Kreu i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, reagon lidhur me skandalin e publikuar dy ditë më parë në Fiks Fare, ku emri i tij përmendet si personi që ka marrë para kundrejt lirimit të disa të pandehurve.
Lleshi thotë se gjithçka është një sajesë. “Them publikisht dhe shpreh indinjatën e thellë pasi është përdorur emri i kryetarit të Gjykatës për vendimet e masave të sigurimit të dhënë nga ana ime. Ato janë publike dhe të formës së prerë dhe nuk ka pasur as ndikim, e ankim nga palët për to”, thotë ai.
“Gjykata në asnjë rast nuk mund të japë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga Prokuroria, neni 244/3 Kodi i Procedurës penale. Në rastin e masave të sigurimit ato janë zëvendësuar me kërkesë të të dyshuarve dhe të organit të prokurorisë”, është shprehur Lleshi.
“Përballë kësaj situate, unë do të jem i gatshëm të shpjegoj e sqaroj para organeve kompetente në çdo kohë dhe çdo dëshmi që do të kërkohet”përfundon Lleshi.
Shkarkohet dhe juristi, sekretarja: Lekët na i dha me zor
Vijojnë shkarkimet në administratë për investigimin e emisionit Fiks-Fare për korrupsionin në drejtësi. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, ka firmosur dje largimin nga detyra të juristit të Burgut të Shënkollit në Lezhë, Leonard Mardoda, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Juristi hyn garant si sekser në videon e regjistruar nga gazetarët dhe qytetari denoncues, duke kërkuar para për lirimin e djalit të arrestuar të familjes Ndoka në Pukë, gjatë protestës së 19 prillit ndaj firmës “BerAlb”.
Shkarkimi i juristit
Vetë drejtori Zoto e konfirmoi shkarkimin e Mardodës dhe vendosjen e tij në dispozicion të prokurorisë për hetime të mëtejshme të çështjes, deri në zbardhjen e plotë të saj. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndjekur me shqetësim transmetimin e emisionit investigativ “Fiks Fare” të datës 28 nëntor 20123, ku në një rast flagrant korrupsioni është përfshirë një punonjës i DPB. Duke marrë shkas nga situata, drejtori i Përgjithshëm, Artur Zoto, mori menjëherë masën administrative, shkarkim nga detyra të Leonard Mardodës, përgjegjës i sektorit juridik në IEVP Lezhë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Madje theksohet se “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mban të njëjtin qëndrim me Ministrinë e Drejtësisë për rastet e korrupsionit. Marrja e masave ndaj këtyre rasteve do të jetë gjithmonë konform ligjeve”, mbyllet deklarata. Dy ditë më parë, ministri Nasip Naço shkarkoi nga detyra po për të njëjtin skandal, kancelaren Meliha Kuka dhe sekretaren Liljana Shkjau, të Gjykatës së Pukës. Kurse kryeprokurori Llalla, pezulloi kreun e prokurorisë Pukë, Pëllumb Prençi dhe oficerin gjyqësor Hasan Alia. Ende nuk ka një masë administrative ndaj gjyqtarit të çështjes. Të pestë personat e shkarkuar nga detyra janë nën hetimin e Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës, kurse gjyqtari Shtjefën Lleshi do të hetohet nga vetë KLD-ja sipas procedurave ligjore. Në video sekseri përmendi edhe emrin e kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, duke kërkuar 6 mijë euro për trupin gjykues dhe 2 mijë euro për Zaganjorin, në këmbim të pushimit të masës së sigurisë në rekurs. Por vetë Zaganjori reagoi mbrëmjen e së enjtes, duke deklaruar se “nuk i njoh këta mashtrues, sekserë apo krimba dhe kërkoj hetime për ngjarjen”.
Sekretarja dhe kancelarja
Kancelarja dhe sekretarja e Gjykatës së Pukës mohojnë të jenë përfshirë në ryshfetin 500 mijë lekësh të reja për lirimin e një pjesëtari të familjes Ndoka në Pukë. Gjatë një dalje për mediat dje, Liljana Shkjau, deklaroi se Pal Ndoka e kishte kërcënuar dhe ia dha lekët me forcë dhe presion. “Ngjarja ndodhi në gusht kur gjykata ishte pa punë. Pal Ndoka ka hyrë me dhunë, ka mbyllur derën dhe ka thënë: Këtu do bëhet siç them unë!. Kujtuam se kishte armë me vete. Hodhi në tavolinë një top me lekë. Ai përmendi faktin që këto lekë duhen për lirimin e të afërmve të mi. Isha nën presion, nën terror. Këtë person e njeh gjithë Puka dhe ka precedent penal. Video është e mangët, nuk ka pjesët ku kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj meje. Ia kemi lënë drejtësisë”, tha Shkjau. Kurse kancelarja Meliha Kukaj thotë se s’kishte lidhje me çështjen në fjalë.
Të shkarkuarit:
Pëllumb Prençi, prokuror
Hasan Alia, oficer gjyqësor
Meliha Kuka, kancelare
Liljana Shtjefni, sekretare
Leonard Mardoda, jurist
Nuk ka vlere shkarkimi nga detyra por konfiskimi i pasurive
Njoftim I Gjykates se Larte se Republikes se Shqiperise
Gjykata e larte e Shqiperise njofton qytetaret per listen e re te cmimeve te sherbimeve qe do te kryen per vitin e ri 2014 ne gjykatat e rretheve ne bashkpunim me Prokurorine e Republikes dhe ato te rretheve. Keto cmime sherbimesh jane miratuar ne parim edhe nga kryesia e Kuvendit dhe Presidenca.
1. lirim per arrestim 72 oresh…1000 euro
2. lirim per ceshtije ordinere…1500 euro
3. lirim per armebajtje pa leje….2000 euro
4. lirim per tentative vrasje me paramendim….2500 euro
5. lirim per ceshtie perdhunimi ….5000 euro
6. lirim per ceshtije kanosje dhe kercenim …65000 euro
7. lirim per ceshtije vjedhje dhe dhune…75000 euro
8. lirim per ceshtije vrasje…20000 euro
9. lirim per ceshtije korrupsioni ….25000 euro
10. lirim per shkelkje te rendit kushtetues…50000 euro
Pagesa behen vetem CASH(para te thata ne dore) me seksere te licensuar nga ministra e drejtesise, Presidenca dhe Kuvendi Popullor. Behet e ditur se Gjykata ben ulje nqs keni me shume se 2 ceshitje per persona te nfryshem ne gjykata nga e njejta familje. Pra bejme edhe ulje per ceshtije me shumice. Ulja varet nga partia me te ciln jeni, nga qyteti ku banoni, sa here keni qene ne burg, dhe nga faktore te tjere. Per ata qe skane para, ju urojme gezuar vitin e ri dhe burg te mbare.
Leket mund te jepen “zor” por po me “zor” mund te refuzohen ne cast, gje qe nuk ndodhi. Madje duhej denoncuar korruptuesi. Pastaj leket e bene efektin, pra i burgosuri u lirua me njehere pas dhenies se tyre, pra korruptimi dha efektin e pritur. Mashtrimi ndaj popullit i ketyre njerezve te zinj te pseudodrejtesise ka arritur kaq thelle, sa te bejne budalla fare hapur! Dhe kjo ndodh se nuk ka patur shembuj ndeshkimi me perpara edhe me perpara. Prandaj hiqen keshtu keta! Drejtesia eshte bere kompani me vete fititmprurese, aq sa habitet kur denoncohet ne media! Gati sikur thote: More po çdoni me ne ju, ne jemi kompani me vete!!!
gjynaf ajo e shkreta ja dhane leket me zor ti numeronte kurse ju nuk e lini rehat?
kure sjane ne burge kot jane keto qe thuhen po i ka mesuare elvis cefa me zaganjorin njerzit me injorante dhe antishqiptare bijet e serbis
ai zotnia qe pagoi leket ,duhet denuar per perdhunim ,te gjyqtarit ,prokurorit etj.Normalisht me aq leke sa pagoi ,mund te merrte 10 prosti ruse e te mos ngaterrohej fare me drejtesine.
Po mor me zor jo kan dhene, se vetem i ka numerue nuk ka marre gje e kjo quhet se kan dashe me i dhene leke e $ me zor se ato jane per gjyqtaren e prokurorin,kjo eshte numeruese topi.
dhe si perfundim kush nga punonjesit e gjykates u denuar,a beri burk kancelarja?sekretarja?prokurori?gjyqtari,ketu as nuk pjerth njeri fare per shtet,gjykatat jane bere Sh.p.k ose SH A mund te thuash.