Ankthi i përgjithësuar është një shqetësim dhe mërzi e vazhduar e tepruar dhe jo realiste mbi pothuajse të gjitha rrethanat jetësore, që shoqërohet me një ndjenjë mungese kontrolli dhe një vigjilencë të lartë ndaj çdo stimuli të lidhur me situatat kërcënuese. Mjekët e konsiderojnë ankthin si një gjendje psikologjike dhe fiziologjike të shfaqur si reagim ndaj situatave realisht ose jo, frikësuese, të panjohura, kërcënuese. Të gjithë njerëzit provojnë në jetë ankth, përpara apo pas situatave të caktuara, si një mënyrë pozitive për t’u mbrojtur, për sa kohë funksioni i tij nuk bëhet pengesë për funksionimin dhe mirëqenien psikofizike të individit. Femrat kanë 2 deri në 3 herë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar më shume se meshkujt. Në këto raste ankthi karakterizohet nga tipare psikologjike sjellore aq sa dhe nga reagimet fizike. Sa i takon kritereve diagnostikuese thuhet se ankthi i përhershëm dhe shqetësimi për ngjarje dhe aktivitete të jetës së përditshme, si për shembull (puna, shkolla, familja, etj), të cilat zgjasin më shumë se 6 muaj duhen parë me kujdes nga një mjek i specialzuar në fushën e shëndetit mendor. Individi që vuan nga ky çrregullim e ka të vështirë ta kontrollojë shqetësimin e përjetuar. Ankthi dhe shqetësimi shoqërohen nga disa simptoma: “Paaftësi për tu qetësuar, ndjenjë lodhjeje ose lodhje e shpejtë, vështirësi në përqendrim ose bllokim i mendjes, irritueshmëri, tension muskulor, shqetësime gjumi, etj”. Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar mund të jetë shpesh shoqërues i çrregullimeve të tjera si çrregullimet e humorit, çrregullime psikotike apo i problemeve të tjera shëndetësore, po ashtu mund të shoqërohet dhe me probleme ekonomike sociale. Zakonisht, nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se gjashtë muaj është e mundshme që kemi të bëjmë me çrregullim ankthi të përgjithësuar. Në të tilla raste është e domosdoshme që të kërkohet ndihma mjekësore e specializuar dhe marrja e trajtimit përkatës, për të mos lejuar rëndimin e mëtejshëm të sëmundjes. Pa trajtim, çrregullim ankthi i përgjithësuar mund të vazhdojnë për një jetë, në disa raste me i butë në disa të tjera në paaftësi.
un kam ankth ka nje vit qe jetoj kshu