Drejtoresha e re e Doganave, Elisa Spiropali kërkon ndjekje penale për ish- paraardhësin e saj, Flamur Gjymishkën. Gjatë intervistës sonte në emisionin “Toniht Ilva Tare”, drejtoresha e re e Doganave ka rrëfyer se pasditen e së mërkurës ka firmosur dosjen e kallëzimit në prokurori të ish- drejtorit, pasi ekzistojnë prova që vërtetojnë abuzimet që Gjymishka (në foto me Ridvan Boden) ka kryer me detyrën.
Spiropali shpjegoi se bëhet fjalë për një zinxhir drejtuesish në dogana që janë të përshirë në këtë abuzime, duke përfunduar tek ish- drejtori i përgjithshëm i Doganës.
“Ne kemi evidentuar disa raste të abuzimit në dogana, që janë bërë dhe publike, për evazion fiskal në fushën e akcizës, dhe që sigurisht këto persona do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.
Vetëm sot unë kam firmosur një kallëzim penal për punonjës të administratës doganore, ku i gjithë zinxhiri i administratës është i përfshirë në këto procedura abuzive duke i shkaktuar dëme financiare shtetit shqiptar. Në këtë zinxhirë abuzues të doganierëve është i përfshirë edhe ish- drejtori i Doganave.
Ishte një nga rastet e para ku sasi të konsiderueshme nafte janë zhdukur. Nuk figurojnë të paguara, duke i shkaktuar një dëm prej 4 milion eurosh shtetit shqiptar. Po kështu, ne kemi kallëzuar penalisht edhe firmën që i ka shkaktuar dëmet”, tha Spiropali. Sipas shpjegimeve të Spiropalit, ish- drejtori i përgjithshëm i Doganave është përfshirë në aferën “ADA Petrol”.
Duke folur për gjendjen e doganave, Spirapoli tha se përveç abuzimeve dhe shpërdorimit të detyrës, është konstatuar favorizimi që i është bërë një numri të madhe kompanish, kryesisht të njohura për lidhje me drejtues të lartë të qeverisë para zgjedhjeve të 23 qershorit.
hajt ne tullum dhe ky penthymi.
Firmosni ,firmosni …po Llalla ka ik me pushime …
Kur te vij do shohim ,do e quaj te arsyeshme frmen apo jo …jo se per te firmosur duhet marre leje nga salija …ops partija …
Eliza do shohim cfare ke ber ,sepse akuzat i ngre prekuroria dhe jo juve .Do shohim kur ata te vendosin nqs duan ti gjykojne …aty do duket vullneti dhe aftesia e berjes se drejtesise …fakti qe depozitoni dosje …nuk tregon asgje …tregon vetem show para dt 17 .
Dhe ka shume gjasa qe ky show te shuhet mbas dt 17 …sidomos ne sektorin tend …aty komandon …ngjala …eeeeeeeeeeee ate se prek dot .
Keto jane veprime shume te drejta qe behen nga qeveria Rama. Duhen te vihet para drejtesise sepse qeverija berisha ishte nje qeveri hajdutesh te pa skrupullt, merini me radhe simbas demit qe I kane bere ketij populli.
Drejtesia eshte frymezim ne punen tone ! E tregove veten qe je Shqiponje !
tani u kujtuan keto zyrtare te ps per ti derguar te korruptuarit per ndjekje penale kur shoku palla nuk ndodhet ne shqiperi por ne karaibe per te bere plazh.
Te lumte Spiropali!.Kam qene skeptik ne emerimin tend ne ate post,pasi kam foobi per ojq-te,MJAFT,G-99 etj.,por ti me kete veprim u shkepute nga fasadat e paraziteve zhurmatare.
Ju lumte.
Po nese informacionet i merrni nga Niko Cili apo Ervina do te bini vete brenda.
Ju uroj sinqerisht suksese.
Nuk ka mundesi. E njh personalisht Z. Gjymyshka dhe eshte patriot dhe i beses si te gjithe ne dibranet. Kjo vajze duhet te jete me e kujdeshsme me akuzat ndaj njerezve te ndershem dhe patriote.