Një ditë më parë, nga Peshkopia, ku zhvilloi një takim me mbështetësit, kryeministri Berisha akuzoi Ramën për “kërcënim ndaj drejtoreshës së një shkolle të mesme në Tiranë”. Dy mesazhet që kryesocialisti Rama i ka dërguar drejtoreshës së gjimnazit “Ismail Qemali”, Vojsava Thanasi nuk jane mesazhe kercenuese. Mesazhin e parë, ai e ka dërguar të enjten në mesditë, pas një telefonate që zgjati mbi 5-6 minuta, ku shprehet se abuzimi me detyrën do të ndëshkohet pas 23 qershorit. Ndërsa mesazhin e dytë, Rama e ka dërguar dje, pas deklaratës së kryeministrit në Dibër.
Mesazhi i parë
Me shumë keqardhje konstatova se Ju mungon edhe etika, përveç paanshmërisë. Ju siguroj drejtoreshe se çdo shkelje e lirive dhe të drejtave kushtetuese ne do ta bëjmë publike me dëshmitarë okularë në çdo institucion të përfshirë në fushatë dhe presionin psikologjik mbi votuesit e parë do ta trajtojmë me të gjithë forcën e ligjit! Punë të mbarë dhe uroj me gjithë zemër t’i shërbeni ligjit, jo shkelësve të ligjit!
Mesazhi i dytë
E nderuar zonjë! Mësova nga Kryeministri se e paskeni lajmëruar partinë për bisedën që patëm bashkë dhe kjo nuk më habit asfare, sepse nëna e nxënëses së shkollës suaj, që qante me lot për presionin politik ndaj vajzës, ma bëri shumë të qartë që ju i shërbeni partisë, jo komunitetit. Por, çka më shtyn t’ju shkruaj është fakti që sipas Kryeministrit, unë ju paskam kërcënuar, ndërkohë që jo, e nderuar drejtoreshë, unë ju kam bërë me dije vullnetin tim për të hapur një proces publik dhe ligjor kundër politizimit të shkollës, menjëherë pas 23 qershorit! Prandaj apeli im për ju dhe të gjithë kolegët tuaj është: Lërini rehat nxënësit dhe mësuesit që nuk duan të përfshihen në fushatën e partisë suaj dhe mos bëni fushatë në shkollë. Punë të mbarë!
jua them une ju e ka kercenu popo e ka kercenu ne do bajm komision parlamentar popo asht akt i rand ,,,,,,
kur ta ngresh komisionin hetimor parlamentare per kete ceshtjen e dretoreshes i thoje atij te veshit te vije e te na haje leshin.po qenke boll i trash mo robe,duket se ke fillu te rrjedhesh tani tani ne pleqeri prandaj hap krahun dhe lere rinine te vazhdoj rrugen.
Sale, ene kët drejtoreshën e shkollës kimi me e mor partizone. Osht e fort ene për spiunllik. Tyrqeta pri Lomit.
Mortja qe se ha derejtoreshen qe ben politike ne shkolle. Turp te kesh moj vegel servile qe pret te te hedhin ndonje kocke Sali Berisha. Po nuk ke faj ti moj jo por ka faj ai krimineli qe ka futur drejtore shkollash lloj lloj mbeturinash pa tru ne koke si puna juaj.
Jane 2 mesazhe qytetare te Edi Rames qe denoncojne kete abuzim absurd me nxenesit e shkollave kjo eshte shkelje e lirive kushtetuese e lirise se votes. Cfare drejtoreshe je ti qe politizon shkollen? Nese je militante partie shko ke PD-ja mor rri te drejtosh nje institucion te dijes sic eshte shkolla qe ska lidhjefare me partite politke. Ky fenomen eshte denoncuar vazhdimisht nga “Fiks Fare” dhe mbas 23 qershorit duhet te zhduket si fenomen dhe njerez te tille militante partie sduhet te drejtojne asnje shkolle ne Republike.
Kjo eshte fryma e abuzimit e ndasise mes njerezve e ne institucione qe ka futur Saliu keto 8 vjet qe ka drejtuar vendin.
Votoni serish per Saliun o ju “demokrate” se me thelle ne batak do ta zhysni kete shqiperine tone
Mbas komisionit te “VESHIT” ma mer mendja tani e ka radhen te ngrihet Komisioni i “LESHIT”