Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Skadojnë 1.4 mln karta ID e pasaporta, duhen ribërë përpara qershorit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Skadojnë 1.4 mln karta ID e pasaporta, duhen ribërë përpara qershorit
AktualitetKryesore

Skadojnë 1.4 mln karta ID e pasaporta, duhen ribërë përpara qershorit

Ornela
Published January 3, 2019
Share
SHARE

Viti 2019 sapo ka nisur dhe Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që të kontrollojnë dokumentet e verifikimit, pasi sipas këtij dikasteri janë gati një milion e gjysmë karta identiteti dhe pasaporta biometrike, që skadojnë deri në qershor të 2019-s, muaj kur mbahen zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë.

Në vitin 2009, për herë të parë u prodhuan kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike me elemente të larta sigurie. Për shkak të liberalizimit të vizave, shqiptarët u pajisën masivisht me këto dokumente, që skadonin pas 10 vitesh. Në 1.4 milionë karta dhe pasaporta ka të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

“Qytetarët duhet të nxitojnë të pajisen me dokument duke nisur nga janari i 2019-s, për të shmangur radhët dhe konfuzionin”, tha Rovena Voda, zëvendësministre e Brendshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme, janë mbi 3 milionë e gjysmë shtetas shqiptarë me të drejtë vote, brenda dhe jashtë vendit. Emigrantët nuk kanë nevojë të vijnë në Shqipëri për t’u pajisur me dokumentet e reja, pasi i marrin në ambasadat dhe konsullatat tona.

“Emigrantët pajisen në konsullatat dhe ambasadat tona në vendet ku jetojnë me dokumentet e reja”, tha më tej Rovena Voda.

Një kupon për letërnjoftim kushton 1.500 lekë, ndërsa kuponi për pasaportë është 7.500 lekë. Pa mjet identifikimi, një person nuk voton dhe nuk merr dot shërbime publike apo private.

Ministria e Brendshme e ka nisur fushatën e sensibilizimit duke pajisur me informacione të gjitha zyrat që merren me pajisjen me këto dy dokumente të rëndësishme.

 

o.j/dita

Ornela January 3, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • mirel says:
    January 3, 2019 at 5:06 pm

    Nuk e kuptoj pse shqiptaret duhet te marrin pasaporte per te votuar. Certifikata e lindjes eshte mjet identifikimi I sakte dhe I mjaftueshem. Ne Amerike ka njerez qe nuk kane pasaporta fare sepse nuk udhetojne.
    Me nje karte votimi dhe nje document me foto ke te drejte te votosh dhe ke te drejte te te kryhet cdo lloj sherbimi.
    Ketu del shteti per gjueti per leke. Eshte kulmi I arrogances, kjo eshte vjedhje me dhune

    Reply
  • Adih says:
    January 3, 2019 at 7:53 pm

    mirel @…… i dashur .
    Jemi ne hall ,e kemi buxhetin bosh ,nga vjedhjet tona .
    Ja kemi lene ministr Brend tna mbushi buxhetin ,me gjoba te renda shofereve dhe tani dekomentat ,te lutem mirel ,mos na nxih me shume faqen ,se te nxire e kemi .Me keqeardhje mirel ,ministrite e tjera , na nxjerin me humbje . Kemi shkuar per lesh arapi .BE ka kohe qe na ka vene embargo ,mbasi nuk kemi bere as edhe nje 5 pikat , qe na i ka lene detyre shtepie BE.,prandaj mirel..?????

    Reply
  • Lili says:
    January 3, 2019 at 8:20 pm

    Tender moj tender,sa fitojme tash me kete tender,per te cilin m’u dha legioni i nderit… tender cdo dhjete vite fitojme pare bashke…
    Pyetje eshte pse duhet ndryshuar karta e identitetit? Mos kemi ndryshuar gjinine apo baben a nenen si Edi,o edvini, apo eddi rama? Se ka shume identitete kryeministri i jone…
    Kontot e bankave neper vende te ndryshme me emera te ndryshme eshte nje tradite tipik e blokut…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?