Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën e akseve rrugore pas reshjeve të shiut. Sipas tyre, deri më tani qarkullimi rrugor kryhet normalisht në të gjtha akset rrugore.
Ndërkohë ka nisur shpërndarja e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta.
Njoftimi i ARRSH:
Reshjet kanë pushuar Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta dhe për zgjerimet anësore të rrugës Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.
j.l./ dita