A KA SHTET?! Po kalojmë thuajse çerek shekulli tranzicion politik, ekonomik e social. Natyrisht janë të pashmangshme disa fenomene që shoqërojnë këtë, por kjo e pranueshme vetëm për fazën fillestare të tij sepse dhe shteti dhe shoqëria kanë hedhur themele të reja të ndërorganzimit e funksionimit të tyre, por dhe shumë prej problemeve që u përballën janë negative e të panjohura më parë.
Shumë prej nesh e pranuam këtë realitet si kalimtar e me shpresën se diçka do të ndodhte në të ardhmen. Por…! Por ndodh që sa vjen e krimi i organizuar ka kapur gjithnjë e më shumë shtetin e drejtësinë, krimi i rrugës sfidon hapur ligjin e ka nxjerrë sheshit paaftësinë e Policisë së Shtetit në luftë me të, sepse kështu ndodh kur profesionalizmi zëvendësohet me militantizëm, opinioni publik është nën presionin e “të fortëve” të lagjeve e qyteteve, ndërsa Shteti i ngjan më shumë një SHPK-je që mbron interesat e veta e jo te popullit. Ndaj si qytetarë pyesim: Quo Vadis?! Vallë a kemi me të vërtetë shtet?!
SMS në DITA në 0689073730