Drejtoritë Arsimore në të gjithë vendin krahas specialistëve të arsimit do të kenë në përbërje të tyre edhe një specialist të sportit. Kjo në mënyrë që t’i mëshohet më shumë vlerave të aktiviteteve sportive, jo vetëm si një formë e mirë për të gëzuar shëndet të mirë, por edhe si një veprimtari që do të mbajë larg aktiviteteve që nuk sjellin asnjë dobi, veçse harxhojnë kohën e nxënësve.
Ky specialist do të mbulojë problemet e sportit në shkolla dhe masivizimin e tij në komunitet. Konfirmimi është bërë gjatë takimit të zhvilluar dje ndërmjet ministres së Arsimit e Sportit, Lindita Nikolla, dhe sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Basketbollit, Kamil Novale.
Gjatë takimit u diskutua mbi përmirësimin e sportit të basketbollit në Shqipëri, por edhe për mjedisin sportiv në tërësi. Zhvillimi i infrastrukturës sportive në vend shihet si një hap i domosdoshëm drejt rritjes së cilësisë së shërbimeve që kërkon sot sporti elitar. Nga ana tjetër, u vu theksi te mundësitë që ofron sporti për zhvillimin fizik të fëmijëve dhe të rinjve, larg aktiviteteve që përveç se u harxhojnë kohën, nuk u sjellin asnjë dobi atyre.
Ministrja e Arsimit garantoi një bashkëpunim ndërinstitucional për zhvillimin e sportit në shkolla, përmes hartimit të programeve bashkëpunuese. Në këtë kuadër, ministrja është angazhuar për të përfshirë në strukturat e çdo Drejtorie Arsimore një specialist sporti.
Më tej të dy bashkëbiseduesit diskutuan mundësinë e ndryshimit të ligjit për sponsorizimet e lotarive sportive, ndryshime që duhet të shërbejnë për rritjen e cilësisë së sportit elitar, duke i përqendruar të ardhurat që gjeneron biznesi i lotove sportive te zhvillimi dhe modernizimi i sportit në vendin tonë.
Mendoj qe ne radhe te pare te plotsohen shkollat me1-mesues fiskulture.
2-palestra-kende sportive fusha,volejbolli, basketbolli,edhe futbolli po te jete mundesia te krijohen.
3-baze materjale te mjaftushme per palestrat dhe gjith sportet.
4-krijimin e klasave sportive.
5-hartimin e kalendarve sportive ne shkolla e ndermjet ture si dhe te kampionateve ndermjet shkollave,pra nje masivizim te sportit dhe aktiviteteteve sportive.
Jam mesuese.Zonja ministre/Ne ne shkolla nuk kemi as top futbolli jo me ato te tjerat