Në qytetin e Durrësit është tentuar që të ndërtohet një mininëndetëse me 2 persona në bord, e cila do armatosej vetëm me një silurë. Sipas njërit prej konstruktorëve të saj, mjeti luftarak do të ishte e gjatë rreth 18 metra dhe pasi të eksperimentohej nëndetësja e parë, do të viheshin në prodhim rreth 20 copë, që në rast rrezikshmërie ndaj vendit do të vendoseshin nën ujë në disa pika kyçe të bregdetit tonë. Maketi eksperimental i kësaj lloj nëndetëseje është prodhuar dhe ka dalë i suksesshëm në provat e bëra për lundrim nënujor, brenda basenit të portit të Durrësit, prova që u rezervuan të bëheshin me rastin e 16 tetorit të vitit 1978, ditëlindjes së udhëheqësit komunist të vendit, Enver Hoxhës. Për këtë, mbi maketin e bërë është shënuar dhe numri 70, një urim simbolik për Hoxhën. Duke u nisur nga logjika e udhëheqjes ushtarake të asaj periudhe, pas prishjes me Kinën, po kërkoheshin rrugë të reja për të bërë sa më aktive mbrojtjen e vendit përballë ndonjë agresioni të mundshëm, duke përdorur elemente të luftës mbrojtëse të Vietnamit, përvojë kjo mjaft e propaganduar në atë periudhë.
Buxheti i shtetit ishte i shteruar për rifreskime të kushtueshme të flotës, në situatat e krijuara pas humbjes së aleatit të madh dhe një zgjidhje e tillë ishte në logjiken e prakticitetit në atë periudhë, për të përballuar situata të rënda luftarake me mjete rrethanore. Një nga pjesëtarët e grupit të punës ishte ideatori dhe konstruktori i të parit batiskaf në vendin tonë, Thoma Berberi, që tregon për gazetën “Dita”, rreth këtij projekti me detaje të hollësishme për punën e bërë.
Nisma e prodhimit
Duket ide e guximshme, por që është tentuar jo vetëm të projektohet, por edhe është përfunduar me sukses faza e parë e tij. Ndërtimi i maketit të nëndetëses shqiptare dhe lundrimi nën ujë me rezultat të plotë. Thoma Berberi thotë se sapo kishin mbaruar batiskafin dhe realizuan disa zhytje, madje ai u përdor edhe nga Kinostudio “Shqipëria Sot”, për xhirimin e skenave nënujore të filmit “Ballë për Ballë”. “Si dhe pasi kishim bërë disa prova gravimetrike për zbulimin e pasurive minerale nën ujë, megjithëse me parametra modestë, u pa se ai ishte i aftë të përballonte disa kërkesa shkencore të kohës. Pas kësaj, me ndërhyrjen e Ilir Hoxhës, Ministria e Mbrojtjes më punësoi në një sektor që merrej me kërkime shkencore ushtarake. Në atë periudhë, me sa më kujtohet, ishin të aktivizuar 2 grupe, njëri në Tiranë dhe tjetri në Qytetin Stalin”, rrëfen ai. Me këtë rast e kanë thirrur së bashku me 3 vëllezërit e tj dhe një tjetër shok, me të cilin kishin ndërtuar batiskafin në grupin e Durrësit. “Pasi kaluam këtu, filluam zbatimin e idesë për të ndërtuar maketin e një nendetëseje të përshatshme për brigjet e vendit tonë. Grupi ynë kaloi në varësi të Flotës Ushtarako-Detare me komandant Qamil Podën. Qamili, pasi u njoh me kërkesën time, më pajisi me një leje të posaçme për të hyrë në bazën e nëndetëseve për të njohur më mirë nga afër se si funksiononte ky mjet luftarak që ishte në atë periudhë krenaria e ushtrisë sonë. Aty kam skicuar dhe fotografuar fillimisht, çdo gjë që më dukej interesante, si dhe u njohëm me konceptet e lundrimit të nëndetëseve”, vijon Berberi. Ekipit iu la në Kantierin Detar, me ndërhyrje të Ilir Hoxhës, një repart i veçantë, në të cilin ata filluan të konkretizonin idenë. “Forma që i dhashë, ishte e tillë që të mund të realizohej prodhimi i ardhshëm në përshtatje me teknologjinë prodhuese të uzinave mekanike të vendit tonë. U ideua që të kishte 2 motorë të vegjël diezel dhe 2 elektromotorë të cilët do të vendoseshin në një sektor të saj, që njihet teknikisht si “Këpuca e Nëndetëses”. Pasi të vihej në funksion do të shërbente në afërsi të brigjeve, por që do të kishte si armatim vetëm një silurë. Në atë kohë sapo kishin ardhur motorë me naftë, diesel dhe parashikonim vendosje të motorëve të veturave për lëvizje në sipërfaqe. Në të do të shërbenin 2 persona. Gjatë punës parapërgatitore, kemi pasur konsultime me inxhinierin konstruktor Fatmir Dragu, i cili ishte optimist për këtë realizim”, thotë Thomai.
Armatosja
Fillimisht është menduar që dimensionet e nëndetëses të ishin në përshtatje me gjatësinë e silurës që do të vendosej në të. Fillimisht është menduar që nëndetësja të pajiset me silurë aviacioni, të cilat janë më të shkurtra nga ato të katerave siluruese. Nga kjo gjatësia e sajë do të ishte 16 metra, ndërsa diametri 3 metra. Për vendosjen e silurës së aviacionit ka qenë sugjerimi i Zv/ministrit të Mbrojtjes Nazar Berberi. Duke u nisur nga ideja se silura e aviacionit kishte dimensione më të vogla. Por më vonë u sugjerua që të vendoseshin silura të zakonshme katerash, të cilat ishin më të gjata dhe kjo bëri që të ndërrohen edhe dimensionet e projektit të nëndetëses nga 16, në 18 metra.
Maketi, gati për 16 tetorin
“Maketi u vendos që të ndërtohej paraprakisht për të pasur një siguri në ecurinë e punëve. Këtë e miratoi Ilir Hoxha, i cili ishte edhe Drejtor i Institutit të Kërkimeve Shkencore Ushtarake, (Instituti nr 6). Maketi u ndërtua dhe me të u bënë paraprakisht provat e normalizimit të oksigjenit në gjak, pasi me shkallët e zhytjes rritet edhe azoti në gjak. Ai u ndërtua me parametrat e mjetit origjinal që do të prodhohej. Maketi filloi dhe përfundoi në vitin 1978. Më 14 tetor ai ishte gati. Përurimi i tij u bë me 16 tetor”, rrëfen Berberi. Ishte i gjatë sa 1/10-ta pjesë e nëndetëses origjinale në projekt dhe peshonte 287 kg. Provat me të u realizuan në DAN ( Detashmentin e Anijeve Ndihmëse), në kalatën lindore të portit aktual. Në dispozicion ishin polumbari i vjetër i portit, Spiro Papa, si dhe kishin një anije silurë kapëse. Ajo e mori mjetin dhe e lëshoi në det. Filloi të zhytet dhe të ecë më pas nën sipërfaqen e ujit të detit. Këto momente janë fiksuar nga fotografi i muzeut të Durrësit Agim Kavaja. Thomai kujton se fillimisht e komanduan nga jashtë me veprime të kalkuluara, të cilat dolën sipas programimit. Ajo u komandua për lundrim në sipërfaqe dhe më pas për zhytje nën ujë dhe lundrim. “Nëndetësja” maket ka lundruar në pozicione të ndryshme lundrimi rreth 700 metra në basenin e akuatoriumit të portit.
Nëndetësja përfundon për skrap
Në vitet 80-të, pasi përfundojnë projektet, nëndetësja lihet në një nga sallat e mbyllura të Kantierit, ku ndodhej edhe batiskafi i parë i prodhimit vendas. Mehmet Shehu kishte urdhëruar për të nisur një projekt prodhimi të një skafi të telekomanduar nga bregu, i cili do të nisej drejt anijeve armike me rreth 1 ton tritol. Shumë vite më vonë nëndetësja me gjithë batiskafin, u shitën dhe u shkrinë për skrap.
Edhe ish-Bashkimi Sovjetik prodhoi këtë model
Pothuajse paralelisht prodhimi i nëndetëseve të vogla po nxitej edhe në superfuqinë e kohës, Bashkimin Sovjetik. Në foto po paraqesim një model mininëndetësesh të konstruktuara në BS, në fund të viteve 80-të. Modeli sovjetik ishte konstruktuar për të notuar 50 metra nën ujë, me një limit të përcaktuar distance. Nëndetësja ishte konstruktuar që të drejtohej nga motorë elektrikë dhe në bord kishte bateri argjendi-zinku, që në atë periudhe ishin shumë të rralla (sipas standardeve). Ajo ishte e pajisur me një xhiroskop dhe telekomandohej në distancë. Pajisjet e saj tani mund të gjenden në çdo lloj dyqani elektronik, por në atë periudhë në fund të viteve ’80, ishte një model shumë i avancuar i teknologjisë. Modeli që paraqesim në foto ka zënë vendin e tretë në garat shkencore të shkencëtarëve të rinj të asaj periudhe, ndërsa nëndetësja që ka zënë vendin e parë, në të njëjtën garë shkencore, për fatin e keq nuk është ruajtur.
Edhe Italia i përdori në Luftën e Dytë Botërore
Duke u nisur nga historiku i Luftës së Dytë Botërore, mësohet se mininëndetëset janë përdorur edhe gjatë kësaj periudhe. Sipas historianëve, periudha kur janë siluruar nëndetëset e vogla italiane në Detin e Zi ka qenë data 13 qershor 1942. Ngjarja ka ndodhur në portin e Jaltës. Rreth kësaj ngjarje shkruhet: “13 qershori i vitit 1942 do të ishte edhe një tjetër ditë e zakonshme e Luftës së Dytë Botërore në teatrin e luftës së Detit të Zi, nëse nuk do të ishte një “por”. Pikërisht në këtë ditë vere, dy anije siluruese sovjetike kryen një inkursion të guximshëm në portin e Jaltës, të pushtuar nga gjermanët dhe aleatët e tyre italianë dhe që ata e kishin shndërruar në pikë bazimi marine luftarake/FUD-it. Si rezultat i një breshërie me silurë u dërgua në fund të detit së bashku me komandantin e tyre një nga gjashtë nëndetëset xhuxhe/super të vogla (minisommergibile) të klasit CB, që kishin ardhur nga Italia vetëm disa ditë më parë”. Nëndetëse të vogla janë përdorur edhe nga fuqitë e tjera pjesëmarrëse në Luftën e Dytë Botërore.
Filmi “Ballë për ballë”
Me këtë batiskaf janë realizuar edhe filmimet e para të nënujshme në Shqipëri, si dhe është xhiruar filmi “Ballë për Ballë”, me skenat nënujore të lundrimit të nëndetëseve, në ngjarjet që pasqyrojnë konfliktin e egër të Luftës së Ftohtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, në fillim të viteve 60-të të shekullit të kaluar.
Ç’janë këto budallallëqe që botoni? “Armiqtë” imperialisto-revizionistë të Enver Hal(e)(il) Hoxhës në atë kohë i binin globit mbarë e prapë me nëndetëse bërthamore, ndërsa ky “shkencëtari” Berber Thomai na shet këtu budallallëkun për shkencë. Le po e paraq
Ç’janë këto budallallëqe që botoni? “Armiqtë” imperialisto-revizionistë të Enver Hal(e)(il) Hoxhës në atë kohë i binin globit mbarë e prapë me nëndetëse bërthamore, ndërsa ky “shkencëtari” Berber Thomai na shet këtu budallallëkun për shkencë. Le po e paraqisni edhe sikur e ka ndërtuar ky batiskafin. Vetëm kazanin mund të ndërtonin “novatorët” tanë Heroina të Trapit Socialist, pasi motorët ose i merrnin të gatshme nga “armiqtë” e atdheut tonë “socialist”, që na “kishin” në grikë të pushkës dhe ne i mbanim në grykë të gopit të Nexhmijes, ose kopjonin nëpër rrangall-punishtet tona ngonjë motor triçikli dhe ia vendosnin kazanit, të cilin guxonin ta quanin me emrin e madh batiskaf. Ndërkohë, loloja Sekrekar i Parë i PP Shurrës jargavitej duke parë sesi, sipas mësimeve të tija, këta mjeshtra leshi ndërtonin pajisje që armikut as që i shkonte në mend se mund të realizoheshin. Kanë qenë kohë të lavdishme për analfabetët, hajvanët, maskarenjtë dhe budallenjtë, që, pasi kishin marrë turravrapin nga katundet më të largëta, krekoseshin rrugëve të qyteteve duke komanduar të mençurit.
kjo do te thote se kemi pasur ne ate kohe intelektuale qe punonin per ndertimin e shqiperise,per nje shqiperi me te sigurte me aq sa mundeshin dhe me aq sa kishin ne dore te benin,kurse pluharizmi i saliut,jo vetem qe nuk ncorri asnje model intelektualesh,por edhe ata pleq qe ngelen nga komunizmi i beri qe te arretiseshin neper bote ku e ku te ishte e mundur sa me larg deri ne kanada per te mos u kthyer me kurre,sistemi berishjan me maloket ne krye sollen vetem,vrasje,shkaterrime,vjedhje,tradheti,grabitje pronash,banda mafjozesh,drogat nga te gjitha llojet,perdhunimet,hakmarrjet,etj etj gjera negative,si nuk ncorren nje intelektual keta maloket ne gjithe historine e tyre,pervec tradhetise dhe krimin dhe vjedhjet,sistemi komunist ne shqiperi,sado qe ngeli vetem u mundua me te gjitha forcat te bente dicka per mbrotjen e atdheut,kurse serbi tradhetar sali berisha shiti cdo gje qe shqipetaret e ndertuan me djerse dhe shkaterroje cdo fabrike cdo uzine cdo komonale cdo shkolle cdo ferem cdo spital percau shoqerine shqiptare qe sistemi komunist mezi arriti mbas mijera vjet ta bashkonte,duke hequr hakmarrjen duke hequr metoden je krishter nuk do marresh myslimane dhe anasjelltas,me pak fjale prishi cdo gje qe shqiptaret e ndertuan me aq mund dhe ky qeni i serbit e shkaterroje per 20 vjet,me kete shkaterrim nuk do grejme koke edhe te pakten 100 vjetet e ardhshme,dua nje intelektual qe ncorri sistemi berishjan ose dicka qe ky sistem ndertoi,pervec nga te rrethuar me tela me gjemba nga komunizmi,ky klyshi i hoqi dhe i tha shqiptareve shkoni dhe hani kokat neper bote,ashtu sic po i hame edhe sote e kesaj dite,na rrofshin makinat qe vume me teper,se asgje tjeter nuk u arrit,ne rradhe te pare humbem qetesi absurde qe kishim,kjo eshte dicka qe nuk arrihet me siguria e jetes qe te jetosh pa frike se mos vdesesh nga ndonje plumb apo nga ndonje thike apo nga ndonje grabitje apo nga ndonje ushtar grek serb italian etj.
Po e keni idene se ç’shkruani o gazetare apo jo, mendoni se i gjithe populli shqiptar eshte injorant dhe çdo publikim qe beni e pranojme me goje hapur? Te ndertosh nje nendetse, do te thote te kesh mbrapa shpatullave, nje eksperience industrie te zhvilluar shume vjeçare vjeçare, siç na tregojne dhe realitetet e shteteve qe kane prodhuar nendetse. Ju mendoni se ne do ndertonim nendetse dhe do ti perballonim “armiqve” si Amerikane, Angleze, Ruse e keshtu me rradhe? Ne ato vite, imperialistet, (siç i quanim ne ne ate kohe) benin gara se kush eksploronte me shume hapesiren, ndersa ne kerkonim te benim dhe nendetsen e pare. Po çentralin berthamor, kur do ta nxirni qe e kishim gati, por e mbanim sekret, te prodhuar me forcat tona dhe me pune vullnetare?
“Shkencaret” e shqipos ne ate kohe kan bere edhe traktorin e pare qe punoj vetem disa minuta!!!
Hoxhes ne ate kohe ishin thartuar trute