Sfida për turin “play off” të Ligës së Kampionëve mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit që do të luhet më 19 gusht, do t’i paraprijë derbit të Ballkanit mes Shqipërisë dhe Serbisë për ndeshjen e kthimit të eliminatoreve të Kampionatit Europian më 8 tetor.
Të paktën kështu shkruan gazeta e njohur kroate, “Jutarnji List”, e cila u bën një vëzhgim të detajuar kushteve të sigurisë që ofrohen në vendin tonë. E përditshmja kroate shkon edhe më tej, teksa i referohet frikës së serbëve për takimin eliminator që do të luhet pas rreth më pak se dy muajsh në Elbasan.
Titulli i shkrimit është: “Goditje me armë zjarri, kësaj i tremben tifozët e Serbisë në ndeshjen kundër Shqipërisë”. Artikulli më pas merret me masat që po merr qeveria shqiptare në prag të kësaj sfide të nxehtë.
“Pas asaj që ndodhi në Beograd, në Shqipëri po marrin të gjitha masat për ta transformuar Elbasanin në një qytet të izoluar nga forcat e sigurisë. Ushtria është ngritur në këmbë dhe ndoshta këto janë masa edhe më të rrepta se ato që u morën për vizitën e Presidentit amerikan, George W. Bush”, shton e përditshmja me qendër në Zagreb.
Më tej ajo shton se pas fitores që Shqipëria arriti ndaj Armenisë në “Elbasan Arena” për eliminatoret e Europianit në Grupin I, kishte dhe nga ata tifozë që festuan me armë. “Veçernji List” e ilustron këtë rast me një video poshtë artikullit të saj, ku shfaqet një tifoz që feston me të shtëna armësh në ajër suksesin ndaj armenëve.
Një shkrim që kërkon të hedhë dritë mbi situatën e sigurisë në vendin tonë, por aspak i thelluar dhe ndoshta i pamenduar mirë nga gazeta kroate, e cila nuk merret me ndeshjen Skënderbeu – Dinamo.
Masa për tifozët e Dinamos së Zagrebit
Sa i takon kësaj sfide, mësohet se 700 tifozët e skuadrës së Zagrebit do të kontrollohen në mënyrë të imtësishme nga policia shqiptare.
Drejtuesit e skuadrës korçare u tremben trazirave të mundshme të huliganëve kroatë, kështu që, nga hyrja e tyre në pikën kufitare dhe deri para futjes në stadium, ata do të “krihen” një për një.
Tifozët që do të udhëtojnë në Shqipëri, Dinamo e Zagrebit do t’i pajisë me një leje, dokumente të veçanta me të gjitha të dhënat personale dhe kur të mbërrijnë në Elbasan, si dhe para futjes në stadium, do t’u merret leja dhe do të pajisen me bileta.
Një masë e detyruar për të shmangur incidente jo vetëm mes dy tifozerive, por edhe ndonjë provokim të mundshëm me “dialekt sllav”. Klubi i Skënderbeut kërkon që të jetë korrekt dhe model në këtë aspekt me UEFA-n, duke mos i lënë asgjë rastësisë.
Pikërisht në ndeshjen e kthimit kundër moldavëve të Milsamit në “Elbasan Arena”, drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë u bënë apel tifozëve të tyre të tregojnë qytetari dhe kulturë para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Dhe në të vërtetë, gjithçka shkoi mirë, asnjë incident dhe provokime që mund të rëndonin më pas në arkat e klubit. Për të mërkurën, klubi korçar, përveç mbështetjes së policisë lokale, do të ketë edhe 250 stjuartë privatë për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë.
Gjithcka ceshtje organizimi,
ata shqiptaret me kallash ne dore qe “festojne” ne faqen e Vecernji list, nuk jane perfaqesuesit tipike te tradites shqiptare. Ata jane “produktet” e politikes se UDB serbe, me njeriun e tyre ne politiken shqiptare. Jane mbeturinat, e nje kohe, qe mos ardhte kurre. Ne kemi perjetuar monizmin, por nje bastardim te tille te vendit, si ne keto 25 vjet, nuk ka pare shqiptarija, qysh prej kohes se krijimit te ketij shteti.
Sa iu perket serbeve,,,,,,, ata do korrin cfare kane mbjelle. Thirrjet,, vriti, vriti shqiptaret, nuk i kemi harruar. Ne nuk e kemi tradite, nje gje te tille dhe kjo eshte nje gje qe te ben te ndihesh krenar, mirepo nga ana tjeter,,,,,,,,, deri ku durohet shfaqja e dhunes dhe urrejtjes?
A nuk duhet tu mesohet edhe serbeve, ajo fjala shqiptare,,,,,,, n, ato maja rripa- rripa,,,,,,,,,. Ndoshta mesojne nga kanuni i shqiptareve, ate gjene pozitive,,,,,,, qe ndaj mikut, nuk mund te sillesh, si u sollen ata.