Sindikata e punonjësve të policisë është nxjerr nga zyrat e Komisariatit numër 1, ku ka qenë e vendosur prej më shumë se katër vitesh. Sipas sindikatës urdhri për largimin e tyre nga ambientet e komisariatit është dhënë rreth dy javë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Me anë të një deklarate për mediat, sindikata bëri të ditur se “veprimi i fundit më flagrant i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që shkëput totalisht marrëdhëniet me Sindikatën e Policisë, është nxjerrja e një urdhri të paligjshëm për heqjen e zyrave në përdorim të Sindikatës, pa negociuar për ambiente të tjera pune, siç parashikohet në urdhrin e mëparshëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë prej më shumë se katër vitesh”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në versionin print të gazetës DITA.