Ditën kur ish Ministri i Mbrojtjes z.Perikli Teta, do të komunikonte vendosjen e gradave për efektivin e Ministrisë së Mbrojtjes, salla e ministrisë u mbush me kapitena, tek tuk disa majorë e me drejtorët që nuk u shpallën kolonela sepse nuk plotësonin kriteret. Por nuk kaluan as edhe tre ditë dhe gjithë ata kuadro ministrie, të emëruar në saj të teserës së Partisë, të fyer nga gradat e ulta që u takonte sipas arsimimit dhe vjetërsisë që kishin, e gjetën zgjidhjen duke i mëshuar derës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të atëhershëm. U shndërruan në kolonela, nënkolonela dhe asnjë kapiten. Pra me një të rënë të lapsit, për tre ditë, gradat morën tatëpjetën.
Kur problemi u bë kronik u hoq dorë nga një yll dhe filloi gjuetia e dy e më shumë yjeve. Të mos harrojmë se në këtë fenomen luajti një rol shumë të madh influenca e partive që po kryenin pseudo tranzicionet e radhës. Në këtë klimë ushtria shqiptare më pas do të mbushej me grupe gjeneralësh e kuptohet sot as që ju mbahet më mend emri sepse siç erdhën ashtu edhe ikën. U bënë aq shumë gjenerala shqiptarë sa raporti luftëtar-gjeneral u bë qesharak. Kjo lloj maskarade që në pamje duket si lodër e marrë seriozisht ka një kosto jo të vogël në xhepin e taksapaguesve, por edhe të vetë ushtarakëve. Harxhohen miliona për gjeneralë që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër, veçse të fshijnë këpucët e politikës.
Toger në klasë të dytë fillore?!
Me ligjet në fuqi për karrierën e ushtarakut kudo qoftë ai në FA apo Polici, janë vendosur kritere ligjore, për kohën që i takon radha e gradimit. Po të kemi parasysh fillimin e shkallës së gradimeve, ushtaraku ka të drejtë që nga shkolla të dilte me gradën N/Toger, e mbas 3 vitesh kish të drejtë gradimi N/toger. Më pas vjen grada e kapitenit të dytë e mbas 4 vitesh lind e drejta e kapitenit të parë. Mbas 4 vitesh kapiteni i parë mund të bëhej major, e mbas 5 vitesh majori mund të bëhej n/kolonel. E n/koloneli mbas 5 vitesh mund të bëhej kolonel e koloneli mbas çdo 5 viteve mund të përfitonte gradat e madhore gjeneral brigade, gjeneral major, gjeneral, leitnat apo kolonel e më pas grada gjeneral.
Për të arritur sa më shpejt majat e karrierës, sot është eleminuar grada kapiten i dytë duke u reduktuar vetëm në gradën kapiten. Dhe e gjithë kjo është bërë nga dëshira që ushtaraku, kudo qoftë ai të ketë mundësinë që, domosdoshmërisht, para vdekjes të marri gradën gjeneral, sepse kërkesat e tjera pak rëndësi kanë. Pra është lënë në harresë se karriera nuk bëhet për të marrë yje të pamerituar, por duke u shquar si specialist dinjitoz në fushën specifike të mbrojtjes së Atdheut.
Pra sot një ushtarak që mban gradën kolonel apo gjeneral me një yll i duhet të ketë relativisht 32 vjet shërbim ushtarak që respektivisht i përket një moshe rreth mbi 50 vjeçare si ushtarak.
Por mos harrojmë që kemi gjeneralë me tre yje që duhej të kishin të paktën rreth 40 vjet shërbim ushtarak për t’u bërë gjeneral leitnant apo gjeneral me tre yje. Ka gjeneralë që nuk kanë qenë as 41 vjeç kur kanë marrë yllin e tretë, kështu i bije që gradën toger ta ketë marrë në klasë të parë apo të dytë fillore. Ky rast të bën të mendosh e të pyesësh vehten nëse kemi të bëjmë me një talent të rrallë, tallje me ligjin apo me një budallallëk të zyrtarizuar? Por a kemi ne gjeneral sot që janë të kësaj moshe? Për fat të keq jo. Jo, sepse i është rënë shkurt dhe oficeri i ri, gradohet me kritere partiake dhe i kalon vitet e përcaktuara me ligj, si pa gjë të keq, i ngjit shkallët nga tre e nga katër dhe kjo quhet karrierë në ushtri apo polici.
Një ditë u mblodhën kolonelët…
Paradokset kanë qenë jo për të qeshur por shumë fyese dhe tronditëse për ushtrinë kur persona anonimë të ardhur nga terreni e pa asnjë lidhje me ushtrinë, pa arsimim dhe eksperiencë ushtarake, kanë marrë gradën major, ndërsa oficeri i karrierës që shërbente nëpër reparte, ka qenë i papërfillur nga gjeneralët që miratonin këto lloj gradimesh. Flas për gjeneralët sepse ata janë pjesa më abuzive me gradat dhe më pas vjen tabori i kolonelëve. Përsëris: Grada e këtyre gjeneralëve, ka faturë të hidhur financiare nga pas. Dhe këtë faturë e paguan taksapaguesi shqiptar, e paguan ish ushtaraku që merr pension qesharak, sepse qeveritë me pensionet e ushtarakëve paguajne gradat fallco.
Këtë lloj maskarade e favorizon edhe një fakt tjetër që është po aq abuziv sa është edhe ndikimi i partiakëve në ushtri. Emërimi nëpër vende pune, është shoqëruar përherë edhe me grada të larta. Dihet që drejtori në FA apo Polici vendoset nga politika, që shpesh janë militantë dhe jo profesionistë. E me këtë sistem ushtaraku nuk përfiton vetëm vendin e preferuar të punës por i shtohet edhe një faturë financiare që ja jep grada e katapultuar. Historia 20 e ca vjeçare e tranzicionit është e mbushur me shumë shëmbuj të tillë, që dëshmojnë se si konsumohen padrejtësisht fondet për trajtimin e ushtarakëve dhe të ish ushtarakëve që përfitojnë grada si shpërblim.
Kaq paradoksal është ky problem sa një ditë gjithë grupi i ish kolonelëve u mblodhën dhe formuluan një paketë ligjore që të gjithë ish kolonelët, të trajtoheshin me pensione si gjeneralë. Ky ligj i iniciuar nga një ish-beniamin i ish-Ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe i mikloi gjithë këtë turmë ish kolonelash, për të përfituar pa pikë turpi në kurriz të trajtimit të kapitenëve, për një gradë që faktikisht nuk e kishin, por që gjithmonë e ëndërronin. Në pamje duket si një lajthitje e rastit, por në fakt është thjesht brendia shpirtërore e këtyre njerëzve me uniformë, që kanë përfituar këto lloj gradash spekulative, pra kanë aparencë sepse brendia e tyre është e vakët që të mos them boshe.
Të marrësh të drejtën të përfitosh paketë financiare në kurriz të gradave të ulta është abuzim i hapur dhe shumë anti ligjor. E thënë shkurt është përfitim korruptiv. Të përfitosh në vlerë leku atë që nuk të takon ne shpesh përdorim shprehjen abuzim, por në fakt është një vjedhje e hapur pamvarësisht emërtimeve dhe mekanizmave që vihen në lëvizje. Çdo përfitim financiar i përvehtësuar në mënyrë të padrëjtë ka vetëm një emër “Vjedhje”.
Është pikërisht kjo që e kthen në domosdoshmëri rishikimin e gradave që mbajnë ushtarakët në detyrë dhe ushtarakët në rezervë apo pension. Po të bëhet kjo, do të çlirohen shumë fonde që tani përfitohen ndër vite padrejtësisht nga abuzuesit, ndërkohë që ushtarakët e vërtetë e të ndershëm nuk arrijnë të marrin atë që ju takon.
Kjo do të quhej reformë në mentalitet
E gjithë kjo maskaradë e gradimeve në polici e ushtri, ka të bëjë edhe me një shkelje të hapur të kushtetutës së R.Shqipërisë.
Me kushtetutë Neni 92 pika d, Presidenti i Republikës, me cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ka të drejten të japi gradat më të larta për ushtarakët. E gradat më të larta quhen gradat major, nënkolonel, kolonel e seritë e gradave gjeneral. Nuk ka pse të anashkalohen gradat e larta major, n/kolonel, kolonel, si kopetencë e Presidentit dhe jo e ministrave që ikin e vijnë sipas klimës politike.
Edhe pse institucionet janë të kompletuara me lloj lloj juristësh e specialistësh, ata nuk marrin kurrë përsipër t’i kundërvihen kësaj shkeljeje të hapur. Nuk është marrë kurrë në konsideratë edhe nga vetë selia e Komandantit të Përgjithshëm që të kërkohet pse atij institucioni i hiqet kjo e drejtë. Bëhet sikur nuk kuptohet se gradat e larta janë vetëm gradat e gjeneralëve, por jo. Gradat major, nënkolonel, kolonel quhen grada të larta ndërsa gradat e gj/brigate, gj/major/, gj/ leitnant, e gjeneral quhen grada madhore.
Nqs do të ndiqej ligjërisht përkatësia e dhënies së gradave, do t’i pritej rruga abuzimeve nga ministrat që janë shquar për tendera fasulesh, pilafi, skrapi etj.
Ministri mund propozojë për të shpërblyer me një gradim për raste të heroizmit, por kur kalon niveli i gradimit duhet të respektohet kushtetuta.
Si tërësi e këtyre abuzimeve ndër vite, fatura e shprehur në lekë padrejtësisht është e rënduar dhe kjo jo nga ushtarakët e vërtetë e të ndershëm, por nga parazitët që kanë përfituar ndër vite, si në ushtri ashtu edhe në polici. Ka ardhur koha që emërimi në një detyrë më të lartë nuk duhet të katapultojë edhe gradat. Gradat janë meritë personale e përfituar ndër vite, ndërsa vendi organik ku shërbehet është pronë e shtetit që përfaqëson vetë popullin. Është llogjike që gradimet dhe emërimet të shihen realisht dhe me llogjikën e transparencës reale. Do të jetë një risi dhe një eveniment apo mund të quhet edhe një rilindje për FA dhe Policinë, nëqoftëse një ushtarak i talentuar i ushtrisë apo i policisë, për merita të nivelit profesional të meritonte vendin e një komandanti apo drejtori edhe pse grada mund të jetë kapiten apo major e për këtë ai të marrë pagën e vendit të punës plus përfitimet që i jep grada personale e tij. Kjo do të quhej reformë në mentalitet dhe do të nxirrte në pah mediokrit parazitë që për fat të keq si në ushtri e polici akoma vegjetojnë me shumicë.
Per mendimin tim duhet te percaktoni qart kush quhet ushtarak???.pasandaj te merreni me gjera te tjera,dhe perfitimet nga statusi.nuk e di po te behet nje llogari sot ka rrezik te jene me shume kolonel e gjeneral se sa ushtar.Me habit fakti qe duke qene roje burgu apo nje polic i thjesht e kudi une tani te perfitoje statusin e ushtarakut,po atehere cfare ngeli per ate ushtarakun qe e vuri kapelen ne koke qe kur ishte 15 vjece e qe beri 10 vjete shkolle ushtarake dhe sot ju zotrnje qeveritar e barazoni me nje rojtar burgu????????????.
Duhet bere dallimi i qarte ne statusin e ushtarakut, me ata ushtarake te cilet e kane nisuar karrieren me arsimimin e tyre ne shkolle ushtarake apo policore, me ata te tjere qe “i marin nga dhite dhe i bejne zabite”. Dhe keta militante partiake,me arsim naten, ne fakt pa arsim fare, rriten ne grade dhe behen te frikshem per ushtaraket e vertete, per shkak te aftesive te tyre denigruese e komplotuese ndaj ushtarakeve te shkolluar qe ne adoleshence si te tille.
Dhe me shume keta tipa i ka perkrahur pushteti i PD. Te gjithe i njohim shefat e krimeve dhe inspektoret e rendit ne polici qe kane mbaruar shkollen bujqesore naten, apo te mesmen ne nje fshat te humbur. Ne fakt, nuk dihet ne kane apo jo shkolle. Pasi sot po mbarojne te larten pa patur te mesmen. Ushtria duket se ka me shume rregull. Ndersa policia, eshte rremuje fare.
Quo Vadis Albanian Army.me pjesen e pare jam plotesisht dakort.eshte e vertete qe aktualish ne FA kemi me teper kryetar fisesh se Indians (me shume drejtues se ushtar) kemi shef shtabi qe I ka marre grad at me shume shpejt, por dhe pasuesi I tij qe do vije dhe tashme eshte piketuar ka kaluar limetet e qendrimit ne grade. por nuk jam dakort qe presidenti gradon nje major. vetem gjeneralet dekretohen nga presidenti I republikes percaktuar ne “ligjin per gradimet he FA”.
Kushtetuta eshte mbi gjithçka.Ligji per gradat anashkalon kushtetuten, prandaj ka prodhuar remujen e gradave. Mos te duket ndonje sakrifice sublime qe Presidenti i Republikes, nderkohe Komandant i Pergjithshem e ka per detyre por edhe per nder te gradoje nje major e lart. Ushtaraku kontrakton me shtetin me jeten e tij, ndèrsa biznesmeni kontrakton me paratè.
ne Shqiperi nje tufe me rrusha u ben gjenerale TURP
shkrim i goditur zoteri por ke harruar te permendesh togeret dhe kapitenet pa asnje klase shkolle qe Sali Berisha i gradoi mbas vitit 1992 nuk ngeli tropojan pa grada.