Sot festohet Dita e Verës. Festa tradicionale prej shekujsh, por me vendim qeverie edhe festë zyrtare që prej kohës kur ishte në pushtet Nano, duket se nuk do të ketë gjallërinë e përvitshme, për shkak të motit të pavaforshëm. Aktivitete të ndryshme janë parashikuar nga Bashkia e Tiranës dhe ajo e Elbasanit, ku Festa e Verës ka kryeqendrën e saj çdo 13 mars. Në Elbasan, qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin kryesor që në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 11:00, festimeve të qytetarëve elbasanas pritet t’u bashkohet kryetari i PS-së, Edi Rama.
Ndërkohë, kryeministri Berisha nuk do të festojë, pasi është nisur sot drejt Brukselit. Ai ka postuar një urim në Facebook me rastin e ditës së verës, duke sjellë edhe kujtime të fëmijërisë në lidhje me këtë ditë.
“Të dashur miq, sot ne festojmë Ditën e Verës, festën tonë më të lashtë. Para nisjes për në Bruksel, ju uroj se pari qytetarëve të Elbasanit, kryeqytetit të festës dhe mbarë qytetarëve shqiptarë, Gëzuar Ditën e Verës, festën e luleve, lulëzimit, shpresës, gëzimit, haresë që sjell pranvera. Uroj shëndet, lumturi mbarësi dhe suksese për të gjithë! sb
Një rrëfenjëz: Dita ime e Verës në Paris!
Në fëmijëri ne e festonim shume Ditën e Verës. Për një javë rresht me moshatarët e mi mblidhnim dëllinja dhe shkurre, ngrinim një mullar sa me të larte me to dhe më datë 6 prill (Dita e Verës në Tropojë) në darkë ndiznim zjarrin gjigant, vraponim nëpër tymin të tij dhe më vonë, kur na e mbante, edhe mbi prushin e tij. Gjella tradicionale e shijshme e asaj nate gatuhej me këmbët e pastërmasë që thaheshin gjatë dimrit dhe ruheshin vetëm për atë darkë. Një ditë, 34 vjet më parë në Paris, tek prisja autobusin, befas profesori me të cilin punoja ndali makinën dhe më ftoi te shkonim direkt për drekë në shtëpi. E shoqja, ndonëse e panjoftuar, na priti më shumë njerëzi. Shtroi drekën dhe rastisi që kishte gatuar këmbë pastërmaje, kuptova se i serviri pak e sikletosur, por kur unë i tregova se këmbët e pastërmasë ishin gjella më e nderuar në festën tonë më të lashtë ajo nuk e përmbajti gëzimin. Kjo ishte dita ime e Verës në korrikun e vitit 1979 në Paris. Gëzuar! Sb”, shkruan Berisha.
Po kujt ju be vone si e ke kaluar diten e veres ti or trap.Ky ka lajthitur ka filluar me perralla.Po na trego me mire per nene,babe,motra vellezer,vjerr,vjerre,baxhanake etj-ke 20 vjet qe na prrallis per dite,e vetem per njerezit e tu nuk flet..Fol or sal ta dime kush je e nga na vjen,se ku je duke shkuar e dime…