Aq shumë kishim dëgjuar për pjatat dhe gatimet e saj, sa tani na u mbush mendja që qenka vërtet e zonja në kuzhinë. Arbana Osmani, moderatorja e njohur e Top Channel, ka promovuar mbrëmjen e së enjtes, mes miqsh e kolegësh, librin e saj “Receta për njerëzit që dua”. Krahas pasionit për televizionin, prezantuesja ka gjetur kohën të shkruajë receta gatimi për gjithë të dashurit e saj, duke i mbledhur në këtë botim dedikuar atyre. “Në fakt, përpara 10 vjetësh, e vetmja gjë që dija të bëja në kuzhinë ishte të skuqja një vezë. Kisha menduar gjithnjë se kuzhina ishte një aktivitet që u takon shtëpiakeve, amvisave, dhe jo një femre që dëshiron që në të ardhmen të jetë e suksesshme në karrierë”. “Por, kur gatova pjatat e para të makaronave për të afërmit e mi, kuptova që kuzhina mund të jetë frymëzuese, terapeutike dhe shumë “cool”. Një gocë që gatuan është një gocë që pëlqehet. Të gjithë të duan kur gatuan, sepse të gjithë duan për të ngrënë dhe të gjithë kërkojnë që të provojnë pjatat e tua”, deklaroi Arbana Osmani. Ky mund të jetë edhe një libër frymëzues për të gjitha ata që tani janë në fazën e gatimit të vezës…
2 Comments
Osht dibrane Arban dhe lum ai qi merr nuse ne Diber.
Bravo je mbesa e nje Familjeje te mrekullueshme plot kulture dhe me tradita.
Pershendetje dhe suksese
Po e ndershme eshte?