Një pjesë e mirë e anëtarëve të Aleancës Kuqezi në qarkun e Fierit do të largohen drejt LSI-së. Gazeta “Shekulli” shkruan sot se të kontaktuar me telefon, një pjesë e konsiderueshme e sekretarëve dhe nënsekretarëve të AK-së në qarkun e Fierit pohojnë se tashmë janë larguar në mënyrë demonstrative nga kjo parti. “Një nga arsyet kryesore, sipas tyre, lidhet me ish-ministrin dhe deputetin e pavarur Dritan Prifti, i cili prej disa ditësh është shfaqur në Fier dhe me një pjesë të përkrahësve të AK-së në këtë qark po i imponohet anëtarësisë dhe degës si kandidaturë e parë në listën e kësaj force në qarkun e Fierit. Të ndarë në dy kampe anëtarët dhe strukturat e AK-së në Fier dhe Lushnjë, i kanë formuluar kreut të AK-së Kreshnik Spahiut nga një peticion për listën e kandidaturave për deputetë në qarkun e Fierit. Të parët që kanë reaguar kanë qenë ditë më parë disa përkrahës dhe mbështetës të Sekretarit të Përgjithshëm, Myslim Pashaj, ku nëpërmjet një përfaqësie të ardhur në Tiranë i janë drejtuar kryetarit të AK-së, Spahiu, për një takim me qëllim që t’i propozojnë kandidaturën e z. Pashaj për numrin një në listën e këtij subjekti në qarkun e Fierit. Kësaj përfaqësie, jo vetëm që nuk iu dëgjua peticioni i sjellë nga disa degë të këtij qarku, por bëhet me dije se, kryetari i AK-së as që nuk ka denjuar t’i presë në zyrën e tij. Për këtë arsye mbështetës dhe një pjesë e mirë e Sekretariatit të AK-së dhe disa figura dhe intelektualë të kësaj partie, kanë deklaruar dje se do të largohen nga kjo parti për t’u bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit. Pjesa e dytë e anëtarësisë së degës së AK-së në Fier, të cilët sipas drejtuesve të kësaj dege janë të pakët në numër, i kanë dërguar një peticion dorazi Kryetarit të AK-së, Kreshnik Spahiu, ku i kërkojnë që të vendosë të parin në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, Dritan Priftin dhe jo Myslim Pashajn. Peticioni, sipas burimeve nga dega e AK në Fier, është diktuar nga vet Dritan Prifti, me urdhër të vet Kryetarit të AK-së, që të justifikohej në Sekretariat me një shkresë nga baza dhe që kandidatura e Priftit të bëhej më e besueshme. I kontaktuar nëpërmjet telefonit dhe i pyetur se sa dijeni kishte për shkëputjen e gjysmës së degës së Fierit, largimit të anëtarëve nga AKja, për shkak se kreu i partisë Kreshnik Spahiu do të kandidojë në qarkun e Fierit ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti, Sekretari i Përgjithshëm Myslim Pashaj deklaroi se: “Jam në djeni të një peticioni nga anëtarët dhe drejtuesit e qarkut të Fierit. Ata i kanë drejtuar një peticion jo verbal, gojor kryetarit të AK-së, Kreshnik Spahiu që të kandidojë në listat e deputetëve për këtë qark për Aleancën Kuq e Zi, ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti. Unë nuk jam i interesuar për të qenë pjesë e asnjë liste kandidatësh për deputetë dhe nuk kam kërkuar një gjë të tillë nga Kreshnik Spahiu. Jam në dijeni të largimit të disa prej anëtarëve të AK-së dega qarku Fier, por ata tashmë janë blerë nga LSI-ja, do të kalojnë të gjithë tek LSI-a”, citohet Pashaj në gazetën “Shekulli”.
Sa keq qe ju vjen per Myslym Pashajn! Perhere kur sulmohet e denigrohet AK-ja,nga taborret e Rama-Metes, sikur shprehet nje lloj keqardhejeje per Myslym Pashajn,qe na e paska mashtruar Kreshnik Spahiu!
Ne fakt ,kjo “keqardhje” eshte fallco, eshte maraz se pse “toni” M.Pashaj,nuk u bashkua me ne!
Edhe pasi del z.Pashaj ne media dhe deklaron publikisht se eshte ne krah te Spahiut,prapeseprape entuziastet e aleances se qelbesirave shprehin “keqardhje” per te …
Ne fakt,kjo eshte fyerje per prof.Pashajn ,sepse, ai nuk eshte i vogel,nuk eshte femije,nuk eshte as i mete,qe te genjehet nga dikush tjeter,qofte edhe Spahiu ky.
Por,keta mashtrues te opinionit publik ,perseri kembengulin se prof.Pashajn e kane genjyer ,duke kembengulur keshtu ne fyerjen ndaj ketij zoterie.
Cfare rrufjanesh…
Ore Zar i sales Mos bej GERR GERR aty. Ta dish qe ti dhe saliu do shkoni per lesh ne qershor
@Robespieri – Saliu vjedh e vret dhe “ju” e adhuroni si Sulltan, krese keta te tjeret na i quani rrufjane, se godasin ndonje gurusht poshte brezit.
Keni probleme me ndergjegjen si militante te droguar…sinqerisht.
Prof. M.Pashaj Hyri ne Histori si ATDHETAR! Denoncoi Aktin e Tradhetis se Qeverise Berisha per shitjen e Hapsires Detare (344 km.katror ne Detin Jon). Ishte PS qe e coi ne Gjykaten Kushtetuese kete Denoncim. Vendimi KM. u ANULLUA!!! Spahiu i famshem ishte N/Kryetar i KLD.(?!) Shpreh keqardhjen qe Prof.PASHAJ i u bashkua AKZ (?!) Sepse sic doli:”Ishte si vrapi i KRICIT” ky kryetar Spathiu!
E tmerrshme sesi mund te kandidoje per deputet ky njeriu me mashtrus ne poltiken shqiptare
Mori fund edhe AK-ja. Ne fillim po dukej sikur Kreshniku po bente dicka me vlere po tani qe e nxori koken e vertete ne publik te gjithe e pane se kush ishte,madje edhe vet mbeshtetesit e tij po i ikin te gjithe tani
Hahahaha kjo politike qe ndjekin keta ta shpif…pacavure e tera
Ja dhe AK duke mbledhur te indinjuarit e te tjereve dhe duke indinjuar te vetet…Tipike politike interesash personale.
Kryetari i AK vete firmos e vete vulos, me urdhra direkte i vendos kandidatet, nuk pyet askend , a thua e ka partine prone te tijen.
Dolen ne shesh dhe interesat e verteta te Kreshnik Spahiut qe me aq shume entuziazem i mblodhi te rinjt pas vetes me kauzen kombetare.
Iku dhe deshtaku i fundit, mori fund dhe Kreshniku, pseudopatrioti…
Kjo eshte AK dhe fytyra e vertet e Kreshnik sorres.
Po ku pyet Kryetari i AK per kryesi apo sekretariat partia, ai mendon qe eshte ne kohen e sulltanint vete shkop e vete zot…Por nuk eshte kjo demokracia Keshnik djali.
E gjeti nje vend edhe Prifti tek AK. Ja politika e felliqur e Kreshnikut
Kreshniku i largoi te gjithe mbeshtetesit e tije te denje dhe tani nuk di se ke te mbledhe.E ka shenderruar partine ne nje biznes ku flitet per 100 mije euro, sikur te jene nje fjale goje.
Keto jane grahmat e fundit te nje partie qe u shua ende pa u nisur ne rrugen e eger te politikes shqiptare.ky duhet te sherbeje si nej mesim per Kreshnikun se nuk mund te behesh pasha menjehere.
vazhdoi nik sorra me bemat e veta duke marre e duke kandiduar dirtan priftin nje figure politike te djegur ne krye te qarkut te fierit,ku[ptohet qe 0 vota do marri atje
kreshnik spahiu e beri te ditur se jo vetem dritan priftin por dhe deputeteve te tjere u ka kerkuar leke dhe me paturpesine me te madhe tha me keto para do bejme fushate
kjo parti qe gjasme ka ne parim interesat kombetare vazhdon dhe vjedh apo trajton paritne si interes vetjak e te disa personave afer tij vetem per te fituar ca para e jo pas idealit qe mshifen
keta persona po fshifen pas nje ideali te caktuar dhe em paturpsine me te madhe kane goje te thote se ky eshte ideali kombetar dhe eprdhosin flamurin per interesa te sali berishes vetem per ta mbajtuar ate ne pushtet
dje injorianti i injorantave kreshnik spahiu doli haptaz kundra edi rames kjo e ben ate nje vegel e turpshem e sali berishes qe perdor idelainm dhe simbolet kobetare epr te marre ca vota
shume mire kane bere qe ca antare te ak kane ikur ke lsi dhe jane afruar me te vertete prane gjirin te majte te madh opozitar si e vetmja menyre per te fituar zgjedhjet e larguar sali berishen
kjo parti fantazme qe po mundohet te marre vota atdhetaresh dhe dnerkohe aps tij fshifet sali berisha tanime sdo marre asnje vote se eshte kuptuar nga shqipatret se cfar palaco eshte
Kjo eshte AK e vertet AK e diteve te fndit, AK e manovrave te felliqura politike dhe jo ajo AK qe u ngrit nefillim per ceshtjen kombetare..
shyqyr qe doli ne drite para kohe se cfar legeni eshte nik sorra sepse u zbuluar nga koalicioni dhe marrveshja qe tentoi te bente ps pasi i kerkoi 5 deputete niku qe ne tubim nuk ka as 500 njerez
AKZ nuk ka me motiv. Ra nje here e pergjithmone kauza e saj per te rrezuar Berishen. Jashte koalicioneve sipas ligjit elektoral je nje hiç. Subjekti i Spahiut tashme eshte ne levizje te lire jashte orbites. Kuptohet, qe nuk paska as mend. Eshte nje adoleshent i perjetshem, emotiv dhe pa asnje taban, ide dhe program ne jete. Ne fund te fundit ky eshte problemi i tij. Kreshnikun do ta kemi kendej e tutje personazh barcaletash e rrefimesh nga ato me nga nje spec pas, qe gjithsesi do te na gajasi sa here do te diskutojme per politiken shqiptare te kesaj periudhe.
Tani me duket si nje levizje haxhiqamilase, pa flamur..
nik endrrimtari do e marre me 23 qershor pergjgjien nga shqipatret se ata me te vertete duan nacionalistat apo pseudo nacionalistat si kreshnik sorra qe u mundua ti mashtronte ato
shqiptaret me ne fund e kuptuan qe kjo parti jo vetem qe nuk ka demoraci te brendshme por nuk ka as dinjitet dhe e gjitha eshte ndertuar per interesa persoanal te sali ebrishes dhe kreshnik spahiut
ne te gjitha keto komente shprehet fytyra e vertete agresive dhe provokuese e PS e cila eshte nje kopje e shemtuar e PD. Te padenjet e larguar nga AK, bejne mire qe thyejne qafen, se kjo parti ka nevoje per cilesi e jo per plehra q
Motivi kryesore i AK eshte pushteti dhe jo ceshtja kombetare.
Keto nuk jane gje tjeter vecse perpjekjet e nje te mbyturi per tu kapur pas cdo dege vetem e vetem per te shpetuar.E keni te kote Kreshnik Spahiu sepse ju po mbyteni dita dites ne llumin qe krijuat vete.Me vjen mire te degjoj qe shume nga ata qe dikur besuan te ju sot po ju braktisin per te mos u fundosur bashke me ju!
Platforma e AK eshte interesi personal i Kreshnik Spahiut.Ndaj deshtoi shume shpejt kjo particke.
Kerpaci ato qe u larguan nga AK ishin intelektuale tevertet dhe nuuk ishin te padenje, por ishte AK e padenje per ta.
AK nuk lufton per kauzen kmbetare, por per te mbushur xhepat e kreshikut me para te finacuara nga Berisha….Ka lojra te thella politika.
Ne keto komente shfyhet realiteti i hidhur i AK Kerpaci……..Shfryeht inati i atyre qe u genjyen nga AK. .
Te besh politike me idealet e kombit, te genjesh permes ngjyrave te flamurit. Kjo eshte e pafalshme. Ndaj askush nuk i beson me AK dhe te gjithe jane te indinjuar me te.
Edhe ku Dritan Prifti cfar thot njehere nuk e thot heren tjeter. Burre pa shtylle.
Zhurme, zhurme…shume shume zhurme. . . Keshtu eshte edhe puna e AK….e vetmja gje qe bejne eshte zhurma. Asgje me shume. . .
AK erdhi gjoja per te zhdukur diktatorin Sali nga pushteti…Por mesa duket po ben zhurme kot. Perderisa edhe njerezit e tyre jane larguar qe tani, tregon se AK nuk eshte ajo qe duhet besuar per largimin e Saliut. . .
po normalisht qe do largoheshin me, sepse te gjithe duam largimin e Saliut. Spahiu nuk merakoset per largimin e PD nga pushtetit, sepse po ta kishte kete si qellim do te bashkohej me forcat opozitare. Por nuk e beri….Dhe ata qe e besuan me pare nuk e besojne me sot! Dhe shume mire bejne… 🙂
Ore mos u lodhni me komente duhen 100.000 euro per deputet. Qe zoti Pashaj nuk i ka
o kreshnik i sales ik nderro emrin se na felliqe kreshniket nuk jan si ti burracaker mashtruesa largohu nga politika njeri i felliqur mjaft more ne qaf njerezit e ndershem dhe patriot turp qe neperkemb flamurin kombetar