Katër gazetarë francezë që mbaheshin peng në Siri që prej pothuajse një vit, janë liruar.
Agjencia turke e lajmeve Dogan tha se ushtarët turq i gjetën gazetarët në kufirin me Sirinë me sy dhe duar të lidhura.
Ata ishin kapur në dy incidente të veçanta qershorin e kaluar ndërsa mbulonin konfliktin në Siri.
Presidenti francez Francois Hollande tha dje se ndihej shumë i lehtësuar për lirimin e tyre.
Ai tha se katër gazetarët ishin “në gjendje të mirë shëndetësore, megjithë kushtet e vështira dhe mbajtjen peng” dhe se do të ktheheshin në Francë në orët e ardhshme. / VOA