi i jetës që ata përftojnë është ai i parasë e luksit që vezullon nga ekranet, i njerëzve të fortë e të rëndësishëm, i Jet-Lee-ve e i hip-hopit të dhunshëm pa arsye.
Ndërmjetësi i jetës së tyre të rëndomtë dhe i asaj që shfaq TV Derri, është beu i periferisë, që mund të jetë politikan, mafioz, apo biznesmen lokal me të shkuar e të tashme të errët.
Që sa lindin, e derisa vdesin, jetojnë mes një dhune verbale, fizike, parash e pushteti absolut të bejlerëve a të fortëve të periferisë.
Në këto kushte, derrave nuk u mbetet gjë tjetër veçse të ushqehen me sedrën e tyre të rreme.
Bota e derrave
Ajo që shoh unë është që shteti shkon tek derrat vetëm kur ka për t’u marrë vota. Policia shkon atje vetëm kur ka të vdekur, kryesisht për të mbushur formularët. Drejtësia nuk shkon atje, zakonisht çon sekserët. Shoqatat e grave shkojnë atje po të kenë fonde.
E vetmja që është e detyruar të kthehet çdo natë në atë tmerr (a mund t’i vëmë faj dhe nëse bën adulter?) është një grua tullace.
****
*Nga rubrika Tarta T’Arta e autorit në Dita
Te poshtrit.
Korigjim!
Derrat hien si njerez!
Njerezit jane bere derra!
Tamam e ke thene derra qe gjithe deshtimin e tyre ne jete e shfryjne tek i vetmi burim jete qe kane ne shtepi, daç biologjikisht daç ekonomikisht. Ngjarje shume trishtuese qe per fat te keq nuk eshte e izoluar. Raste te tilla jane me qindra brenda komuniteteve rurale dhe periferike.
Thjesht puna do i largoje keta njerez nga dhuna.
veprim shpellaresh te tipit “Sali”, qe kane zbritur nga malet por qe kane mbetur te pagdhendur edhe pas 23 vitesh qe kane rene ne kontakt me krevatin, driten elektrike, asfaltin, pallatet, televizorin, pjatat, luget, kepucet, fishekzjaret, telefonin, sobat, makinat dhe librat
Koment i bukur i Arjant.
Plotesisht dakort.
I SHKELQYER kOLORETO
Nuk kane vepruar mire dhe besoje qe jane penduar.
Edhe emrat i kane vucidolice , prandaj c’ mund te presesh nga keta lloj kafshesh pylli . Te mbyllen ne kopshtin zoologjik , eshte pak per keta faqezinj. Te cmendurrrrrrrrrr , kriminelaaaaa !!
si ne afkanistan
Ky veprim i ngjan si ne filmin mesonjtora qe cakenjte e maleve u prene floket mesueses por keta idiota mire i ati po i biri djali i ri vepron me nenen e tij qe e mbajti 9 muaj dhe e riti me gjakun e saj turp kete dhe harram qumeshti i nenes.
o ju qe s’vini nga shpellat qe jua keni dhuruar grate pronareve shpellar ne gjith tiranen ,qe jua bien te rruar jo nga koka por nga ……!!! per 10mij lek mos komentoni gjera te tilla ata jane vetem fatekeqinj te deshperuar.
veprim banditesk ate bir karshi gruas dhe nenes megjithmen mesjete ne shekullin e ri keto soj nuk civilozohen ndonjehere per cdo veprim ka ligje nuk e ruan nderin rrahja sa do barbarisht te veprohet turp shume turp sidomos per te birin qe nge dore kunder nenes.
KAFSHE
Veprimi eshte teper poshtrues.Sidomos te birit nuk i falet kurrsesi.Po edhe ajo besimtarja duhet te kishte thene se do shkoj ne kishe.Dua te pyes disa qe tregohen teper te cilivizuar,si do kishit vepruar tu kishte ndodhur ju kjo ngjarje.
“derra, shpellare edhe berbere……………!!!!!!!!!!!”
fajin e ka korenti qe iku ……se babe edhe bir jane kursante ne 1 parukeri edhe donin me pruvuar sa te afte ishin me profesionin,,,,,,,,iken dritat edhe perfundimin e dini te gjithe tani,,,,,,,edhe berberi me i mire gabon pa drita,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!
Bisha te terbuera.!Keta duhet te denohen me denim te rende madje edhe djali edhe ne se eshte nen moshe ai duhet te denohet nga drejtesia.! Ne se eshte femije perse ushtron dhune mbi nenen qe e ushqen cdo dite.Drejtesia duhet te veproi.Nen nuk duhet ti fale edhe perse natyra e nenes eshte tille.!
Histori mesjete dhe realitet shqiptar e aq me keq ne nje qytet te madh Durres. Mesjetaret kane ardhur ne boten e sotme duke sjelle me vete injorancen dhe fanatizmin e paqene.
Si gjithmone i shkelqyer Koloreto!
A ka ndonjë frazë në këtë artikull, tepër të preferuar nga gazeta, që autori të na tregojë se ku e fut veten, bashke me gazetën!?
DERRAT MBUSHEN RRUGET E SHQYPNISE KUR U HAP FERMA E DERRAVE TE ENVERIT
kur:
Ra Muri i Berlinit ne vitin 1989
kena derra hajna krinela shpellar me shumic ne politik imagjino jasht saj, llesh derri pjerdhin derri frrok derri nard derr etj. qe smarojn kurre edhe kta kulturen e gershans dhe te fjetjes me derra kane mjer shqipnia ndor tkuj ka ra.