AKZ ka shperndare nje deklarate per shtyp ne te cilen thuhet: “Aleanca KuqeZi ka vendosur ti drejtohet në mënyrë trasparente të gjitha partive politike anti- qeveritare me prioritetin për bashkëpunim por të kushtëzuar në disa standarte morale, etike, ligjore dhe kombëtare për të cilat Aleanca KuqeZi është e vendosur të mos cedojë”
Kreshnik Spahiu tha se “në emër të Aleancës KuqeZi dhe mbështësve të saj i drejtohem të gjitha partive politike që kërkojnë bashkëpunimin me këtë levizje që kërkesat dhe standartet që kërkojmë të rivendosim kushtëzohen nga një pakt kombëtar politik dhe historik”.
Ky pakt sipas tij duhet të përmbaj:
1- Rikonfigurim të të gjithë mekanizmit elektoral, duke përfshirë kapacitetet njerëzore dhe ekspertët e propozuar nga Aleanca KuqeZi në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore. Duke filluar nga KQV, KZAZ, grupet e numërimit dhe deri në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo është e vetmja garanci për të siguruar votën e lirë dhe të barabarte e të gjithë shqiptarëve.
2- Marrëveshje politike dhe elektorale për hapjen e debatit mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kodit elektoral, nga sistem propocional rajonal në sistem kombëtar ose të korrektuar.
3- Marrëveshje politike për miratimin e një strategjie dhe platforme për heqjen e kufirit dhe doganave me dy shteteve shqiptare, Shqipëri – Kosovë, si dhe heqjen e cdo barriere tjetër që pengon unifikimin kombëtar.
4- Marrëveshje politike për të standartizuar demokracinë parlamentare apo pushtetin qëndror dhe lokal nëpërmjet kufizimit të mandateve politike jo më shumë se dy mandate për çdo drejtues politik, kryeminister, kryetar partie, deputet, ministra, kryetar bashkie etj.
5- Reformë Kushtetuese në sistemim e drejtsisë duke hequr të gjitha pengesat politike për dorëzimin, kallzimin, hetimin dhe ndëshkimin e çdo zyrtari të lartë politik duke filluar nga kryeministri aktual.
6- Marrëveshje politike për ndarjen e tre pushteteve dhe pavarësinë e tyre duke filluar nga ndarja parlamentit me qeverinë ku asnjë ministër të mos jetë deputet.
Aleanca KuqeZi i fton të gjitha partitë politike të spektrit opozitar që në këto orë që kanë mbetur të shqyrtojnë me gjakftohtësi këtë marrëveshje si një manifest i një ndryshimi historik për të ardhmen e mbi 10 milon shqiptarëve në rajon – thuhet me tej ne deklarate
Pse duhet te kete kushte bashkepunimi kunder Saliut?
titi ste pelqen e verteta eeee??????? hajt mos u merzit. jeni mprehur te hani ndonje kocke se kujtoni se aleanca do jete si Lsi por spahiu si ka leket e Metes se ska qene ndonjehere as kryeminister as minister.
Bravo AK ! Tani e ka radhen edi nese e ka pasur vertet ceshtjen e ndeshkimit te politikaneve te korruptuar qe firmosi dje si dhe ceshtjen kombetare. Moderatori mos i censuroni komenetet edhe nese nuk shkojne me politikat tuaja redaksionale sepse nuk ka ndonje ofendim por qendrim per nje ceshtje..
PSe nuk behet Bamiri me AKZ kete gje nuk e marr vesh, a mund te ma shpjegoje njeri?
por cfare merreni me Leshterik Spahiun ai eshte nje monster ., shume shpejt do i dale boja, ai eshte pjelle e Saliut.
flora // pishtarin i ke mbajt kreshnikut ???????????????
Ky eshte i marre nuk ka mundesi ndryshe. Po me ca pergjegjesie thua se heres tjeter do behemi nje milion? Vazhdon ti genjesh ata pak mbeshtetes qe ke duke ju dhen premtime te kota. Zoti Spahia hiq dore nga kjo lufte e kote eshte nje beteje qe nuk keni per ta fituar kurre as me kete elektorat as me tjeter keshtu qe jeni totalisht te deshtuar!
O Kreshnik je bere si sekretari i partise fashiste greke Agimi i Arte, sepse ai del dhe thote qe mua ma dhane voten 500.000 zgjedes. Por kujdes se po ata zgjedhes te deshperuar nga politika e partive te medha qe vutuan fashistet , sote po dalin dhe po i rrahin rrugeve te Greqise
Prandaj mos perfito nga euforia e sotme e ketij populli te zhgenjuer nga sistemi komunisto-socialisto-demokrat,, dhe mos harro se edhe TI pjese e ketij sistemi je!!!!!!!!
Prandaj leri ulerimat dhe klithmat isterike dhe behu me i thjesht sepse historia shkruhet per cdo nje nga ne , pavaresisht qe ne jemi kalimtare dhe harroemi shpejte ne kete shetitore politike qe TI do e mbushesh me 1.000.000 SHqiptare!!!!
7 prilli sic e pat deklaruar vet Spahiu dhe mjafte gazetar e analist do te ishte test edhe per koalicionin parazgjedhor te Kuq e Zinjeve. 7 prilli e tregoi mjafte mire kete, pamvarsisht rreshjeve.Kreshniku duhet ta analizoj mire testin dhe te mos ja kepusi kodra pas bregut kur thote se Edi Rama shahu Aleancen Kuq e Zi.Edi Rama me te majten nuk jane te marre.Edhe per ata 7 prilli qe test per koalicionin.E pane mire se rozet e Tiranes (tiransit) nuk ju bashkengjiten Kreshnikut qe kishte premtuar se ate dite do te rrezonte Saliun, i cili me thene te drejten e kish vleresuar gjendjen , sepse kishte me shume police se protestues para kryeministrise dhe i beri glasen , ja mbathi tek Alievi ne Azerbaxhan( e dinte mire se ne perendim asnje nuk do ti pranonte kerkesen per Azil) . Prandaj i nderuar Spahiu, ne respekt te atyre qe te ndjekin dhe qellimit final per rezimin e Brishe, po te them qe te jesh me realist , vlereso me kembe ne toke situaten dhe sa me shpejt bashkohu me te majten. Hiqe mendjen se ne 1 maj dote mblidhen 1 milion njerez.Nje xhiro me kalamjat ne bulevardin e Tiranes mund te behet ne cdo mkohe e nuk do te presin 1 majin.
NUK ARRESTOHET BERISHA KESHTU… PRA DEMOAGOGJI!
Dole nga breket e pushtetit , u bere si luan apo tiger, por je nje flluske sapuni. Pa provuar vehten , pa dale nga levozhga ,pa kembe ne toke , u bere Ante. Keqardhje per Z. Lisien e te tjetre qe duhet te te vene frerin dhe te ta mbajen forte te lidhur ate. Leri denglat
Kreshnik, kerko dy vende ne listen per deputete te PS: nje per veten tende, nje per Myslim Pashajn dhe futu ne Front te rrezojme nje here Berishen pastaj ta fusim ne burg.
ik ore ushtar i saliut nuk e ke vendit tek ps
sa vjec je kalamani mutit
ata qe nuk e pelqejne te mos komentojne por te shohin punen e tyre // dhe kepusni qafen lloj lloj kalamnjsh doni te merreni me politike ju /.