Disa ditë më parë, administratori Sahit Dollapi në emër të CEZ Shpërndarje u ka bërë një apel që skadon sot (7 gusht) institucioneve debitore dhe ujësjellësave që të paguajnë energjinë që i detyrohen. Sipas CEZ, nëse debitorët nuk paguajnë, energjia për ta do të ndërpritet pas datës 7 gusht. “Afati i pagesës është deri të mërkurën. Pas datës 7 gusht do të ndërpritet energjia elektrike për të gjitha institucionet debitore dhe shoqëritë e ujësjellësave”, thuhet në deklaratën e kompanisë ÇEZ Shpërndarje.
ERE po merr kthesën?
Përpjekjet e fundit të z.Dollapi për t’u larguar “me nder” nga detyra që i ngarkoi bordi i ERE-s? Apo përpjekjet në vazhdim të Qeverisë Berisha, tashmë në ikje, për të inskenuar pakënaqësi në publik përpara se qeveria e re të fillojë punën e vet?
Bën përshtypje fakti që z.Dollapi ka vijuar me një sërë “aksionesh” për ndërprerjen e energjisë elektrike, si një kundërpërgjigje ndaj një propozimi të një anëtari të bordit të ERE-s për largimin e tij.
Tani që ERE,e gjitha apo pjesërisht, po “merr kthesën” për të larguar përgjegjësitë nga vetja, edhe z.Dollapi ka ndryshuar strategji komunikimi me publikun. Të gjitha këto veprime ai nuk i ndërmori asnjëherë përpara zgjedhjeve.
Pas emërimit të z.Dollapi strukturat e shoqërisë u mbushën me militantë të PD. U investuan burimet monetare dhe ato njerëzore të shoqërisë ne fushatën e PD-së njëlloj si të gjithë drejtuesit e institucioneve nën qeverisjen e Berishës.
Vendimi i gjykatës
Më 16 Nëntor 2012, kur CEZ Shpërndarje mori vendimin për të ndërprerë ujësjellësat sipas kontratës së furnizimit të miratuar prej ERE-s, me urdhrin verbal te Berishes (npm telefonit), vete ERE filloi proçesin per heqjen e liçensës shoqërisë CEZ. Madje më tej, Policia e Shtetit lëshoi urdhra arresti për punonjesit e shoqërisë në fjalë. Këto veprime u pasuan nga protesta paqësore të punonjësve nën drejtimin e Sindikatës.
Në ditë pushimi, dt 17.11.2012 gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mori masën e sigurisë me qëllim mos lejimin e Shoqërisë të bëjë ndërprerjen e energjisë institucioneve shtetërore. Sipas këtij vendimi është vendosur ndalimi i shkëputjes së energjisë elektrike ndaj cdo autoriteti publik, insitucioneve dhe sherbimeve në pritje të një marrëveshje perfundimtare dhe ligjore të mosmarrëveshjeve mes palëve përmes zgjidhjes miqësore apo arbitrazhit, me një penalitet prej 100 000 000 lekë/orë për çdo ndërprerje të energjisë. Ky vendim është apeluar nga Shoqëria CEZ nën administrimin e mëparshëm, por në dijeninë tonë është ende në fuqi. Me sa duket, përvec dëmeve të tjera të shkaktuara (deklarimi i investimeve që nuk janë bërë, deformimi i realitetit të treguesve, ulja e arkëtimeve, blerja e makinave për qejfet e drejtuesve, ekskursionet brenda dhe jashtë vendit nën pretekstet e punës, ndërrimi i kabllove të bakrit me ato të aluminit, etj si këto), administratori Dollapi synon që shoqëria të ngarkohet me fatura të tjera financiare (gjoba) për arsye të ndërprerjeve në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës, që mund të shkojnë me miliona Euro.
Ndonjë “rilindas” në “dollapin e Sahitit
Çfarë fshihet pas kësaj nisme tjetër të Dollapit në kundërshtim me ligjin dhe Vendimet e Gjykatës dhe nën “autoritetin” e jashtëligjshëm të administratorit të dhënë prej ERE-s në 21 Janar 2013? Çfarëdo dhe sido që të jete skenari, këto veprime me dy standarte të qeveritarëve dhe autoriteteve rregullatore nuk mund të anashkalohen kaq lehtë.
As “aleancat” e tyre të reja me ndonjë deputet të sapofutur në Parlamentin e ri që viziton zyrat e z.Dollapi kohët e fundit nuk mund të bëhen shkaq për të anashkaluar abuzimet dhe militantizmin partiak në CEZ. Si edhe drejtorë të tjerë të Berishës, Dollapi po përdor fondet e shoqërisë që drejton për të blerë qëndrimin e tij në atë post. Pagesa të menjëhershme janë kryer kohët e fundit për ndonjë deputet të ardhur nga fusha e biznesit dhe emrat e këtyre klientëve të rinj e të papritur përdoren nga Dollapi për të shpërndarë kumtin e paprekshmërisë dhe vijimësisë, duke dëmtuar kështu që në fillim pritshmëritë që publiku ka ndaj mazhorancës së re.
Dollapi, 90 milionë euro tender (!)
Një super-tender pak kohë përpara se të largohet nga drejtimi i CEZ-it. Fjala është për një blerje energjie elektrike për 90 milionë euro, nga administratori i kompanisë së shpërndarjes së energjisë Sahit Dollapi; një blerje që siç njoftoi shtypi i djeshëm, do të bëhet për gjithë vitin 2014. Ky prokurim për blerjen e 1.3 milion megavat energji do të mbyllet brenda shtatorit, kohë kur pritet të krijohet qeveria e re. Ofertat do të paraqiten deri më 10 shtator, kurse fituesi do të shpallet më 15 shtator. Ndryshimi i kreut të CEZ varet nga ERE, enti që pritet të ndryshojë përbërje nga Kuvendi i ri. Deri atëherë, Dollapi ka kohë për të kryer blerjen.
Dollapi ka filluar te permendi shume kohet e fundit qe eshte mik me Kokedhimen dhe nuk e luan njeri nga vendi. Para se kompanine ta mernin ceket (para 2009) Dollapi i ngordhi bizneset e Koedhimes me gjoba fiktive tani e ka bere mik.
Ore Dollap!Ke ke emeruar ne Korce Drejtor te CEZ-it? Mesuesin e fillores? Po yt ate ta la CEZ-in ne paje o militant i Sali Gerdecit.Fundi yt profesional qe merr roge 4.5 miljon ne muaj te mberriti dhe do te mbetesh ai qe ngre skelat e mitingjeve te Sali Gerdecit o i paafte qe e zhyte cez-IN ne borxhe .Si del fytyra jote ne tv o humbes e injorant e i paafte
Sahit Dollapi me te gjithe te paaftet e ti te vetmen zgjidhje kane…te varen ne litar.Muajt e ardhshen do te merrni vesh se sa eshte gropa ekonomike qe do lere Sahiti me gjithe hajdutet e tij.Gjendja eshte e frikshme me informacionin qe do dale muajt qe vijojne.
Ky legen me paturpesi vazhdon te shpartalloje financat e shqiptareve. Ky hajdut i pafytyre i terrorizoi shqiptaret – QYTETARET ne mes te TIRANES – duke ju rrasur oforfe e mbifaturime ne shuma te majme, per te mbledhur HARAÇET per Sali Berishen, per t’ja mbush arken me pare per fushate. Ky legen do plumbin kokes, se ka marre mallkime e rrenkime nga mijera shpirtra njerezish. Ky hale ti pret ujin e dritat ne menyre arbitrare, edhe kur ti ke te drejte per te mos paguar mbifaturimet dhe aforfete, per sa kohe faturistet (nje pjese e mire e te cileve jane marre ne pune si militatnte te Sal gerdalles) duhet te lexojne matesit dhe t’ju referohen atyre. Ky bajge shkaterroi UKT dhe tani po shkaterron edhe CEZ; i ka mbushur gjithe maloke e shpellare nga verrat e arushes se malesise….me te cilet duhet perkthyes per te biseduar se nuk kane haber nga shqipja letrare.
Sait Dollapi, ky bajge e qelbur duhet hetuar dhe futur brenda per KORRUPSION – minimumi me te cilin nje hale si Dollapi duhet te perballet….nese s’e ha plumbin kokes perpara se te dale ne gjyq!!!
Po pse more ja fusni kot,clidhje ka ketu qeveria Saliu apo drejtuesi i CEZ,nqs keto kompani nuk kane bere pagesen atehere patjeter tju behet nderpreja,se po te ishin individe nuk do kish ndonje ti ndihmonte keto por do ju priteshin dritat.Ok,jam dakord se disa sektore jane te rendesishem si ai i ujesjellesit se njerzit duan uje por le te urdheroje gjykata qeverine qe te beje pagesen per ujesjellsin dhe te rikonstruktoje ket institucion se keshtu nuk po funksionon,gjithmone jane po te njetit debitore sepse dhe ujesjellsi do jua nderpriste ujin atyre qe nuk kane paguar parate keshtu qe behuni me realiste sidomos ti qe paske shkruajtur kete artikull.