Aleanca Kuqezi dënon deklaratat e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe Logoraq Karamelos, të cilët sipas saj janë së bashku me Spiro Kserën themeluesit e financuesit e hapjes së degës së “Agimit të Artë” në Shqipëri. Në një deklaratë të saj, AK thotë se Dule reagon vetëm kur preken interesat e Agimit të Artë dhe nuk “bën zë” për veprime si heqja e pensioneve minoritarëve grekë.
“Vangjel Dule kërkon të fshehë me deklarata farsë dhe kërkime kockash në Korçë krimet që po kryhen ndaj emigrantëve shqiptarë sot e 23 vite me radhë. Pse nuk flet Vangjel Dule për pensionet, që qeveria greke i ka hequr minoritarëve nga Athina zyrtare? Vangjel Dule në çdo hap të tijin nuk vepron pa u konsultuar me “Agimin e Artë” me drejtuesit e të cilëve është në kontakt sistematik dhe të përditshëm. Kërkimi i eshtrave të ushtarëve grekë në qendër të Korçës, ku vetëm luftime nga ushtria pushtuese greke nuk ka pasur tregon pabesinë e vasalit të Athinës, i cili kërkon të destabilizojë kombin shqiptar duke zbatuar porositë e “Agimit të Artë”, thuhet në deklaratë.
Aleanca Kuq e Zi thotë se edhe nëse vetë Dule do t’i kërkojë eshtrat e ushtarëve grekë, nuk do të gjejë gjë, sepse “ata janë ushtarët imagjinarë të “Agimit të Artë” dhe që ky shtetas ka marrë përsipër t’i përfaqësojë në Shqipëri së bashku më Spiro Kserën dhe Theofan Kaliviotin. Aleanca Kuq e Zi denoncon dhe dënon ashpër çdo marrëveshje të fshehtë të qeverisë shqiptare me atë greke për provokime të tilla që ndjellin pikërisht atë urrejtje etnike, që një parti si “Omonia”, nëndegë e “Agimit të Artë” kryen prej vitesh të tëra. Shteti shqiptar duhet të ndalojë çdo kërkim imagjinar të Vangjel Dules dhe ushtarëve të “Agimit të Artë”, që paguhen me paratë e taksa-paguesve shqiptarë”, thuhet në deklaratën e AK.
Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)
29. 05. 2010 nga Vëzhguesi
Me ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s’ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.
Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.
Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).
Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
(vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)
Blendi Fevziu (KORANI)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Remzi Lani (HOLTA)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
Sokol Olldashi (TRENDAFILI)
(* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)