Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Skënderbeu s’bën dhurata Teuta përmbys Kukësin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Skënderbeu s’bën dhurata Teuta përmbys Kukësin
Sport

Skënderbeu s’bën dhurata Teuta përmbys Kukësin

anazapta
Published December 15, 2013
Share
SHARE

Sabien Lilaj shënoi golin e vetëm për Skënderbeun, duke i dhënë fitoren e nëntë në kampionat kampionëve, ndërkohë që ish-skuadra e tij fundoset edhe më tepër. Korçarët mundën 1-0 Tiranën, në një ndeshje luftarake, pasi bardheblutë luajtën për të marrë me çdo kusht rezultat pozitiv, duke parë pozitën në renditje. Këmbëngulja e Tiranës e vuri shpeshherë në vështirësi skuadrën e Mirel Josës, megjithatë pagoi një moment shpërqendrimi në pjesën e dytë. Pak sekonda para se të pësonte, Tirana humbi një mundësi të mirë, kur Çota gjuajti mbi tra.

Pas rivënies në lojë, nisi aksioni që solli golin e fitores për vendasit. Gjergji Muzaka krosoi nga e djathta te Sabien Lilaj, i cili kishte mbetur jashtë vëmendjes së mbrojtësve dhe goditi me kokë, duke tundur rrjetën. Pas epërsisë, Skënderbeu u tregua më i zotë në administrimin e lojës, duke rrezikuar dy herë për të shënuar golin e dytë, ndërkohë që edhe Tirana e pati një rast me Kërçikun. Në fund, fitorja i buzëqesh skuadrës vendase, e cila marshon drejt titullit, e shkëputur shtatë pikë nga Partizani, i cili luan sot.

Tirana mbetet me 11 pikë dhe hendeku me zonën e shpëtimit mund të rritet sot, në varësi të rezultateve. Ndërkohë, nga zona e ftohtë është larguar për momentin Bylis, i cili mundi me të njëjtin rezultat Laçin. Edhe pse pa përkrahjen e tifozëve, vendasit kanë dominuar në fushë dhe kanë krijuar disa raste të mirë për shënim, por kanë shndërruar në gol vetëm një prej tyre, me anë të Izuçukut. Në Durrës, Teuta arriti fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Roberto Sorrentino, duke mundur 2-1 Kukësin. Takimi ishte i fortë nga të dyja skuadrat, pasi një pikë e vetme nuk i bënte askujt punë.

Progni e kaloi në epërsi Kukësin, por skuadra vendase barazoi pas disa minutash, me anë të dostit. Julian Ahmataj pati mundësi të kalonte në avantazh Teutën, por gaboi në gjuajtjen e penalltisë. Megjithatë, katër minuta para fundit ishte Nika që rregulloi gjithçka për vendasit, me golin e fitores. Teuta rikthehet te fitorja pas pesë javëve, ndërsa Kukësi nuk e shijon atë në dy ndeshjet e fundit.

 

anazapta December 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Genci says:
    December 15, 2013 at 4:17 pm

    Cuditerisht sot kam degjuar komentatorin e takimit Partizani=Besa i cili deklaron:
    “Heqja e pikeve Flamurtarit dhe Kukesit ne takimet me te njejten skuader, Skenderbeun, flet shume gjera.”
    Te me fale zoti komentator, se nuk ja di emrin,por ai e di shume mire se piket e hequra Flamurtarit dhe Kukesit, nuk ju dhane Skenderbeut dhe per pasoje nuk ka te drejte te beje aluzione se ju qenka bere favor Skenderbeut.
    Komentatore te djallezuar, si puna e ketij te mesipermit, nuk duhet te duken ne ekranet tona, sepse shume te tille kane aluduar qysh para tre vjetesh se beheshin favore ndaj Skenderbeut, por ja qe Skenderbeu ka tre vjet qe marshon fitimtar dhe shumica e mbylli gojen ( Pervec ketij komentatorit mistrec)

    Reply
  • "BALASHI" says:
    December 16, 2013 at 12:21 am

    More GENCI! Nga vjen ti qe nuk e di qe “Skenderbeu” ka 4 jet qe favorizohet nga qeveria e Rakickes. Ja po ta shpegoj me qe te ka humbur kujtesa. Ne s’ gaboj ne kampionatin e vitit 2009 “Skenderbeu” ishte i parafundit me 12 pike poshte vendit te trete nga fundi, qe e nxirrte nje kategori me poshte. Dukej si pa shpetim. Por vjen faza e trete dhe i “fitoi” te gjitha ndeshjet e shpetoi, pastaj filloi “ngritja” e doli 3 here kampion. Ka dhe merita te dy presidenteve Gimes e Takajt, por te ndihmuar nga shefi i financave shqiptare. vetem nje fitore e te gjitha humbje i ka ne kupen e kampioneve. Mos u ekzalto. kjo eshte e verteta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?