SPAK arreston ish-ministrin Lefter Koka. Urdhër Arresti është firmosur nga prokurori Klodian Braho dhe gjyqtari Erion Bani dy ditë më parë dhe është ekzekutuar ditën e sotme.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
Bashkë me të janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Sipas burimeve akuzat lidhen me aferën e inceneratorëve, të përfolur shumë nē media. Nuk dihet se për cilin incenerator bëhet fjalë konkretisht, teksa detaje të reja priten të mësohen në vijim nga operacioni i SPAK.
Koka është arrestuar në banesën e tij në Durrës, rreth orës 11:30.
Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI.
Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat. Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa në 2009 hyri në Kuvend si deputet nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit në shkurt 2019, ndërsa në nëntor 2020 ai iu bashkua Partisë Socialiste.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Koka fitoi mandatin e deputetit nën siglën e PS, pasi garonte si i 7-ti në qarkun e Durrësit para kryeministrit Edi Rama.
Më 1 shtator të këtij viti, Koka njoftoi heqjen dorë nga mandati i deputetit. Ai shkroi në një status në “FB” se vendimi i tij i ishte njoftuar KQZ dhe Kuvendit teksa theksonte se e ka përmbyllur ciklin e tij politik. Ai deklaroi se rrugëtimin politik do ta vijojnë bashkëpunëtorët që e bënë fitues për vite me radhë.
o.j/dita
Inchallah gjeni nje prokuror me tope dhe nje gjykates trim…
Nuk behet shteti me inshallah. Ky neser del prape. Ketij i hane mune.
Demi kapet per briresh ! aSpaku po kerkon te laje gojen me arrestimin e cerrave. Arrestoni monstren Sali qe kishte nen hyqem keta cerra, i cili ka 30vjete qe mban peng gjithe Shqiperine.
Mos kujto kush je , dhe mos kujto sec ke , thote populli i zgjuar Shqiptar . .Ky beu i Durrsit, ka ndertuar brenda ne det tek vollga ne Durres sarajet me disa dyqane , Ku vetem me qirate bene namin . Ka ndertuar edhe hotele po buze detit ne Vollga ne Durres dhe pallate dhe lokale .Ku e gjeti truallin , kush ja dha , apo DAKO pashai hajdut e banditi tjeter i PS ????. Ky Duka ka falur shume vetura per zgjedhjet qe te fitonte , investonte shuma te medha per te fituar PS . Ku i gjente keto para . Apo nje koklope i ” zgjuar ” si ky i nxirte nga dheu keto shuma maramendese lekesh . . Hajt me kembe te mbare o mafjoz ordiner .Marsh me vehte edhe Vangjush Dakon, hajdutin e banditin tend qe keni bashkepunuar e vjedhur bashkerisht … .
PS::SPAK duhet patjeter ti konfiksoje gjithe keto saraje qe ka ky hajdut ordiner , i perkedheluri i mafjes politike .
jam shume dakrd me c’ka shkruan, po kam vetem nje pyetje, “pse nuk flet per kryekriminelin dhe kryehajdutin e shqiptareve”?
Shqiptaret nuk ngopen me Lefter Koken, duan koken e Saliut!
Ky legeni Koka , kaq qene ne fillim me LSI e pastaj me PS. Ah mjere ne Shqiptaret e meritojme te na thone kokpalare e dele qorre . Ketyre deputeteve mbare i mungon komplet dinjiteti , principet , karakteri i ka rene ne grope te halese , mendojne vetem per te vjedhur ,duke ju lepire kapove te partive dhe duke ndare parate bashke . Hapu dhe e futu , kush te drejton dhe si je katandisur .moj nene e dashur Shqiperi .