Kanë përfunduar në pranga tre të rinj ditën e martë. Armando Bujar Potomi, 21 vjeç, banues në lagjen Korçë, Ariol Bedri Daka, 20 vjeç, banues në Lushnjë, Xhuljano Artur Caushllari, 21 vjeç, banues në Korçë akuzohen për kallëzim të rremë. Sipas policisë, dje shtetasi Armando Potomi, kamarier në lokalin “Student Haus”, në lagjen 3 të qytetit të Korçës, ka bërë kallëzim ku deklaron se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një arme pistoletë, i kanë marrë një shumë prej 20.000 lekësh. Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë të sipërpërmendur, e kanë stimuluar këtë ngjarje, duke dhënë deklarime të pavërteta, pasi shtetasi Armando Potomi këtë shumë parash e ka shpenzuar në një kompjuter lojëra fati në ambjentet e këtij lokali. Vepra penale e konsumuara është “kallëzim e deklarim i rremë përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore, kryer në bashkëpunim”.