Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Si të llogarisim peshën ideale
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Si të llogarisim peshën ideale
Shendetesi

Si të llogarisim peshën ideale

anazapta
Published April 4, 2013
Share
SHARE

Nëse vendosim të mbajmë dietë, duhet të dimë fillimisht se cila është pesha jonë ideale. Për llogaritjen e saj merren në konsideratë mosha, seksi, nevoja ditore kalorike dhe indeksi i masës trupore.

 

Formulat

Janë disa formulat që mund t’u referohemi për të llogaritur peshën ideale. Mes tyre dallojmë formulën Lorenz, Broca, Van der Vael, Berthean, Perrault, Travia, ekuacionin e Livit BMI (body max index – indeksi i masës trupore). Ndryshimi mes këtyre formulave qëndron në faktin se në disa raste nuk marrin parasysh dallimin mes femrave dhe meshkujve, por të gjitha funksionojnë në bazë të parametrave që ndryshojnë si gjatësia apo mosha.

P.sh formula Lorenz  llogarit në mënyrë të tillë: për meshkujt:  gjatësia në cm – 100 – (gjatësia në cm -150)/4. Për femrat: (gjatësia në cm – 100) – (gjatësia në cm-150)/2

Formula Broca – Për meshkujt: gjatësia në cm – 100. Për femrat: Gjatësia në cm – 104

Formula Berthean: 0.8  x (gjatësi në cm– 100) + mosha në vite/2.

Ndërsa për fëmijët duhet pasur parasysh kurba e rritjes, çka bën që të mos ketë një pikë të vetme referimi. Kjo për shkak se procesi i rritjes ndryshon nga një person te tjetri dhe ndikohet nga gjenetika dhe veçoritë ambientale të vendit ku jeton secili.

Faktorët

Nevoja ditore kalorike dhe treguesi i masës trupore janë dy elementë thelbësorë që duhen marrë në konsideratë për llogaritjen e peshës ideale. E para ka të bëjë me kaloritë e përditshme që na lejojnë të mbajmë peshën ideale dhe jo sasinë e kalorive që na garanton mosndryshimin e peshës që kemi. Në bazë të raportit të këtyre dy vlerave duhet zgjedhur edhe dieta ushqimore nëse duam të heqim peshë.

Indeksi i masës trupore është kushti që na garanton një fizik të fortë dhe në peshën e duhur. Në përgjithësi, kjo shifër nuk duhet të kalojë 22 për femrat dhe 20 për meshkujt. Në përcaktimin e kësaj shifre duhet marrë parasysh puna që bëjmë, koha që u kushtojmë aktiviteteve sportive dhe orëve të gjumit të rregullt.

Nuk duhet harruar se gjatë shtatzënisë këto vlera ndryshojnë. Ideale është nëse shtimi në peshë (i kushtëzuar edhe nga pesha e fetusit, placentës, lëngut amniotik, mitrës dhe ndryshimet hormonale) është progresiv: 1-2 kg në fund të tremujorit të parë, 3.5-5 kg në muajin e pestë dhe 9.5-14 kg në fund të shtatzënisë.

 

anazapta April 4, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?