Skandali i diplomës së Renzo Bossit ka më në fund një fajtor. Ajo është sekretarja e universitetit, Jonida Ajazi, e cila ka bërë regjistrimin e dy shtetasve italianë për të vijuar shkollën në Shqipëri. Gazeta “Shqip” shkruan sot se gjykata ka gjetur fajtore Jonida Ajazin, e punësuar në universitetin privat në vitin 2010. Ajo është dënuar me18 muaj burg, dënim që më pas i është konvertuar në dënim me kusht.
Pavarësisht se diploma shqiptare e Renzo Bossit, i cili nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri, është firmosur nga pedagogët, rektori dhe dekani i universitetit, gjykata ka shpallur si fajtore të vetme sekretaren.
Renzo Bossi u diplomua në Administrim Biznesi në një nga universitetet private në Shqipëri. Pavarësisht se në dokumentacion, ermi i tij figuronte si një student që ka frekuentuar rregullisht auditoret, sistemi TIMS nxori se djali i politikanit italian Umberto Bossi nuk kishte shkelur kurrë në vendin që e bëri me diplomë. Madje, Renzo Bossi e pranoi edhe vetë për mediat italiane një fakt të tillë.