Dje postova dy kartolina nga Shqipëria për miqtë e mi. Mora autobusin urban dhe u nisa. Edhe pse ishte ora 5 e pak e pasdites, vapa në Tiranë ishte mbytëse. Gjendesha mes djersëve që më shkaktonte autobusi urban pa kondicioner dhe ndërsa shtrëngoja në dorë kartolinat me pamje të bukura të Shqipërisë, m’u duk vetja si një kontrabandist.
Po kaloja jashtë kufirit pamje të pavërteta të Shqipërisë. Në njërën nga kartolinat kisha zgjedhur një pamje të Dhërmiut, që në fakt të tillë e kam parë vetëm në atë kartolinë. Ishte një plazh magjepsës, bosh, ku nën diellin e nxehtë dukej vetëm një barkë e lënë anës detit blu të thellë.
Ky nuk është Dhërmiu i vërtetë, ai i zhurmave në kupë të qiellit, ku gjithçka është ‘në ndërtim e sipër’, i të rinjve të Facebook-ut e Instagramit, i vanitozëve pa kufi, i hapësirave të pushtuara prej klubesh e shezlongësh apo i çmimeve të çmendura.
Në kartolinën tjetër ishte një pamje nga Petrela. Në kartolinë shkruhej Tiranë, Albania. Pamja ishte magjepsëse, me një kodër të gjelbëruar, poshtë së cilës rridhte një lumë i qetë dhe çatitë e shtëpive të sistemuara bukur e me rregull i jepnin një pamje ëndrrash kartolinës.
Edhe kjo nuk është Petrela e vërtetë, aq më tepër një pamje përfaqësuese e Tiranës siç shkruhet në kartolinë. Jashtë saj ishin lënë ndërtesat pa leje në çdo metër katror të rrugës, trafiku i tmerrshshëm i këtij segmenti, autostrada në ndërtim e sipër dhe një mori grumbujsh shtëpish luksoze te papërfiunduara, që kanë mbirë grupe-grupe në atë zonë.
Gjithsesi, kombinimi i vapës së madhe në urbanin e Tiranës së Re dhe kartolinat që mbaja në duar mjaftojnë për të kuptuar se si shkojnë gjërat në këtë vend. Mjafton një shëtitje në urbanet e Tiranës dhe nuk është nevoja të lexosh raporte ndërkombëtarësh. Më lejoni të shpjegohem!
Në urbanët e Tiranës merr jetë çdo lloj i mundshëm korrupsioni i vogël. Shikon njerëz të mbuluar nga djersët, që edhe pse po iu bie të fikët në një urban pa kondicioner në temperaturën 35 gradë, kanë guximin t’i thonë faturinos me një shprehje krenare të fytyrës: Mbaje biletën, se nuk e dua!
Atë biletë për të cilën sapo kanë paguar 30 lekëshin për një shërbim që nuk po e marrin. Nuk e kuptojnë që lekët që sapo kanë paguar, do shkojnë në xhepat e faturinos pa mundur të përkthehen në shërbime më të mira për ta, siç do duhej të ishte.
Po ashtu, shikon edhe faturinon që është bërë mjeshtër i abuzimit. E di shumë mirë kujt t’ia japë biletën, e kujt të mos ia japë, duke i futur lekët në xhepin e vet. Në momentin që ty kanë ‘harruar’ të ta japin biletën dhe t’i tregohesh aq guximtar sa t’ia kërkosh, me një menefregizëm të paparë, nxjerrin një biletë të vjetër nga xhepi dhe ta lënë në dorë, sikur të kanë bërë nderin më të madh të botës.
Asnjë shpjegim për shkeljen e rregullit që sapo kanë kryer! Askush nuk mban përgjegjësi
E pyes faturinon se pse nuk e ndez kondicionerin. Nuk punon- më thotë. E pyes, pse nuk punon, a nuk e rregullojnë dot? Mua gjete të më pyesësh- përgjigjet. Unë po vdes për vete! Shkoj dhe pyes shoferin. Marr po të njëjtën përgjigje, “nuk punon”.
Tentoj të zgjas bisedën se mos ka ndonjë mënyrë që ta provojnë edhe një herë tjetër se mos e rregullojnë, se ka njerëz që mezi po marrin frymë dhe është torturë. Ai më shikon shtrembër dhe nuk dënjon as të përgjigjet. Vazhdon të flasë me një person që qëndron afër tij për ndeshjen e mbrëmshme, ndërkohë që ka nxjerrë dorën jashtë dritares e po pi cigare, gjysma e tymit të së cilës hyn pa problem në urbanin pa kondicioner.
Shoh që tek dyert e urbanit është një shpallje e gjatë me rregulla e detyrime, në fund të së cilës qytetarët ftohen të paraqesin ankesat e tyre në një numër telefoni pa pagesë. E gjeta shpëtimin-them me vete dhe ndërsa formoj numrin në celular, i hedh disa shikime kërcënuese faturinos. Bie zilja, gjatë, asnjë përgjigje. Faturino më shikon e buzëqesh.
Shoferët e urbanëve të Tiranës ndalojnë në çdo vend të mundshëm, sa herë që i njohuri i tyre u ngre dorën që jashtë a dikush brenda kërkon të ndalojë pak ‘aty pas karburantit, aaa-ty-yyy’. Nuk arrij ta kuptoj se si mund të vonohen apo t’i lënë në vuajtje në një vapë të tmerrshme 50 pasagjerët e tjerë, vetëm sepse një i njohuri i tyre përton të bëjë 3 hapa më tepër në këmbë. Për ta, kjo është sjellje e natyrshme: E kam mik, do i bëj nder!
Ndërkohë që po mundohem të gjej një shpëtim, shikoj që disa prej tyre që kanë ndjekur bisedat e mia me faturinon dhe shoferin si dhe tentativat e dështuara për t’u ankuar diku, janë bërë palë me këta të fundit.
‘Kujdes se na shkele,’- më thotë një burrë rreth të pesëdhjetave dhe ndërkohë pyet faturinon se si shkojnë punët nga lagjia. ‘Ec mo, se kështu e kanë këta tipat,’- shton, ndërkohë që faturino i bën me shenjë nga unë.
Të gjithë pasagjerët e tjerë që hipin e zbresin në këtë urban nuk e shikojnë të logjikshme t’i kërkojnë llogari faturinos për kushtet e tmerrshme. Mendoj se ashtu si unë, edhe ata kanë tentuar të paktën njëherë e pasi kanë dështuar, kanë hequr dorë nga kërkesa e llogarisë për një shërbim që e paguajnë.
Emiljano Kaziaj/BIRN – Titulli është i redaksisë. Titulli në origjinal “Shqipëria e parë nga një autobus urban”
Sakte! Realitet i hidhur, tipik shqiptar! Respekte per artikullin!
Je komplet kunder rryme,sikur te kishe shkruar edhe emrin e shoferit,fatorinos dhe targen e urbanit,sot do te ngrysesh me hunde te care si Edi Rama ne 96.
Po si nuk paske thene nje fjale per vjedhjet e tmershme qe ndodhin çdo dite ne secilin urban te Tiranes, leke, telefona, xhungel, hajdutet bashkepunojne me fatorinot dhe shoferin, no comment
Komenti i TEA i sakt.Do udhetoja nga Shkollat ushtarake-Qender,po hipja njeri me futi doren ne xhepin e pantallonave dhe me mori leket,bertita-hajduti me mori leket…pas 50 m,shoferi qendroi atobuzin jo ne stacion dhe…zbriten 7 hajdute duke qeshur e ferkuar duart,pandehen se mos kisha miljona.Kur ai…u tha se ishin vetem 6000 leke te vjetra-ata u merxiten.Me tej xbrita dhe une jo pa qellim.7 gangot-mjekrosh hipen prap ne atobuzin tjeter,pra vazhdon kjo pune e perditeshme ne Tiranen e hajduteve qe ne e quajme kryeqytet…!
Disa linja, si psh ajo e unazes, kane kohe qe kane degjeneruar fare. Nuk jane shqiptaret te afte te ofrojne sjerbime cilesore. Do shfrytezojne cdo rast per ta qelbur cilesine.
Nje nga artikujt me te bukur qe kam lexuar ndonje here. Gjuhe e thjeshte dhe e mbeshtetur me fakte qe nuk mund ti kundershtoje asnje. Jam i sigurte qe dhe ay fatorinoja po ta lexoje kete shkrim do ndaje te njejtin opinion.
Eshte edhe linja Qender – Kristal, cuditerisht kur kalon ky lloj tromopili nxjerr nje tym te zi dhe nje bloze nga skrapamento, dhe te buket sikur eshte nje avullore e vitit 1800 qe punon me bitum jo me nafte, duhet te zhduken nga faqja e dheut keto karakatina qe na helmojne
NJERIU , E BEN KULTUREN DHE JO, KULTURA NJERIUN
artikul ekzemplar,,,,,no koment !
Artikull kaq i sakte…sikur e kisha shkruar une, rralle me ndodh. BRAVO!
Si shume e paske zgjatur me fatorineon dhe shoferin!E keqja nuk jane as fatorinoja as shoferi,as kompania e autobuzave,E keqja qendron tek te gjithe ata pasagjere qe udhetojne ne ato kushte,dhe kur dikush reagon per keto kushte te keqia,ata,pra pasagjeret struken per me teper ne vend te te mbeshtesin, te versulen ty qe reagon ndaj ketyre kushteve.Le te merret vendim nga organet kopetente:Te hiqen fatorinot.Te vendosen autobuze urbane me kamera dhe me bilete te prere jashte autobuzit e cila te kontrollohet nga aparati i instaluar ne hyrje te autobuzit.Keshtu shmanget abuzimi i fatorinove,shtohen te ardhurat e kompanise,shoferi i ngarkohet(i ruajtur nga kamerat) detra qe te kontrolloje qe asnje te mos kaloje pa e kaluar bileten ne aparat,i cili jep sinjal me drite dhe me ze qe te kaloje ose jo pasagjeri,sic e ka gjith bota.Le te behet kjo praktike fillimisht per transportin public ne Tirane pastaj te perhapet dhe ne sherbimet e tjera.Perse bota i ka hequr fatorinot dhe ka instaluar kamera neper te gjith mjetet e trasportit public,mos vetem fatorinot shqiptare jane te ndergjegjshem?Nuk ka rruge tjeter,shqiptari po nuk pa gjerman me sy nuk beson tek ligji.
shkrim sensibilizues por siperfaqsor, sepse nuk vazhdon te flase edhe per problematika akoma me te renda sesa thjesht kondicioneri dhe fatorino me kanatjere ngjyre zhuli dhe me dhembe te prishur, nuk flet per mungesen e edukates nga shume persona dhe vecanerisht nga te ashtuquajturit “rinia evropiane” pra te rinjte te cilet qendrojne te ulur indifirent ndaj nje nene me femije, grua shtatzene apo te moshuar qe po merr e jep me vete nga luhatjet e tensionit, nuk flet per ata qe hane luledielli duke peshtyre per toke, per fjalorin e piset qe perdoret ne prezence te nenave dhe motrave, apo aq me keq te femijeve! Nuk flitet per shoferet qeflinj te muzikes qe e mbajne kasetofonin ne kupe te qiellit me lloj lloj kenge katunarie apo turbofolku ballkanik, pa pyetur aspak qe po i shkaktojne dhimbje koke dhe te vjella pasagjereve, nuk flitet per zhulin qe mbulon gjith mjetin e transportit nga marmita deri tek sediliet, nuk flitet per fenomenin e rende te vjedhjes neper xhepa e canta (kujtoj shprehjen e vjeter -vrap xhepista se na iku treni….) nuk flitet per guiden pa kriter te shoferve qe ndalojne frenojne me force deri sa te dale shpnetka dhe melcia vendit, nuk flitet per zylet e cmendura te celularve apo muzikes qe buron prej tyre, duke e bere autobusin nje kopesht zoologjik te levizshem, nuk flitet per…… ka shume e shume gjera te tjera!