Zëvendësambasadorja amerikane në Kosovë, Jennifer Bachus ka ftuar në një takim urgjent kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi.
Top Channel ka mësuar nga burime brenda Qeverisë se, takimi është zhvilluar në kabinetin e kryeministrit Mustafa dhe se ai nuk ka zgjatur shumë. Mësohet gjithashtu se, temë kryesore e takimit ka qenë koordinimi për përshpejtimin e riprocedimit të amendamentit kushtetues për formimin e Gjykatës Speciale.
Diplomatja amerikane në Prishtinë, Jennifer Bachus, e cila aktualisht është duke ushtruar detyrën e ambasadores, pas largimit të Tracey Ann Jacobson dhe në pritje të ambasadorit të ri, mësohet se i ka porositur krerët e koalicionit qeveritar, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, që të mos humbin kohë dhe të koordinojnë deputetët e koalicionit, që të votojnë Gjykatën Speciale para se Kuvendi të shkojë me pushime.
Top Channel ka kontaktuar me zyrtarë të kabinetit të kryeministrit kosovar, por ata nuk kanë dashur të flasin për takimin urgjent, që i pari i ekzekutivit bashkë me zëvendësin e tij kanë pasur me diplomaten amerikane në Prishtinë.
Vete riprocedimi eshte nje ska dal juridique edhe ska dal shtetnor!
Edhe nese do rivotojme per pamvaresine?
Neper pak rreshta kam lexuar nje percaktim domethenes dhe teper te sakte:
Specialja ke qellim te cliroje Kosoven nga Clirimtaret e saj!!
Padronet e rrinj nuk kane per tu ndalur, me cdo lloj mjeti, dredhi dhe force per te bere pastrimin e Kosoves nga Luftetaret Clirimtare te Saj.