Skandali tronditi Turqinë, pasi u zbulua se policët e Stambollit kanë torturuar vrasësin e tifozit të Cërvena Zvezdës, Marko Ivkoviq.
Siç raporton portali T24, shefi i policisë Stambollit, Selami Altınok, shkarkoi dy shefat e stacionit lokal të policisë sepse ata kanë përdorur forcë të tepruar.
Të shkarkuar janë inspektorët Gurkan Bakal dhe Sabri Oksuz, nën komandën e të cilëve policët torturuan të akuzuarit për vrasjen e Ivkoviqit.
Media turke raporton se të dyshuarve per vrasjen e serbit ua futën shishet në anus.
Kadri Aktashi ka pranuar se ka sulmuar me thikë Ivkoviqin, por ka deklaruar se këtë e ka bërë në vetëmbrojtje