Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Skrapi” prangos tatimorin në korrupsionin me 600 mijë lekë, 3 inspektorë të tjerë nën hetim
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > “Skrapi” prangos tatimorin në korrupsionin me 600 mijë lekë, 3 inspektorë të tjerë nën hetim
KronikeLajm i fundit cicerr

“Skrapi” prangos tatimorin në korrupsionin me 600 mijë lekë, 3 inspektorë të tjerë nën hetim

anazapta
Published April 17, 2014
Share
SHARE

Inspektori i Hetimit Tatimor në Rajonin e Jugut u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia e Gjirokastrës nën akuzën e korrupsionit. Sektori Kundër Krimit Ekonomik e Financiar njoftoi se realizoi operacionin e koduar “Skrapi”, duke arrestuar në kushtet e flagrancës të dyshuarin Marion Hasanaj, 35 vjeç, banues në Gjirokastër, inspektor tatimor. Kurse në gjendje të lirë u proceduan edhe 3 inspektorë të tjerë të Hetimit Tatimor për Rajonin e Jugut, T. B., F. Sh., e F. Q., ku për arsye hetimi nuk u publikuan të plota identitetet e tyre. Burime zyrtare të policisë sqaruan se zyrtari Marion Hasanaj, është arrestuar në flagrancë gjatë operacionit ku u përdorën edhe metodat speciale të hetimit, duke i marrë shumën prej 60 mijë mijë lekësh pronarit të një firme të skrapit në Gjirokastër, në këmbim të mos vënies gjobë për mungesë të dokumentacionit të firmës. Mësohet se Hasanaj dhe tre kolegët e tij mbaheshin nën vëzhgim pas sinjaleve se shkonin subjekt me subjekt dhe pasi i konstatonin me shkelje të rënda, u kërkonin ryshfete të ndryshme në mënyrë që të mos u vendosnin gjoba që shkonin në dhjetëfish të asaj që u kërkohej për të paguar nën dorë. Policia tha se paratë janë kapur brenda në makinën ku udhëtonin 4 zyrtarët tatimorë të rajonit dhe vetëm pak minuta pasi kishin marrë ryshfetin. Akuzat ndaj tyre janë “korrupsioni pasiv i zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike”. Dosja penale i kaloi ditën e djeshme prokurorisë vendore.

 

anazapta April 17, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • shefi says:
    April 17, 2014 at 11:35 am

    kapni cironkat dhe peshkaqenet vijne verdalle. ky eshte shteti qe na perfaqeson dhe kjo eshte fytyra e vertete e rilindjes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?