Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Si të ikim nga kompleksi i Rozafës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Si të ikim nga kompleksi i Rozafës
Letrat e Lexuesve

Si të ikim nga kompleksi i Rozafës

anazapta
Published April 6, 2014
Share
SHARE

Letër e nënshkruar

Vasil Puci, Durrës

Filozofi Fuga ka shumë kohë që po na e shpjegon e për çudi, ne akoma s’e kuptojmë. S’ka pse të sqarohen opinione të gjata, le të flasim më shkurt me profesor Fugën. Ai shpjegon se fjala është për të lexuar traditën nëpërmjet aktuales dhe aktualen nëpërmjet traditës. – O shqiptar të dashur, – thotë Fuga filozof, – “babai” i djemve ka vdekur.

“Babai” është gur themeli në legjendë. Vdiq babai, “djemtë” që erdhën pas tij nuk bënë dot shtet. Vjen i huaji që u mëson si duhet të ndërtohet kalaja. I huaji është austro-hungarezi, anglezi, amerikani e europiani. Shkurt, pasi vdiq babai, Fuga i madh thotë se vëllezërit nuk ditën. Meqenëse nuk ditën të bënin shtet, ia lanë në dorë rastësisë. Atëherë pabarazia në të drejta kërkon një flijim si në legjendën e vëllezërve të Rozafës që flijuan gruan e vëllait.. Kështu lindën firmat piramidale, gjakosja e popullsisë, u muros Gërdeci, u muros 21 Janari, viktimat e Otrantos e të Gramozit etj.

Atëherë, sipas profesorit Fuga flijimi qenka rezultat i lojërave rastësore. Legjenda vazhdon se muret e kalasë u ngritën, vëllezërit mund ta gëzojnë jetën, po nuk thotë ç’u bë me vëllanë e vogël që mbeti pa grua? Atëherë, çfarë u bë me firmat, çfarë u be me Otranton, me Gërdecin, me 21 Janarin? Prisni, – thotë i madhi Fuga, – vëllai i vogël dhe fëmija i rritur do të hakmerreshin kur të merrnin vesh të vërtetën.

Atëherë muret e institucionit që ndërtoi Berisha kane çekuilibër themeltor, ato mund të mbahen ngritur ndërmjet manipulimit. – Qëllimi do të bënte që e vërteta të ishte shkatërrimtare dhe gënjeshtra ndërtimtare. Pra muret nisën të shkëputen. Rastësia, – thotë Fuga, – fati si metodë demokratike i marrjes së vendimit janë forma ideologjike, mashtrime pas të cilave më të fuqishmit kanë rregulluar situatat.

Ja erdhi dhe Qershori dhe vëllai i vogël do kërkonte llogari pse e vratë gruan time, pse më tradhtuat.

Këtu është drama dhe komedia, – thotë profesor Fuga, – vëllai nuk di të dyshojë. Sinqeriteti, besimi, shpirti përdoren nga të tjerët për të mbrojtur interesat e tyre. Dhe Fuga na ndihmon, kur pyet dikush nga ne a duhet të vdesë, atëherë është më mirë të vdesësh ti se unë. E vrasin, pastaj e qajnë. Kujtojmë L.Bashën në Tiranë më 21 Janar e Jozefinën në Shkodër më 2 Prill.

Hodha këto mendime të shkurtra në këtë opinion, për të falënderuar prof. Fugën. Atij i uroj shëndet dhe mirëkuptim edhe për ndonjë vërejtje që bëjnë për shkrimet e tij në DITA të cilat i kuptojnë me vonesë lexuesit e veçantë. Duke e mbyllur opinionin, bashkohem ne mendimin e Fugës se duhet të ikim nga kompleksi i Rozafës, për të mos thënë pastaj ashtu si pyeti Sollxhinini: “si hymë në këtë moçal?”

anazapta April 6, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?