Ministria e Energjetikës ka hapur garën për dhënien me koncesion të Termocentralit të Vlorës për 20 vite.
Kompania private që do të kualifikohet do të duhet të investojë 58 milionë euro.
Analisti, Gjergj Erebara, thotë se projekti i TEC Vlorës ishte me defekt që në ndërtim edhe pse u shpenzuan 100 milionë euro.
“U konceptua në një kohë tjetër, kur në Shqipëri nuk kishte akoma lidhje energjetike për t’u importuar energjia elektrike. U konceptua në një kohë kur çmimi i naftës ishte 30 dollarë për fuçi, në 2004. Kur përfundoi së ndërtuari, çmimi i naftës në 2009 ishte 70-80 dollarë për fuçi. Përveç kësaj, pati një defekt në prokurimin e organizuar nga Banka Botërore“, thotë Erebara.
Erebara shpjegon se Shqipëria do të kishte më shumë interes që të importonte energjinë sesa të prodhohej një TEC Vlora.
“Një nga arsyet se pse nuk është këmbëngulur shumë për ta vënë në punë është dhe fakti se kostoja e prodhimit të energjisë elektrike me atë Termocentral është jo shumë efikase në raport me koston e importit të energjisë elektrike“, vijon ai.
Ministria e Energjisë ka sqaruar dje se në bashkëpunim me konsulentët e Roland Berger është përgatitur Studimi i Fizibilitetit me të gjitha opsionet që shtrohen në diskutim për ti dhënë zgjidhje ngërçit të Termocentralit të Vlorës.
Vepra u ndërtua nga një kompani italiane e quajtur “Technimonti” dhe erdhi si një ide e Bankës Botërore e cila organizoi edhe procedurat e tenderit.
o.j/dita
Teci u ndertua nga qeveria Berisha megjithesee edinte se cfar kosto do te kishte.Ishte P.D me shoqatat”ambentaliste qe bene shume zhurme se ai T.E.C ishte i pa pershtatshem per vendin .Ka 10-vjet qe rri kot dhe konsumonparat e shqiptareve me personel ne gadishmeri.Kush mba pergjegjesi per kete dem qe i eshte bere vendit?
Teci u ndertua nga qeveria Berisha megjithesee edinte se cfar kosto do te kishte.Ishte P.D me shoqatat”ambentaliste” qe bene shume zhurme se ai T.E.C ishte i pa pershtatshem per vendin .Ka 10-vjet qe rri kot dhe konsumon parat e shqiptareve me personel ne gadishmeri.Kush mba pergjegjesi per kete dem qe i eshte bere vendit?