Aleanca Kuqezi zhvillon një vizitë në SHBA. Kreu i AK, Kreshnik Spahiu, së bashku me një delegacion të kësaj force politike, ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit të Nju Jorkut.
Spahiu ka folur para të rinjve për programin politik të kësaj force të re dhe disa nga çështjet që kanë të bëjnë me emigrantët, ekonominë apo harmoninë etnike në Ballkan.
Duke u ndalur te emigrantët, Spahiu tha se politika shqiptare i ka lënë ata deri tani jashtë mundësisë së vendimmarrjes dhe zgjedhjes së drejtuesve të shtetit shqiptarë. Sipas tij, kjo nuk është paqëllimshme, por është një strategji për të lënë jashtë ata që me votën e tyre do t’i ndëshkonin maksimalisht.
“Shqipëria nuk është një demokraci funksionale pasi nuk respektohet fshehtësia e votës dhe nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aleanca Kuq e Zi do të ndryshojë sistemin elektoral dhe po përgatit një pakete kushtetuese për reformimin e të gjithë institucioneve kushtetuese duke nisur pikërisht nga respektimi i votës së lirë dhe të drejtë të të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote, brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë. Regjimi i Sali Berishës është regjimi më i egër, më i korruptuar që ka njohur historia e Shqipërisë në dekadat e fundit. Aleanca Kuq e Zi u premton miliona shqiptarëve rrënimin e regjimit pseudodemokrat të shtetasit Sali Berisha. Ky regjim politik e ka lënë Shqipërinë të fundit në Europë dhe vendin më të izoluar në Europën Jug Lindore. AK do të mbrojë fort të drejtë e shqiptarëve në emigracion për të qenë pjesë e vendimmarrjes politike duke denoncuar fort pazarin PD-PS që padrejtësisht u ka hequr të drejtën e votës afro 2 milion shqiptarëve që jetojnë nëpër botë”, tha Spahiu.
Zoti Kreshnik nuk e la zoti Berisha,por shikoje kush e ka lene shqiperin, ne fund te botes.
http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww