Pas vitit 1990 kanë ndodhur paradokse nga më të paimagjinueshmet për një shoqëri normale. E teprojmë me këtë përcaktim? Aspak. Kryetari, mëse 22 vjeçar i PAK (Personave me Aftësi të Kufizuar) merr të ardhura në një muaj disafish më shumë se Kryeministri, se Presidenti, apo ministrat dhe deputetët. Ai ka prona të tundshme e të patundshme, që nga Shqipëria e deri në Spanjën e largët.
Ky kryetar i përjetshëm i një shoqate që gjoja mbron interesat e një grupimi njerëzish që kanë nevojë për ndihmën e shtetit dhe të shoqërisë, por që realisht e ka humbur me kohë funksionin si e tillë. Tashmë, ai përmendet si disa krerë të përjetshëm sindikatash, i vetmi funksion, mision apo qëllim i tyre ka qenë kultivimi i një mendësie të mbrapshtë antiligjore dhe antidemokratike.
Ka ndodhur kështu pasi ata kanë përfituar maksimalisht nga mungesa e një shteti ligjor dhe nga sundimi i një politike gangsterësh politikë, që nuk kanë asnjë lloj parimi në jetën e tyre. Gjatë gjithë këtyre viteve synimi i vetëm i pacenuar për këta tipa ka mbetur pasurimi. Kujtoni njëfarë Valer Xheka në krye të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura njëzet e ca vjet më parë dhe pasardhësin e tij, Gëzim Kalaja. Kujtoni edhe ca kryetarë apo presidentë shoqatash dhe do ndeshni mes tyre edhe Sinan Tafajn.
E pra, njerëz të tillë mbartin me vete një përgjegjësi historike: atë të shkatërrimit të lëvizjes sindikaliste në vend. Kjo është një nga plagët e mëdha që ata me papërgjegjshmërinë e tyre, me aventurizmin dhe me pangopësinë e tyre i kanë shkaktuar shoqërisë shqiptare. Është e njëjta histori që ngjan me të shkuarën politike të disa kryetarëve partish, të cilët po ashtu nuk shkulen nga karrigia që prej vitit 1991.
***
Sinani, “mbreti” i të verbërve
Nga Aida Nako
Të jesh kryetar i një shoqate të caktuar në Shqipëri, duket se ka edhe të mirat e saj. E nuk është e rastit që lufta për të mbajtur për vite një karrige të tillë është e ashpër. Rasti i fundit është ai i Kryetarit të Shoqatës të të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, i cili po kundërshton ligjin për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar, e me sa duket zelli i tij ndaj këtij ligji e ka burimin tek pasuria personale dhe fakti se miratimi i tij i heq disa kompetenca në përfitimin e fondeve dhe trajtimin e privilegjuar që ka marrë për më shumë se 22 vjet në krye të shoqatës, nga janari 1992.
Pronat
Ndër mesazhet e shumta që kanë ardhur në redaksinë e gazetës pas protestës së djeshme të organizuar nga vetë Tafaj përpara Kryesisë së Kuvendit, shkruajnë se ai zotëron një hapësirë të konsiderueshme toke në periferi të Tiranës, Linzë, në një pjesë të së cilës është duke ndërtuar edhe një vilë 4-katëshe. Sipas kartelës së pasurisë së paluajtshme të regjistruar në zyrën vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të komunës Dajt, vërtetohet se Tafaj zotëron dy parcela toke, respektivisht 960 m2 dhe 2052 m2. Në dokumentin e paraqitur për hipotekim, thuhet shprehimisht se “dosja e objektit: ‘Godinë banimi 3kt + papafingo + 1 kt nëntokë’ në fshatin Linzë, Komuna Dajt, me investitor Sinan Tafaj dhe me sipërmarrës Shoqërinë “3D Konstruksion” shpk’. Objekti është ndërtuar në një parcelë me sipërfaqe prej 960 m2 dhe ka sipërfaqe ndërtimi në katin përdhes 144 metra katror”. Por, gjithsesi sipërfaqja për të katër katet e ndërtesës arrin në 576 m2.
Letra
Letra e ardhur pranë redaksisë citojnë edhe faktin se Tafaj ka abuzuar edhe me fondet e shtetit për ndërtimin e një qendre për rehabilitimin e të verbërve. Burimi thotë se ndonëse ka bërë shumë investime, ajo qendër është në mëshirë të fatit dhe nuk ka funksionuar asnjëherë, duke mos ofruar asnjë lloj shërbimi për personat e verbër.
Projektligji që kundërshtohet nga PAK
Së pari, ky ligj është një domosdoshmëri për të krijuar kushtet e nevojshme për respektimin e barabartë të të drejtave të të gjithë grupimeve të personave me aftësi të kufizuara, duke përafruar legjislacionin shqiptar me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Projektligji:
1. Ruan të paprekura të gjitha të drejtat e arritura deri më tani për personat me aftësi të kufizuara.
2. Jep një përkufizim bazë dhe unik të personit me aftësi të kufizuara, që do të përdoret në gjithë legjislacionin shqiptar, kur preken çështjet e aftësisë së kufizuar duke eliminuar pabarazitë në trajtimin e personave me aftësi të kufizuar deri më sot.
3. Orienton ndryshime të nevojshme në të gjithë legjislacionin shqiptar, me qëllim përafrimin e legjislacionit të brendshëm me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
4. Përcakton konfigurimin shumë-disiplinor të komisioneve të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar për Funksionimin, Aftësitë e Kufizuara dhe Shëndetin (ICF), si standard të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
5. Ngre Këshillin Kombëtar për të diskutuar hapur mbrojtjen dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, ku do të jenë anëtarë edhe 5 persona me aftësi të kufizuara/përfaqësues organizatash, si strukturë e ngjashme në legjislacionet e tjera si ligji “Për mbrojtjen e fëmijëve” dhe ligji “Për barazinë gjinore”. Kriteret e përfaqësimit në këtë Këshill do të përcaktohen me akt nënligjor.
Ligji synon të eliminojë gradualisht diferencat aktuale në trajtimin e grupeve të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara, si për shembull personat me aftësi të kufizuara mendore, personat me probleme dëgjimi, etj.
Përfaqësues të shoqatave protestojnë për projektligjin e PAK
Personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar para Kryesisë së Kuvendit duke i kërkuar deputetëve të mos miratojnë projektligjin e përfaqësimit të propozuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.Sipas tyre, ky ligj është përjashtues për ta dhe u cenon të drejtat e fituara deri më tani. Në seancën parlamentare të Komisionit të Çështjeve Sociale ishin ftuar grupet e interesit të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me këtë projektligj. Sinan Tafaj, presidenti i Këshillit të Aftësisë së Kufizuar, theksoi: “Ky projektligj mban në konsideratë interesat e atyre që jetojnë në kurrizin tonë që janë fondacionet që gjoja mbrojnë të drejtat tona. Në Konventën e OKB-së nuk do të gjeni asnjë përcaktim “organizata për personat me aftësi të kufizuar”. Ky projektligj gropos lëvizjen e aftësisë së kufizuar të personave me aftësi të kufizuar.” Deputetët kanë dëgjuar shqetësimet e personave me aftësi të kufizuara dhe në seancën e radhës do ta diskutojnë atë nen për nen. Ndërkohë që në seancë përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara shprehnin shqetësimet e tyre, jashtë, persona të verbër, paraplegjikë, tetraplegjikë dhe shoqërues të tyre, kanë vijuar protestën.
Veliaj: Protestat i respektoj, por skema e abuzimit duhet pastruar
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka reaguar ndaj protestës së personave me aftësi të kufizuar. Ai thotë se respekton çdo protestë, por nuk do ketë tërheqje pas për ligjin e personave me aftësi të kufizuar. Sipas Veliajt, ka pasur abuzime të rënda me përfituesit e pagesës së invaliditetit. Për këtë arsye, ai thotë se ky ligj do të miratohet kështu siç është. “Respekt për çdo protestë, por skema do pastrohet, FMN ka të drejtë, ndaj po kalojmë ligjin për personat me aftësi të kufizuar që të heqim abuzuesit, jo të drejtat”, shprehet ai. Protestuesit e kanë akuzuar Veliajn se nuk ka qenë i ndershëm me ta. Madje, sipas tyre, Veliaj ka tentuar t’i përçajë.
Faksimile të zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të komunës Dajt
Ok, Hajdeni me verboni edhe mua…..
Nipi I tij eshte nga Miloti dhe eshte stomatolog….
Ka aq shume lek ne krahasim me cfare mund te fitoje me punen e nje dentisti……Dhe per me teper duke punuar ne Milot……
Vjet vendosi te hapte dhe nje klinike tjeter ne zonen e M.Shyrit…..
Kur vajta per ta pare, mu erresuan syte nga luksi I tepert….
Me ngjasoi me nje hotel me 5 yje se sa me nje klinike dentare……Nejse, kjo s’eshte asgje…..Kur po rrinim ne klinike, befas I bie telefoni dhe po e shikoja qe pergjigjet e tij ne rel ishin pohuese……Kur e mbylli telefonin une e pyeta kush ishte…..Dhe me thote qe eshte xhaxhai dhe po vjen te shohe kliniken pasi sipas tij, ai e kishte ndihmuar me sigurimin e financave per nje investim te atille…..
Por kur hapet dera e klinikes dhe xhaxhai I tij hyn brenda, aty njoha dhe kuptova qe I afermi I tij ishte, as me shume e as me pak por Z.Sinan Tafaj…
Por me e bukura vjen me pas……Une u bera pjese e nje “mrekullie”….
Ai shikonte….
Madje me mire se une dhe nipi I tij……..I pelqeu jashtezakonisht arredimi dhe mobilimi I klinikes……..
Per korrektesi po deklaroj dhe emrin e nipit te tij.
Quhet Oltion Tafaj…………….
Nqs do te investigoni me shume keni per te gjetur shume me teper…
Kto qe shkruajta jane thjesht maja e ajsbergut… ..
Do tu lutesha qe te mos ma publikonit emrin e adreses se @….
Ju faleminderit dhe uroj qe ta zgjidhni kete çeshtje njehere e mire, pasi nuk po protestojne per te drejtat por per karriget e tyre.
une i besoj arxhelsit,por qe shikon ky sinan tafaj qenka mire per sinanin
Sa hajdut dhe maskarenj paska patur ky vend more burre i dheut? Nuk mbeti njeri pa vjedhur ne kete vend.Sa polica trafiku ka,sa doganiere,sa tatimore,sa drejtore,sa zv/drejtore e shefa,sa ministra e kryeministra,sa drejtore drejtorish,sa deputete,sa gjykates e prokurore,sa profesore,sa kryetare shoqatash si ky birboja me siper,sa nenpunes shteti etj etj etj.Jane me mijra.
Shoqeria shqiptare eshte infektuar aq keq,sa nuk ka burre nene qe ia gjen ilaçin.Nuk ka per tu bere kurre drejtesi.Kete vend e vrane politikanet maskarenj.Ata qe kishin mend,u larguan nga padrejtesia dhe enden rrugeve te botes si miza pa koke,me shpresen se nje dite gjerat do te behen mire,dhe ata te kthehen,por kane kaluar 24 vjet,dhe jemi akoma dhe me keq. Une personalisht e kam humbur besimin prej kohesh,se ky vend mund te behet nje dite.
Ky arxhelsi i ketij komentit qenka fantastik fare ! I papam – kur thone Tiransit e ardhur nga bjeshket ! Do te jete o i aferm, o “mik” i vertete i nipit te Sinanin ! Sepse i ditka dhe sa para ka nipi. I qenkan erresuar syte nga luksi i klinikes dentare (!!!). Ne fakt, nga luksi i nje vendi privat pune, nje shqiptari te mire, nuk kane pse t’i erresohen syte…perkundrazi, duhet t’i shkelqejne. Neqoftese ky arxhelsi ka te dhena ose dyshime per burimin e te ardhurave te nipit te Sinanit, le t’i thoshte. Por s’thote asgje.
Mirepo…kur i tha Zoti nje tipi shqiptari se cfare te te bej per dhurate, ai i tha: Prishi shtepine e bukur ketij komshiut, se…me erresohen syte kur e shoh !…
Ti autor i komentit duhet te sqarosh edhe ca gjera te tjera kur perpiqesh te hedhesh drite dhe te kerkosh investigime. Sqaro qe Oltioni ka vite qe punon ne kliniken e tij private ne Milot ku respektohet nga te gjithe. Sqaro qe punon nga mengjesi deri ne darke ne profesionin e tij me te drejten qe i ka dhene shteti dhe zoti. Sqaro qe nuk eshte krim te duash te investosh per nje ambjent te hajrit dhe jo vrima miu si gjysma e klinikave dentare ne tirane. Mjaft pergojuat njerezit qe punojne. Hedhja e baltes eshte bere sport kombetar ne shqiperi. Edhe turp te kesh qe e paske dhe te njohur se nuk ka njeri me te edukuar se Olti, po smira e dembelit dhe deshtakut ben te veten.
Ky qenka njeshi ne Shqiperi. Ky jua kaloka te gjitheve.
Ntntntntntntntnt cbehet more! Te me falni po kesaj i thone: ci do qorri syte!
Prandaj u be cope ky ,se vuaka per buken e gojes! Hajde shtet hajde!. Te verifikohen,madje edhe abonet t;u hiqen e te paguajne si paguajme ne pensionistet e tjer ,pasi nuk marrim me shume se ata !
Po e degjoj tek NEWS24. Duker sikur Shqiperia ka hallexhinj vetem invalidet…
Ne qofte se eshte e vertet, se pari eshte e turpshme,dhe se dyti duhet te pergjigjet ai dhe te gjithe ata qe i kane dhene keto pagesa.Pse duhet te paguhet si i verber kryetari i shoqates,pse duhet te jete ai dhe jo nje i verber tjeter ne komisione te ndryshme.Per leket qe merr nga Spanja ti gezoj.Eh more Xha Sinan,e ke dhjere punen,me dukesh tani si ai trimi i Skraparit,qe bente nga dy norma,po kur e verifikuan e futen brenda.
Shteti duhet te verifikoj gjithe zyrtaret e djeshem dhe te sotem qe krahas nje pune shume te mire ne shtet,kryesisht Drejtor marrin pjese dhe ne bordet e angjesive shteterore duke marr rroga te dyta shume te majme.Eshte e pa faleshme,kur ne keto borde duhet te merrnin pjese njerez te kualifikuar si ata por qe nuk ju eshte ofruar pune.Ketu nuk eshte fjala per ata qe punojne ne pergatitjen e projekteve mbasi ajo eshte sakrifice dhe eshte pagese per kontributin qe jep.Po ne borde as marrin pjese vetem firmosin ne bordoro.”Eh sa mire jetoni Amerikes ja kaloni”.Xha Sinan e ke dhjere keq punen
@@@ E çuditëshme! N.q.s është kështu ky njeri është spekulant i madh. Ky mer para njelloj me guvernatorin e bankes së Shqipërise !?
Jam gati ta heq dhe syrin tjetër po te mar kaq para sa sinani ?
Keto qelbesira jeton ne luks,.. kur shume nena me femij jetoj ne varferi ekstreme ,dhe mijra pensionista qe punuan tan jeten mezi e kalojn muajin me pensionin qe marrin.
Ju zenshin lotet e femijve qe shkojn ne shtart me barkun bosh.
Prandaj eshte bere si derrkuc ky ,po ne duhet tia japim vetes qe marrim 1700 leke ne muaj e na ka rene dambllaja ne pune ,ky tall menderen me te mjeret.
ky pa sy shikoni sa ka mare , po ai me dy sy….te shkerdhe ne ajer pa ra ne toke.
Sa do te doja te isha ne vend te Sinan Agait pale te isha qorr !? Qorr i mutit ! Hajduti mutit,
batakci i mutit, dallaverexhi i mutit , ne burg muti …!!!!!!
Hahahaha.
Burre i zoti qenka ky Sinani i shoqates se te verbeve,edhe pse i verber qenka bajagi i pasuruar.(A jam valle gabim apo ky vete u penesua me nje post drejtues nga qeveria e re?!!)Une me dy sy e kuader i vjeter e i larte i diplomacise shqiptare dhe te OKB-se jetoj me nje pension te pallogaritshem!Mos me duhet t’i mbyll edhe une syte e te dal perpara Parlamentit shqiptar per ndonje te drejte apo te ardhura me shume?Une solidarizohem kateciperisht me kerkesat e drejta te shoqates te te verberve,por habitem qe ata bejne greva e demostrata per ti marre menjehere te gjitha sa u takojne dhe ironia e fatit eshte qe ne kete kerkese ata udhehiqen nga nje njeri qe per vete eshte teper i pasur,sic thuhet ne kete gazete.Nuk mund ta zej bese.Po ata te varferit qe ushqejne familjet me dy ushqime nga dyqanet me lista,mos jane te verber e te paafte edhe ata?Po gjithe ata te papune tek sheshi i “Ushtrarit te Panjohur” c’duhet te bejne?Nuk besoj se ka qeveri qe te zgjidhe te gjitha hallet e miletit me nje dore dhe me arkat e boshatisura nga hajnat e te babziturit qe populli vete i votoi jasht pushtetit.Duhet,besoj,pak me shume durim e te pritet ndryshimi e zhvillimi per nje kohe,ndryshe protestat dhe klithmat “I duam parate tona sot!” kenaqin vetem ata te vjetrit qe i lane ata te mjere pa ua paguar pensionet e tyre per vite me rradhe dhe,ne te njejten kohe,demton edhe ndjenjen e solidaritetit dhe ndihmes se masave te popullit,shume prej te cileve edhe pse jo invalide presin rritje pagash e pensionesh,apo per pune,per nje shendetesi e aresim me te mire,per nje siguri e rregull dhe qetesi te garantuar e mbrojtur nga nje sistem me i drejte i drejtesise qe duhet t’ua mbroje te gjjthe qytetareve te drejtat e tyre te ligjshme.
Ti qe qenke diplomat dhe ske siguaruar te ardhmen tende nuk paske mesuar gje nga jeta.
Duhet te beje nje pune serioze dhe te ndershme si Z. SINAN, qe te mund te siguroje nje pension te mire.
Me çudit fakti qe nje burre me pervoje ( kjo sipas jush) nuk arrin te dalloje te verteten nga shpifja.
Sinani eshte burre i zgjuar dhe i nderuar. Merre ne tel dhe takoje. Mos ju beso zagareve te mediave.
Po per vilen eshte e sigurte qe e ka kete e di nje torane e tere se jo per gje por eshte ngjitur me vilen e ministrit aktual te ceshtjeve sociale siduket do jene zene per ndonje gardh keta aguridhet dhe me pas opa protesta. Keqardhje per ata te verber qe drejtohen nga nje njeri zhvates. Po ashtu jam kurioz si nuk i investigoni pasurine asaj zevendes ministres se ceshetjeve sociale se ky agua ketu duhet te dale te lype perballe pasurise se zv/min te ceshtjeve sociale…
Ky Sinan Tafai e ka vilen ne dajt ndersa Erion Veliaj e ka prenotuar vilen e tij tek kodra e diellit. Lum ne populli se kush navdrejton
verberia bon cudira::))
Cojini keto te dhenat tek zyrtaret e Spanjes me siguri ky qor muti ska treguar gje se si jepte kush 1300 eur tja qisin nga hundet ketij legeni.
Nje Sinan na i merr leket si i verber e qe ne fakt shikon,trejtri Salia na vodhi leke,troje,nder e jete duke para e thote qe jam i verber.Ndryshimi njeri merr euro nga Spanja e tjetri nga kaubojsit e Teksasit!
Teper e zhgenjyer,e qortoj veten qe kerkove ndime per te bashkeluftuar korrupsionin qeveritare qe me ka goditur e me ka pushuar nga puna 3 here e 3 her i kam rifituar me venmdim gjykate vendet e pune,kerkova te bashkohej me zerin tim,Sinan Tfaj duke besuar tek zeri i shpirtit “te paster,…….,i kerkova Erjon Veliajt,ne Vitin 2006,ndihme pasi besoja se ne te vertete ky brez po o thoshte ‘mjaf”,korrupsionit…..!,i u drejtova Erjon Veliajt pasi erdhi Ministeri i Punes,me shprese se une isha strukture e kesaj Ministrie,dhe kisha tre Vendime Gjykate ne dore per kthim ne pune,por qe nga 23 Qershori e deri mesot me ka thene po do te punesoj po,po,por nuk pranon deputeti X…..!vazhdoj te shpresoj ndonse mosha e pencionit erdhi,por korrupsioni nuk me lejon te mbush vitet e punes,e me 30 vjet eksperiencepune vetem pozitive,ne lufte me drejtues te korruptuar deri te Spiro Ksera,Thoma Melo,sh.e sh.te tjerepra tyre,ku dokumentacionin per ta e njohu edhe Oerd Bylykbashi e vete Sali Berisha,ishKM,tek “duart e pastra te cilit”pata sh.besim,por si e mori vesh se une besoja shume tek vizjoni i Edi Rames,me ktheu pergjigje negative per punesimin tim edhe pse burrerisht me kishte telefonuar po vete Sali Berisha duke me thene se Oerd Bylykbashi do te luste zotin Ksera te kthente ne pune,e sa shume argumenta te dokumentuara kam,por qe edhe Erjoni apo vete Edi nuk denjojne te merren me to,e nderkohe periodikisht i kerkoj te rikthehem ne punen e mepareshme e me shume per ceshtje diniteti,por kujt,ti kerkoj e kujt ti besoj o miqt e mi…….Edhe Org.Nderkombetare e MBrojtjes se te Drejtave te Njeriut ka botuar nje materjal vleresues per kembenguljen time e luften kundra korrupsionit prej me se 20 vitesh,te nisur qe ne kohen e monizmit,ku mbesa e drejtorit 5 vjecare merrte rroge ne borderote e asaj kohe….etj etj fenomene te dokumentuara qe i kam denoncuar pasi me kane bere presjon ti mbyll me firmen tim ne punet qe beja si ekonomiste,revizore,drejtore apo specialiste e strukturave te M.Pues deri ne vitin 2009.Sot endem e me ke nuk kam biseduar ne kerkim te drejtesise e te rikthimit te dinitetit tim te neperkembur,prej plehrave te korrupsionit,por e kote….!tremben prej meje sa me shohin…..!Jane mbushur strukturat e Ministrise se Punes e te te gjitha Ministrive me nevele nen zeroe lidhje njohje si mos me keq…!e fatkeqesisht kjo fature po rendon edhe ne familje….!Ne tre vende ka konkuruar ime bije e arsimuar e diplomuar me master e doktorrature ne Hollande e Angli,me forcat e veta pa asnje mbeshtetje,e qe ne tre vende ka kkonkuruar ne te treja ka zene vende nga e para te e treta ne nje ministri,por askush nuk na pergjigjet per punesim……!Po kujt mund ti drejtohesh ,te kush te besojme…………?!
Sot botuat ju kete artikull , Shqiptarja.com dhe gazeta te tjera gjithashtu , e çuditshme qe mbas nje proteste, diten e neserme personat organizatore futen ne siten Tuajen dhe vetem per 12 ore ju merrni informacion me gazetare medioker ,nderkohe qe keta persona per te cilet flisni , ne Shqiperi kane qene , kane bere para , por ju nuk keni denoncuar asgje.
Ta gjej une Ty.Jane argumenta qe i mbajn e si fisheke ,qe ti perdorin ne momentin e duhur,sepse kane materjale gazetaret plot ashtu sikurse ke ti e une o mik\e.
Shkoni e verifikoni pasurite e Aferdites,shoqata “ndihmoni jeten” e do shihni se ç’i ka punuar parave te handikapeve mendore kjo “mama” me familjaret e saj:apartamente ne Tirane,vile ne Prush,apartamente ne Golem,ne Vlore, jo vetem ajo e familja e saj por edhe e motra.Shikoni qendren qe ka bere me parate e hollandezeve ne emer te kujt e ka regjistruar…… vjedhjet ne kete vend jane kthyer ne normalitet.Ku e kane ndergjegjen keto njerez,perse fatkeqesia i ka bere te ligj,hajdute e mashtrues ne kurriz te njerezve qe kane te njejten fatkeqesi si ata,ne vend qe t’i ndajne e te lehtesojne vuajtjet e njeri tjetrit!
Nuk e shihni si jane shtuar shume antikapatet dhe qorrat dhe parazitet me syze te erreta,qe po ti ve ato syze te erreta me behet dita nate,.Po nuk mbaruakan parate e ketij populli?Buxheti Amerikes do te shteronte me kaq shume qorra e budallenj ne karroca!Ju ftoj te verifikoni nje qorr me emrin Lutfi,me origjine nga Golloborda,qe nuk mungon ne tubimet protestuese te Sinan Tafajt,gjithe diten bredh me shkop me syze te erreta,terhequr per dore nga e bija,ne oren 5 te mengjesit e pashe kete birbo maje motorkarros bente furnizimin e tregut te fruta-perimeve.Keta jane si lypesit tek filmi Hajduti Bagdatit!
Nje pyetje kam per z. Erion Veliaj,Gate verifikimeve te listave te personave me aftesi te kufizuar,eshte shtuar apo eshte pakesuar numuri i ketyre personave,qe paguhen nga kontributet tona?
Ky Sinan paraja qenka i krimbur, prandaj e akuzon ministrin per hajdut. Me gjithe keto pasuri ky ka te drejt te derdellis perderi sa nuk i behet traspartenca si i ka fituar. Paguan populli dhe hane ca batakçi, por ky qenka kryebatakçi, tamam njeri qe i duhej PD dhe Berishes sepse qenka kryehajdut.
Fuat Cela , skrapalliu i kohes se Enverit dhe Sinan Tafaj i demokracise shqiptare : I pari, mori famen si simbol frymezimi dhe ky i dyti si simbol i vjedhjes dhe i mashtrimit !
Vari lesht Shqipërisë, se u qelb nga të gjitha anët…, kot nuk thonë që “Paraja e hedh shurrën përpjetë…”
Qe te zgjidhen te gjitha keto , ndodhur ne sundimin e Berishes,duhet pa tjeter te kthehet ne pushtet SALI BERISHA E LULZIM BASHA ne menyre qe te shkojme e te mbytemi ne oqean ,pasi deti nuk ka me vend,,,,,,, doni me per sukseset e qeverise se SALIUT?