Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sigurimi i automjeteve, kompletohet infrastruktura teknike për sistemin bonus-malus
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Sigurimi i automjeteve, kompletohet infrastruktura teknike për sistemin bonus-malus
EkonomiLajm i fundit cicerrLajme Flash

Sigurimi i automjeteve, kompletohet infrastruktura teknike për sistemin bonus-malus

Dita
Published May 24, 2015
Share
SHARE
Kompanitë e sigurimit janë duke përdorur prej marsit të këtij viti Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile i cili ofron numrin personal të pronarit të mjetit si çelës për kërkimin e historikut Bonus-Malus dhe kategorizimin e saktë të pronarëve në nivelet e rrezikut, bën të ditur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
 
Nga ana tjetër AMF përfundoi integrimin e sistemit të regjistrimit të automjeteve që mundësojnë tarifimin me bazë rreziku. Aktualisht agjentët e shitjeve të policave të sigurimit mund të kërkojnë të dhëna mbi automjetin dhe pronarin e automjetit nëpërmjet targës dhe numrit të shasisë.
 
Në këtë fazë, përveç të dhënave të mësipërme të automjetit, sistemi gjeneron dhe dërgon edhe të dhëna rreth kategorisë së automjetit sipas informacionit bazuar në Regjistrin Kombëtar të Automjeteve, por agjentët nuk kanë të drejtë t’i ndryshojnë të dhënat duke parandaluar në këtë mënyrë abuzime të ndryshme.
 
Me përfundimin e dy fazave sistemi është plotësisht funksional dhe parametrat e rrezikut, që janë numri i dëmeve dhe numri i viteve të plota TPL dërgohen drejt sistemeve të shoqërive të sigurimit duke bërë të mundur tarifimin me bazë rreziku.
 
Sistemi Bonus-Malus prezanton një skemë universale të vlerësimit të tarifës për policat e sigurimit të detyrueshëm motorik, ku për çdo rinovim të policës së sigurimit, për cilindo të siguruar, në varësi të dëmeve të ndodhura gjatë periudhës së mëparshme të sigurimit, përllogaritet koeficienti që do të aplikohet mbi tarifën bazë të sigurimit.
Ky koeficient do të ndikojë në rritjen ose uljen e vlerës së tarifës së sigurimit, respektivisht nëse i siguruari ka bërë dëme ose jo gjatë periudhës së siguruar.
 
Sistemi i Administrimit të informacionit AMF dhe shoqëritë e sigurimeve që veprojnë në treg kanë në përdorim të vazhdueshëm sistemin “AMF in-Reg” i cili përbëhet nga një platformë raportimi online, nëpërmjet së cilës operatorët e subjekteve të mbikëqyrura raportojnë të  dhënat e kërkuara nga Autoriteti në mënyrë elektronike nëpërmjet internetit.
Gjatë vitit 2014, AMF ka saktësuar mënyrat e funksionimit dhe ka punuar në ndërtimin e pjesëve të reja të sistemit. Kështu, janë plotësuar formatet e raportimit për subjektet e mbikëqyrura, si edhe janë ndërtuar raporte të reja analitike bazuar në të dhënat e mbledhura në sistem nga shoqëritë. /Monitor
Dita May 24, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?