Burime anonime raportojnë se nuk ka përfunduar mirë sulmi-rrufe i drejtuar në Barawe (Somali) nga forcat speciale amerikane. Objektivi ishte një nga liderët e grupit somalez aleat me Al-Kaedën, i konsideruar mendja e atentatit të “WestGate” (Nairobi), Abu Diyad. Është kapur ndërkohë në Libi ideatori i bombave të Al Kaedës në Kenia dhe Tanzani
Forcat speciale amerikane u lëshuan në një sulm të shpejtë gjatë mesnatës të së shtunës me synimin për të kapur atë që dyshohet si përgjegjësi kryesor i atentatit kundër qendrës tregtare “Westgate” në Kenia, më 21 shtator.
Sipas “Reuters” ai është Abu Diyad, një prej liderëve të grupit Shabaab (aleati më i fuqishëm i Al Kaedës në Afrikë) si dhe një nga figurat historike të terrorizmit afrikan, i cili ka ardhur nga Kaukazi për të vazhduar betejat e tij.
Zëdhënësi i Pentagonit, George Little, konfirmoi se personeli i ushtrisë amerikane u përfshi në një operacion anti-terrorizëm kundër grupit Shabaab në Somali, por nuk ofroi detaje të tjera. Operacioni-rrufe u udhëhoq nga anëtarët e “Seal Team Six”, e njëjta njësi që vrau Osama Bin Laden në Pakistan, në vitin 2011. Ekipi Seal (i formuar nga fjalët Det, Tokë, Ajër) notoi afër bregut të një qyteti në jug të Somalisë dhe sumoi me shpejtësi një bazë të Shabaab. Në këtë rast, skudra ndeshi në një rezistencë të ashpër dhe pas 15-20 minutash përleshjesh me armë zjarri, drejtuesi i skuadriljes amerikane rillogariti situatën vendosi të ndërpriste misionin dhe të largohej nga zona. Kështu, grupi i vogël i forcave speciale u largua pa humbur asnjë pjesëtar, por edhe pa e kapur apo vrarë ndonjë nga terroristët.
“Seal Team Six” është përgjegjëse për aktivitetet anti-terroriste në rajonin juglindor të Afrikës. Objektivi i sulmit këtë herë ishte një vilë buzë detit, përballë qytetit somalez Baraëe, një nga qendrat strategjike ku stërviten elementë të huaj. Pas atyre mureve, të mbrojtur me njerëz të armatosur, janë krerët e celulave, figura kyçe në lidhje me njësi të tjera të vendosura në Pakistan.
Pak orë pas operacionit në Somali, sulmi i dytë në Tripoli të Libisë përfundoi me një rezultat pozitiv për forcat speciale amerikane. Forcat Delta kapën të gjallë, udhëheqësin libian të Al-Kaedës, Nazih Abdul-Hamed Nabih al-Ruqai, i cili në vitin 1998 kishte bashkëpunuar në organizimin e sulmeve kundër ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani, ku u vranë më shumë se 220 vetë.
Këto lloj ndërhyrjesh janë shumë të rrezikshme. Gjatë administratës Bush objektivat goditeshin me raketa “Tomahawk” dhe nga aeroplanë dhe helikopterë. Por është vullneti i Obamës që të kufizojë në maksimum viktimat civile.
Katër vjet më parë, në sulmin e fundit të këtij lloji, gjithmonë në Somali u eliminua Saleh Ali Saleh Nabhan, një prej elementëve kryesorë të terrorizmit në këtë zonë të Afrikës.
Nga ana tjetër, burimet e Shabaab kanë akuzuar Turqinë dhe Anglinë, por Londra e Ankaraja i përgënjeshtruan akuzat, të njëjtën gjë ka bërë ehde NATO-ja.
Një zëdhënës i terroristëve është shprehur: “Armiqtë e Allahut erdhën nga deti me helikopterë dhe tentuan të kapnin në befasi komandantët muxhahedinë me një sulm në orët e vona të natës, por tashmë atyre iu është dhënë mësimi: ata dështuan”./D.Gjuzi
SA TE TRASHE JANE KETA.KUJTOJNE SE JA TREGUAN QEFIN AMERIKES.AMERIKA DO ME KAP KOMANDANTET TE GJALLE PA VRA ASNJI SE KESHTU DO OBAMA ME BE POLITIKE ME MYSLYMANET E VET NE AMERIKE KETA TRAPAT NE AFRIKE KUJTOJNE SE NUK KA CI BO AMERIKA.1 RAKETE I KISHTE FSHI SI LAGJE PER 1 SEK I KISHTE BO PLUHUR KETA HAPEN BYTHESH NE INTERNET.THOJINI RROFSH OBAMES DHE BONI HALLVE DHE IKNI NE SHPI TE KALAMOJTE SE TERRORRIZMI DO SHKOLLE O KAQOLA
Po rri o cope tutkuni shqiptar – se s’ka nevoje kush per mendjen tende ne gjeopolitiken globale
Ku i merrni keto lajme me tituj bombastik, ju jeni gazeta dita apo “nata muslimane”.
Aksioni ishte mjaft i sukseshem dhe jo deshtim, o deshtak perkthyes musliman.
Pa hyrë në hollësi taktike sepse lajmi nuk jep të tilla ,ushtarakisht mund te them se luftime qe té perfundojne gjithnje me fitore nuk mund të kete. Dikush humbet nga te dyja palët. Njera më shumé e tjetra me pak por sidoqofte te dyja pësojne demtime ne njerez,në aspektin psikologjik etj. Me sa kuptoj ne ketë rast forcat e operaciòneve speciale ne ajer ,det e tokë kane humbur befasine dhe jane terhequr. Terroristet duhet te kene pêsuar humbje ne vilen ku ishin(nga goditjet me arme reaktive) por zakonisht e fshehin këtë gjè. Sidoqofte “seal” ,në nje kuader me te gjere(përfshi veprimet ne libi) ushtarakisht ja kane arritur qellimit . Politikisht jane demtuar per shkak te operimit ne nje territor ku do te konsiderohen armiq te allahut. Ky lloj armiku nga bota myslimane do te perkthehet në antiamerikanizem etj.
sakte