Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hapur procedurat e aplikimit për kuotat e specializimit të mjekëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Sipas udhëzimit, datë 4.12.2014 të gjithë kandidatët përfshi edhe ata nga trojet, kanë afat deri në datë 12 dhjetor të bëjnë aplikimin pranë Universitetit të Mjekësisë për 365 kuota që janë miratuar për specializimin afatgjatë në fushën e mjekësisë.
Tarifa e regjistrimit është 5 mijë lekë. Sipas udhëzimit të MAS, kandidatët do t’i nënshtrohen fillimit intervistës, e cila fillon më 19 dhjetor dhe më pas testimit të informatizuar, i cili bëhet për herë të parë dhe do të zhvillohet në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimit në datë 22 dhjetor. Ndërsa në rregulloren e specializimeve përcaktohet se kriter për kandidatët është nota mesatare mbi 7 si dhe gjuha e huaj. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë, nota mesatare më e vogël se 7 nuk është kriter përjashtues.