Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, programi Rama i qeverisjes, mes të tjerave premtonte se me marrjen e pushtetit do të vendosej raport optimal midis pensioneve minimale dhe maksimale, në korrelacion me raportin midis kontributeve minimale dhe maksimale.
Gjatë 20-30 viteve të fundit konsensusi më i lartë në jetën parlamentare të vendit është arritur sa herë që Kuvendi ka shqyrtuar përfitimet e pensioneve të zyrtarëve të lartë të grupit të parë, ku bëjnë pjesë ministrat, deputet dhe ushtruesit e funksioneve të tjera kushtetuese.
Historia e këtyre privilegjeve nis me ndërhyrjet ligjore që u bënë në sistemin e pensioneve në vitin 1996, e cila vendosi koeficientin e zëvendësimit pagë: pension 90 përqind. Që do të thotë se pensionet e këtij grupi janë 90 përqind e pagës.
Në vitin 2003, u bë një përpjekje për të ngushtuar këto diferenca, por paketa e propozuar nga Ministria e Punës u miratua në mënyrë të cunguar. Ndërsa propozimi përmbante uljen e pensionit të zyrtarëve të lartë nga 90 përqind në 60 përqind të pagës, nga seanca plenare që e shqyrtoi, ulja shkoi deri në 75 përqind.
Paketa përmbante edhe rritjen e moshës së përfitimit të pensionit për zyrtarët e lartë në 60 vjeç, por “baballarët e kombit” të kohës e zbritën atë në 55 vjeç, sa është edhe sot.
Pensioni suplementar
Skemat e përfitimeve suplementare dhe te trajtimeve te veçanta janë vendosur përgjatë 20-30 viteve të fundit garanton dhënien e përfitimeve (si të ardhura shtesë mbi përfitimet që jepen nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm) për këtë kategori. Burimet e financimit të këtyre përfitimeve suplementare janë buxheti i shtetit. Kontributet që paguhen nga personat e punësuar në këto funksione janë në masën 2-4 % të pagës. Pra, nëse çdo qytetar shqiptar që merr vetëm pagën minimale derdh 21.6% të pagës në sigurimet shoqërore, një deputet që e ka rrogën më të lartë se dhjetëfishi i pagës minimale derdh në skemën e sigurimeve vetëm 4% të pagës së tij.
Ndonëse ligji flet për pension suplementar dhe të ardhura shtesë që i shtohen pensionit bazë, për deputetët dhe ministrat pensioni është aq i lartë sa që arrin vlera që shkojnë deri në dyfishin apo trefishin e pensionit bazë. Kjo është absurde pasi suplementi është një shtesë që i shtohet pensionit bazë dhe është e palogjikshme që të quhet suplement kur është më i madh sesa vetë pensioni bazë.
Gjithashtu, personat që kryejnë disa funksione kushtetuese dhe punonjësit e lartë të shtetit kanë të drejtën e përfitimit të pensionit suplementar kur mbushin moshën 55 vjeç. Eshtë jo vetëm më e ulët se mosha e pensionit të çdo qytetari të këtij vendi, por edhe më e ulët sesa mosha e pensionit të minatorëve të cilët kanë një nga profesionet më të rënda.
Masa e përfitimit varet nga vitet e shërbimit dhe funksioni që ka patur. Përfitimi mujor, në varësi të funksionit, mund të jetë 25% ose 20% e pagës referuese për 2 vitet e para të shërbimit dhe me një shtesë 5% të pagës referuese për çdo vit shërbimi mbi 2 vjet.
Një llogaritje e thjeshtë tregon se ish-deputetë dhe ministrat, për çdo 1 lek që derdhin në skemën e pensioneve marrin mbrapsht 40-fishin e kësaj vlere.
Sikur të mos mjaftonte bujaria e “skemës suplementare” deputetët dhe ministrat, pas ndërprerjes së funksionit kanë të drejtën e një shpërblimi të menjëhershëm me 1 deri në 3 paga mujore (në varësi të funksionit) si dhe të drejtën për trajtimin me pagesa kalimtare në masën 50% të pagës referuese për aq vite sa kanë qenë në funksion.
Veç kësaj, periudha e trajtimit me pagesë kalimtare njihet si periudhë sigurimi për sistemin e detyrueshëm dhe kontributet për këtë periudhë derdhen nga Buxheti i Shtetit.
Nga sa më sipër konstatohet se skema e përfitimeve suplementare është mjaft bujare me ta. E sikur të mos mjaftonte kjo, këto përfitime, edhe pse kalojnë pragun minimal të të ardhurave të pataksueshme, ligjërisht janë të pa taksuara.
Norma e kontributit është shumë e ulët, modeste madje, e si rrjedhim pensionet e majme të deputetëve dhe ministrave duhet t’i mbajnë mbi shpinë taksapaguesit pasi mbi 80% e shpenzimeve për pensionet e tyre mbulohen nga buxheti i shtetit.
Numri i përfituesve do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më i lartë duke arritur në mbi 7000 persona në 15 vitet e ardhshme. A do vazhdojnë taksapaguesit të paguajnë për këto pensione?
k.a. / dita
keto shifra me mire te mos i dinim. Po ata qe kan qene deputet para vitit 1990 cfar pensioni marrin ?! as 14 000 lekene muaj me minimalen ,apo dihet jan te sistemit tjeter….
ore ca behet ne kete vend: komandanti bujar nishani hap lufte me ushtrine
E ke gabim, ushtria hap luft me Komandantin e Pergjithshem
Ej milet, se nuk e dini qe nje femer, nje fare Deshira a Dashurie ka dale ne pension e meqenese ka qene disa vjet si bose atje ne KQZ, merr nje pension prej 1.6 meleone leke dhe i thote pordhes ik e me plas breket po deshe. Edhe kafkisti Kaci i Zi, apo Daci I Bardhe, ka pensionin 1.5 meleone leka se helbete thyerja e kafkave eshte me e veshtire se puna e minatorit. Njaj Dash Qepa, apo Dash Rakija, kur te dale ne pension do i rrumbullose nja 2 meleone pension, se e ka edhe do vite kohe te dale ne pension. Zoti e di sa do e kete pensionin ai Sali Bajga I Malcise, po gojet e liga thone se i kap edhe ai nja 2.5 meleone. Po keto mbase jane thashetheme thote pensionisti Namik i Kuksit, po ne pse te hamendesojme bre popull? Kjo gazete e nderueme e ka me pash te drejten te piese atje ke sigurimet shoqnore dhe te marre listen e pensionistave VIP-a duke fillu nga Pellumbi te Nishani dhe ta marre vesh edhe djalli sa na vjedhin keta horra, e na bejne qorra. Mos llap kot o gazeta Dita, po jepi e nxirr emrat.
Nëse vërtet kjo është qeveri e popullit, patjeter duhet të rishikojë pensionet suplementare.. Unë mendoj se pensionet suplementare nuk duhet që të kalojnë dyfishin e pensionit maksimal të zakonshëm
Parlamuti shqiptar i 23 vjetve te fundit,per veten e vet ,ka zbatuar parimin,-“o qeros ,o qeros/vete shkruaj vete vulos”.
U dhjefsha sojin dhe i pafsha te zvarritur si qener !
Lora? Do të denohesh për agjitacion e propagandë kunder deputetëve. Ju keni thënë qeroza, ju dhjes,qen zvarranikë dhe kjo mjafton të penalizoheni politikisht. Sepse ju akoma nuk e kini marë vesh qe ky krim denohet. Lamë shtetin monist por ama kemi ngritur shtetin e deputetëve dhe n.q.s atehere shpalleshe antiparti,tani shpallesh antideputet dhe kjo do të thotë se njëlloj është si masa e krimit ashtu dhe e dënimit!? Prandaj mblidheni mendjen n.q.s jeni zonjë. N.q.s jeni zotni s’ka falje!?
Korigjou z.Pellumb Zaimi, sot shpallesh trrorist po kritikove e jo me po fyejte deputetet dhe kryetaret e partive politike. Ashtu e kane ber ligjin,pasi shpallesh nacionalist dhenacionalizmi eshte trrorizem. Besojn se e kini te qarte ligjin.
Parimin e shenjte: Sejcilit sipas punes, sipas kontributit per pensionin, kemi nje jete te tere qe e shkelim pa u menduar. Keshtu beme ne sistemin e vjeter, barazuam skllavopronarisht pagesen e punes dhe vrame punen, vrame njeriun, vrame Vendin tone. Keshtu edhe me skemen, ata qe kane ne dore bejne ligje pa u ndier dhe sigurojne jeten e tyre me disafishin tone, pavarsisht nga kontributi qe paguajn,teksa te tjeret marrin nje pension fiks pavaresisht mases se kontributeve.
Te zbatosh rigorozisht parimin e pensionit sipas kontributeve te paguara – eshte zgjidhja strategjike e gjithe gangrenes se Sistemit te kontributeve qe eshte kthyer ne sofren e horrave, kush te mund te marre sa te marre. Te punesuarit sigurohen me minimalen e mundeshme sepse nuk ja vlen, çdo pagese e tepert kontributesh qe ben nuk te kthehet ne rritje te pensionit. Deputet si me te shkathtit e me te fortet i kane garantuar vetes nje cope te majme. Brezat qe vijne kane per te paguar jo pak.
Ndoshta qeveria Rama, edhe per kete sistem si per Doganat, duhet te gjej nje kompani private qe ti beje qilizem, mbasi te rishikohet sistemi i privilegjeve te pamerituara te shtetareve.
Pensionet supplementare te politikaneve dhe qeveritareve Jane vendosur me konsesus te plote te forcave politike prandaj ato nuk mund te rishikohen.
Marrin pension suplementar nje ushtri me profesore qe e Kane mare titullin shkencor se Kane miratuar mendimet e Enverit,te Saliut dhe plehrave te politikes.
Tashti jam plotesisht I binder qe qeveria Rama eshte qeveri e vazhdimesise.Ajo do beje sikur do luftoje korrupsionin duke lene te lehin Bracen e Ballen dhe do lene te vazhdojne te rrjpin shtetin klanet Berisha@co,Meta me ujqerit e skraparit dhe shakaxhinjte e Napoleon piktorit
O Kris kastraveci! Ushtaraket dhe profesoret marrin pension suplementar se paguajne sigurime shtese, edhe ato nuk u a japin aq sa u takojne. Po si i vete hallit per ata me pensione speciale qe nga Bujar Kapexhiu te Fahri Koqemiu, nga Moikomi i Zeqos tek Xhevria e beqos. Nese nuk paguhen per ndonje spiunllek, keta nuk di une te kene bere ndonje veze me tri te kuqe.
Te rillogariten edhe per te priviligjuarit e shtetit tone fukara : sa eshte raporti i pagesava te tyre ne raport me nr e popullsise .C’ peshe zene, dhe te dale edhe pensioni i tyre.
Sepse do te nderrohen brezat dhe do te vije nje dite qe do e beje kete pune ,e po qene akoma gjalle do i kethejne prapsh ato qe sot marrin teper …
Te dalesh ne krye te te gjitheve ..duhet te mendosh e te sillesh si ata…dhe te marresh dicka me shume …Por jo ti harrosh si horr.
Koha po tregon nje gje te tille.
JENI TE PA FE! punen e pensioneve si tere punerat e tjera te ketij mut vendi i ka vendosur Ramizi,Katovica dhe ‘ madhi ‘zot’.Ne marim 100 fish sa shumica ne jeten tokesore ju do merni ne ate QI ellore ne perjetesi.Ne ne emer te allahut kemi menduar per ju.
kjo eshte me i ra me grusht.
Referuar rezultateve qe kta politikane i kane afruar ne kto 23 -vjet ktij populli ,
ktij vendi ,normalishte duhet ti kthejne paret e fituara si deputet prapsh,sepse
pervec shkaterrimit te gjithckaje ne jeten e ktij populli nuk kane sjell .
Populli duhet te protestoje kunder vendimeve te tilla absolutishte te njianeshme dhe
aspak korrekte . Nga viti ne vit politikant behen miljoner ,nderkoh qe vet populli varferohet .
Cfar bejne kta deputet qe duhet te ken nji rroge te tille kaq te lart ne raport me ate te qytetarit te thjeshte ? Un nuk shof asnji veshtirsi me te madhe perkundrazi gezojn cdo lehtesi e avantazh ne cdo drejtim dhe nuk e kan justifikuar kurre ato poste qe mbajn .Pervec gallates ne parrlament dhe idiotesise qe i dhurojne ktij populli ,dmth talljes live ne Tv me kte popull nepermjet atyre sjelljeve ordinere si prej rrugacesh rrugesh , kta nuk dhurojne asgje pozitive . Ngatarruan e bene corb ligjet mbi gjithcka ,fal injorances dhe mashtrimeve qe kan ne koke, kunder cdo parimi e ligji ,tjetersuan ligjet mbi pronat e mbajten peng deri sot akoma ato dhe akoma sot nuk japin zgjidhje dhe kjo qellimisht .E dini ju si merren tokat ne shqiperi sipas poltikanve te ktij vendi ? TE PAGUASH ose pare te thata ne dore ,ose TE FALESH GJYSMEN E TOKES !!!
Dhe qe kto kriminel poltikan ,ky maskarrallik te behej perfekt ne papergjegjshmerine e tyre perball ktij populli ,SHARLATANI me i madh i politikes shqiptare ,salih kriminel berisha del nji mbremje te bukur ne TV.it po ordinere te ksaj Bote dhe sikur te mos kishte shkaktuar asnji gje ,ne jeten e ktij populli , deklaron thjeshte se me ligjin e toke GABUAM !!!
Kta jane poltikant me te ndyr qe mundet te ket pare njerezimi . Kta jane ne ato poste ,ne ate parrlament vetem per ti shkaterruar jeten ktij populli dhe vjedhur pasurite e ktij vendi e ktij populli vet . Kta jane mafiozet me imunitet qe vet ky popull i jep te drejten ti vrase jeten . Plehra qe duhen djeg jane ,me parrlament e me cfare posedojne sot .
@ deputetët ? Ju njoftoj se qeni im kërkoi me këmbëngulje që t’ja vija emrin deputet. Megjithé kundershtimin tim qe si kafshë fisnike dhe më e mirë se soji i deputetëve ai prapë ngulte këmbë qe t’ja vija emrin deputet. Argumenti pas të cilit u dorëzova ishte se më tha: nuk kam asnjë ndryshim me deputetët,ham-ham bëjnë ata,ham-ham bëj dhe unë!? Pranova!? Ju lutem më uroni për emrin e qenushit ose më sakt të deputetit tim! Nderime te gjithë komentuesve!
KOMENTUES TE PA FE
Keto pensione ashtu si tere punerat e tjera te ketij vendi i kane vendosur Ramizi,Katovica dhe zoti.Ne pakicen po na jep 100 here me shume ne jeten tokesore qe eshte e shkurter e sovranit popull do ti jape ne boten tjeter qe eshte e perjeteshme.IMAM s.pellumbi
Lum si NE, Lum si TI o SHQIPERI!!! “Sipas Kokes edhe FESTEN”! Dhe thoni se Sa-LEHU 70 vjecar eshte krrusur e deformuar per HALLET e ketij populli! Her PRESIDENT e her K/Minister eshte bere LUGAT pas Kolltukut te PARLA-MENTIT! Nuk do te ishte keq te rritej numuri i Deputeteve nga 140 ne 200. Shqiperia ne keto 23 vjet eshte Rindertuar (SHKATERRUAR), sa nuk krahasohet me shtet tjeter, jo vetem ne Ballkan, por ne EUROPE (Sigurisht, pas Gjermanise). Bjerri QYLYKES o popull i Mjere:-“Sipas Kokes edhe FESTEN”!!!
po ata qe kane mbushur moshen pse nuk dalin ne pension.
Jemi si ne kohen e mehumit Zog, ku revolta e Migjnit u shpreh ne vargjet: Ah sikur te kisha nje grusht te fort e me i rane ketij mai…..
Z.Habilaj, beni mire qe i beni publike disa gjera,por mos i beni te gjitha menjehere, nje e nga nje se harrojme kollaj ne nga ngjarjet e shumta qe kalojme.
Ju mund te vazhdoni se kane edhe favore te tjera deputetet dhe niveli i larte i nepunesve te shtetit ne fushen ekonomike.
Po arritet te llogarisni sa te ardhura neto ka nje deputet,nje minister a nje keshilltar dhe t’u shtoni shpenzimet qe ua perballojne institucionet dhe t’u shtoni aktivizimet neper sh.a.-te prona shteti dhe t’u shtoni…
(A e mbani mend si reagonin gjate fushates se zgjedhjeve per taksen progresive ‘parellinjte’ ?! Po deputetet i shikoni ne parlament si sakrifikojne nga ‘shendeti’ i tyre per zgjedhesit ?! Po e po e po…?!)
Ka ardhur koha per te kerkuar me rigorozitet perdorimi i taksave te paguara ashtu sic kerkohet me force grumbullimi i tyre nga pushtetet.
@”?!?! “. A mundeni ta zhvilloni më shumë idenë e shprehur në frazën e fundit të komentit tuaj ? Nderime!
(Sqarim per eliminim te keqkuptive: ‘force’ nuk eshte ne kuptimin ushtarak)
@ Pellumb zaimi, eshte qarte qe pushtetet i mbledhin taksat me force: S’merr certifikate pa libreze dritash,pa vertetim bashkie,etj: Drejtesia nuk te ofron sherbim pa paguar; Media nuk te ofron shtyp e sinjal pa parapagim;Deputetet nuk marrin pjase ne komisione pa u paguar;….
Cfare behet me keto para dhe te tjerat qe grumbullojne pushtetet?! Rush e kumbulla ?! Kjo llogari duhet kerkuar me force duke ngritur zerin qytetari ne kerkese llogarie (qofte edhe per perdorimin e mjetit publik per qoka personale) ne rastin me te pare per gjene me te pare qofte edhe e parendesihme).Media eshte e detyruar te beje ‘fije per pe’ abuzimet e te gjitha niveleve dhe madhesive,dhe jo te ‘festojne’ me Meten pa bere mire hesapet e ‘qefit’;ballon e Nishanit e harruat (?!); luksin e deputeteve s’ekeni vene re;shetitjet neper bote, rruge te pashtruara e leke te paguara,etj. Verifikimi i pasurive e shtetareve: Kush me mire se qytetaret ua di pronat dhe allishverishet, pasi mes nesh hane e pine; Ujesjellesat na bien uje kaq te ndotur saqe ngordhin dhe zhapat; CEZ i kalon kabllot siper kokave,qe larg qofte;Vende per parkime s’ka dhe gjoba paguajme;e plot e plot. I ka ngritur dhe P.A.B )
Ne demokraci dhe ne shtetet e BE jep doreheqje ministri se perdor per llogari te tij 30 Euro qe neve na duken ‘banale’, por miu keshtu fillon ‘po kaloi njehere e bene rruge e mandej autostrade’ dhe ne mbetemi pa ‘djath’, sepse shkaku qe i durojme keto gjera qe behen me dijenine e syve e vesheve tane eshte qe jemi te gjithe nga pak mashtruesa…
Le te bucasi ‘Dita’ se bashku me komentuesit dhe do te shihni qe do nis nje fllad dhe me pas furtune, se ne fund te fundit vreshtin nuk e ruan roja po frika.
@”?!?! “. A mundeni ta zhvilloni më shumë idenë e shprehur në frazën e fundit të komentit tuaj ? Nderime!
Mosha e daljes në pension është jo vetëm më e ulët se mosha e pensionit të çdo qytetari të këtij vendi, por edhe më e ulët sesa mosha e pensionit të minatorëve të cilët kanë një nga profesionet më të rënda. (artikulli)
—
Ndoshta ngaqe lodhen shume dhe punojne me intensitet, stres e vetsakrifica.
nuk dua ta besoj …………po ne eshte e vertete ………..duhet ta heqin urgjentisht ate ligje si per Shumen e lekeve dhe mbi te gjitha moshen e pensionit. Ky eshte turpi qe BOTA neve qe jemi ne EUROPE nuk do te na pranoje. Po punojme 40 vjet dalim 65 vjec ne pension dhe marrim aq sa keta japing per bakshishe.
Tani qe e botuat do ta karregjoje Ramadani m e shokun Brace
Po përse i ironizoni depuleshët e borgjezisë kapitaliste ore të mjerë ,kur ata nuk kan shkelur asnjë norëm ,pasi jetojmë në këtë rend të qelbur që na gropos e diskreminon përditë një grusht politikanësh dhe deputetës që vetëzgjedhin njëri tjetrin marrin paga e suplemente sa 23 fishë më shumë se paga minimale
ose të pensionistit me 100$ në muaj ,por akoma jan të pa kënaqur se dalin në pension 55 vjeç ,në moshën më të mirë që mund të punojnë akoma.Kurse popullin e ka bërë lopa del në pension 67 vjeç i rraskapitur më një pension qesharak 100 $ në muaj .
Shkurt i them PLUMB ZAIMIT ,jetojmë në skllavri të diskreminuar e të laskaruar moralisht dhe ekonomikisht,vetëm ajrin e llafet i kemi të lira pa lek kjo quhet demokraci .
Kur të na dalë gjumi e ti vëmë përpara politikanë e deputet (por jo qenushin tëndë besnik me emrin DEPUTET )do jetë shumë vonë !!!!!?
Doni sistem tjeter na kercenoi shalegjati:Rezoni “horrin” dhe votoni “qorrin”!Ky ishte zgjidhja qe na dha Tit Xhani i kryeministrise!Ideale apo jo!
Ligji per pensionet e pleqerise ne Shqiperi (me ndryshimime te here pashereshme ne interes te ligjberesve….)eshte antinjerzor ,antidemokratik.Ai eshte I pa llogjikshem ekonomikisht ,eshte diskriminues per shumicen dhe I privilegjuare per pusht-etaret…Ky eshte nje krim ekonomik ,por ne radhe te pare eshte nje krim politik…Nuk po mar shembuj.Ato jane te qarta per te gjithe…Por dua te theksoj (ashtu si dhe komentues te nderuare kane theksuare )se diskriminimi i gjeneratave duhet te trajtohet si krim..Te diskriminosh prinderit (kur e pakta nuk Ju njeh djersen e derdhur,dhe kur i diskriminon ata ne periudhen me te veshtire te jetes se tyre)eshte perbindshem fyes,mosmirenjohes ,eshte goditje ne zemrat e pevuajtura…eshte grusht ne fytyre…eshte shqelm…eshte mal mbi shpinen e tyre…Ju o derra …..politikberes ,Ju o te babezitur ..pthu,pthu o te pegere…fyeni e diskriminoni prinderit tuaj.Ju nuk Ju ktheni ,edhe sikur te doni borzhin e madh te atyre pensionisteve qe nuk jetojne ,por Ju po vazhdoni t’ju hyni ne borxh te gjalleve qe nuk mund te blejne as ilacet me pensionet e tyre….Ju qe ngrini ministri per mardheniet me parlamentin…Ju qe paguani veten me shume -fishin e pensioneve ..Ju qe kini negritur nje administrate shume here mete madhe se ato te vendeve qindramilioneshe…nuk kini bere nje ministri per te moshuaret,te paaftet dhe femijet.Kjo ministri do te ngrohte ,te pakten moralisht,me shume se gjysmen e popullsise …per te cilet te tjeret duhet te kishin detyrmin njerzor , dhe motivin themelor per te jetuare e punuare …..Krahas reformes Kushtetuese dhe zgjedhore ,Ju o ligjberes duhet te fshini ligjet ekzistuese per pensionet e pleqerise .Duhet te beni ligj gjitheperfshires per ata qe jane ende gjalle…nje ligj qe pensionet e pleqerise te jene me te larta se pagat e deputeteve ….dhe pastaj kerkujuni atyre voten ….Nese jo mallkimi i tyre do te bjere MAL mbi Ju o te babezitur …
Duhet reforme ne penxione, deputetet qe mbushin moshen 65 vjet, pasi populli do perfitoje me shume nga keto vemje dhe vampire qe mbas kesaj moshe vetem tallin bythen duke marre rrogen pa vajtur ne parllament, Disa prej tyre jane me bebelino dhe kane pjerdhur nga trute, vetem grijne fjale pa kuptim dhe kerkojne gjak njjeriu
E keqja me e vogel eshte ne pushtet me votat e shumices se pakices,e keqja e madhe jane 140 qehallare ne stallen parlament,tre vatra te fuqishme kanceri me emrat parti e Rames,,Saliut dhe Floririt kane perhapur metastazat me emra partish,Ojqish e bordesh mbi trupin e drobitur te popullit.
Shqiparet jane te ndare,te varferit jane te !odhur nga varferia dhe te trullosur nga propaganda.Nuk bashkohen me ze proteste por kuisin ne kafe dhe ne internet.
Shembull eshte mos perkrahja e banoreve te unazea se re,e bznoreve te zonave naftembajtese apo e femijeve studente .Ku jane organizatat e veteranevev,te ish te persekutuarve,te ushtarakeve e dreqit me te birin qe lepijne ndonj kocke te pushtetit.
Sot behet fjale per te arthmen e kombit dhe pa u bashkuar jashte politikes se mafies ne pushtet dhe opozite vet kemi firmosur per dhimbjet e varferise dhe kurbetit
Janari duhet te jete muaj vendimtar per te gjunjezuar mafien.Bashkohuni me bijte tuaj
Faleminderit e nderuara gazete DITA ,per kete shkrim .Poe keni harruar pa cituar, se keta neokomunistet e rinj te ketyre tre dekatave te fundit ,kane lene mbas dore me pensionet me qesharake te gjithe ata persona ,qe kane punuar para viteve 90 ,pra te kohes se diktatures . Pra kemi dy monstra te ndryshme dhe pa llogjike ,por ka vetem heshtje nga keta birbo ligjvenes .,para 90 dhe mbas 90 me ndryshime te medha . Kjo eshte kulmi ,apo presin te vdesin ,ashtu qe presin te vdesin pronaret e ligjshem ,dhe ti perlajne per vehten e tyre pronat e tyre . Tme falni ky Ripjellsi i rriti vetem Nexhmije Hoxhes dhe Vita Kapos pensionin ,qe kane dale para 90 ne pension , tamam si pashah me nje te rene te lapsit ..Ky Rama para tre muajve tha dhe deklaroi , se do rrise pensionet dhe tani ka futur koken ne rere si struci .Cohune o pensioniste te diskrituar bashke me studentet per te drejtat e mohuara te juajat.
Shume e drejte: “Cohuni o pensioniste te diskredituar bashke me studentet per te drejtat tuaja te mohuara!”