Gazeta DITA ka publikuar sot sondazhin e tretë të përmuajshëm në 11 minibashkitë e Tiranës, të zhvilluar në terren në periudhën 17-21 janar. DITA raporton se 1500 pyetësorët e kampionit u plotësuan në mënyrë anonime nga të anketuarit e përzgjedhur në mënyrë krejt të rastësishme në banesat e çdo minibashkie – pas plotësimit të pyetësorit, i anketuari e paloste atë dhe e fuste vetë në një kuti plastmasi të tejdukshme, të ngjashme me kutitë e votimit. Kështu është ruajtur fshehtësia e votes, në mënyrë të ngjashme me votimin real. Pra, të anketuarve u janë krijuar kushtet që t’i shprehin preferencat për partitë, pa patur frikë nga dekonspirimi i votës.
Në këtë sondazh të fundit bie në sy se ka rënë ndjeshëm numri i të pavendosurve, krahasuar me sondazhin e parë të DITA-s, të zhvilluar në nëntor (nga 7.9% në 4.3%).
PS-ja është ngjitur në kuotën 40.1%, nga 35.2% që ishte në nëntor. Pra, kur kanë mbetur 4.3% votues të pavendosur, PS-ja i është afruar rezultatit që kapi në Bashkinë e Tiranës në vitin 2011 -– është vetëm 1.4 pikë përqindje larg tij.
PD-ja ka arritur në nivelin 31.1%, nga 30.5% që ishte në nëntor, ose vetëm 0.2 pikë përqindje larg rezultatit të 2011-ës në Bashkinë e Tiranës.
LSI-ja ka zbritur në kuotën 6%, nga 6.8% që ishte në nëntor, ose 3.5 pikë përqindje larg rezultatit që kapi në 2011-ën në Bashkinë e Tiranës.
AK-ja ka arritur në kuotën 8.9%, nga 8.2% që ishte në nëntor, dhe FRD-ja ka arritur në kuotën 6.1%, nga 5.1% që ishte në nëntor. Këto dy parti të reja duket se kanë thithur kryesisht votat e partive të tjera të vogla, të cilat kanë aktualisht kuota shumë më të ulta se dy vjet më parë.
Mbetet të shihet se ku do të shkojnë votat e “Partisë së të Pavendosurve” – ata përbëjnë 4.3% të votuesve kryeqytetas që janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhje. Bëhet fjalë për rreth 11 mijë vota…
Si sondazh eshte realist, dmth i besueshem sepse votat koincidojne ne shpirt te majte dhe te djathte… praktikisht mund ta perkthejme keshtu:
PS+, 44% 14 mandate
PD+ 38% 12 mandate
LSI 7% 2 mandate
AK 6% 2 mandate
FRD 5% 2 mandate
Mos i jepni keto sondazhe,se dehen shpejt ata te PS,dhe i lene pas dore detyrat per mbrojtjen e votes.Ose-ose ,kush e di Sala,mendon ndonje djallezi tjeter,per te vjedhur mandatet”sipas ligjit”sic thone ata.
Sipas meje perseri kemi per ta pase Sali Berishen ne krye se votat e LSI AK dhe FRD Kane me u ba bashke dhe dalin 18 me 14 per te djathten.!
Sondazhet e tiranes nxjerrin ne krye PS sepse tirana jane me kuc e me mac kamunista. Andej nga fshati i Mulit , andej nga Bonxhorno andej nga Tropoja etj PS merr 0.000%.
Sala ka vendose me importue 25000 kosovare ne katundin e Mulit, 15000 dibrane tetovas gostivarli ne Diber. Athere sondazhi juaj del pa breke o sondazhrrenes