Dhjetëra spitale në rrethe qëndrojnë të hapura kot. Ndonëse për vite me radhë kanë marrë fonde për ofrimin e shërbimeve, përdorimi i tyre është çuar dëm, pasi shpenzimet janë bërë, teksa pacientët kanë braktisur marrjen e shërbimit në këto spitale. Autoritetet shëndetësore flasin për një ndarje të padrejtë të fondeve për spitalet, ku në shumë prej tyre fondet kanë shkuar dëm, duke qenë se nuk janë shfrytëzuar.
Nuk janë të pakta rastet e raportuara për blerje barnash që kanë skaduar pa u përdorur, apo një sërë aparaturash që qëndrojnë kot në spitale, që nuk vihen në punë për ekzaminime, shtretër që nuk shfrytëzohen, se pacientët nuk paraqiten në këto spitale. Burime pranë dikasterit të shëndetësisë fondet e akorduara për këto spitale në pjesën dërrmuese të rasteve keqmenaxhohen, me blerjen e barnave të shtrenjta, të cilat skadojnë si shkak i mospërdorimit. Ndërkohë që barnat e domosdoshme dhe ato të urgjencës janë në mungesë.
Për të mos folur më tej për aparaturat që po ashtu prishen nga mospërdorimi, sepse mjekët i transferojnë në mënyrë të paargumentuar pacientët drejt Tiranës. I lartë është edhe borxhi që spitalet u kanë ofruesve të barnave dhe materialeve të tjera mjekësore. Këto problematika janë bërë publike në raportin e depozituar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në Komisionin e Kuvendit të Shqipërisë për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në përgjigje të kërkesës së komisionit për dhënie informacioni nga autoritetet shëndetësore.
Raporti ndalet rreth situatës kaotike në të cilën ndodhet spitalet, ku mbizotërojnë borxhet dhe problematikat në ofrimin e shërbimeve për pacientët. Një ndër më shqetësueset mbetet ajo e keqfunksionimit të spitaleve në rrethe, ku pacientët edhe për trajtimet më të lehta dynden drejt kryeqytetit, duke shkaktuar radhë, kaos, dhe dëme si pasojë e daljes jashtë funksionit të aparaturave, të cilat kryejnë më shumë ekzaminime se sa normat e përcaktuara.
Financimi i gabuar i spitaleve
Disa të dhëna të detajuara në këtë raport tregojnë një shpërndarje jo të drejtë të financimit të spitaleve. Konkretisht për spitalet rajonale është raportuar se bazuar në numrin e popullsisë, financimi i spitaleve varion nga 2 000 lekë për banorë në 4 580 lekë, e pa ndikuar kjo nga numri i shërbimeve. Bazuar në numrin e shtretërve, financimi varion nga 1 100 lekë në 2 000 lekë për shtrat, ndërkohë që edhe shpërndarja e numrit të shtretërve për një mijë banorë, varion nga 1,1 në 3,9 shtretër. Bazuar në numrin e pacientëve të trajtuar në shërbimet me shtretër, shpenzimet për pacient variojnë nga 28 mijë në 45 mijë lekë për pacient, dhe shpenzimet për ditë-qëndrimi, nga 5,7 mijë lekë në 12,9 mijë lekë në ditë.
Ndërsa në spitalet që funksionojnë në nivel bashkiak financimi për numër popullsie varion nga 0,36 në 4,9 mijë lekë, financimi për numër shtretërish varion nga 0,9 mijë në 3 mijë lekë për shtrat dhe shpërndarja e numrit të shtretërve për njëmijë banorë varion nga 0,12 në 3,42 shtretër për një mijë banorë. “Nuk ka pasur deri tani asnjë lidhje midis këtyre faktorëve që përmendëm më lart dhe financimit. Mungesa e theksuar e standardeve, normativave, protokolleve klinike për çdo procedurë spitalore, ndryshueshmëria e skemave të mjekimit, e burimeve njerëzore etj, ka vështirësuar procesin e nxjerrjes së kostove reale në spitale, si bazë në ndryshimin e financimit në shërbimin spitalor”, citohet në raport.
Më shumë spitale seç duhet…
Aktualisht Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ka kontraktuar 39 spitale, 4 prej të cilave janë spitale universitare, 11 spitale rajonale (Tirana nuk ka spital rajonal) dhe 23 spitale në nivel bashkiak. Financimi i shërbimit spitalor mbulohet nga transferta e buxhetit të shtetit (përjashtohet Spitali Durrës). Gjatë këtyre viteve nuk ka ndryshuar asgjë në mekanizmin e financimit të spitaleve. Buxheti i Spitaleve kaloi nga Ministria e Shëndetësisë në ISKSH duke mos pësuar asnjë ndryshim, përsa i përket lidhjes së këtij buxheti, me tregues të aktivitetit e të cilësisë së shërbimit spitalor. Spitalet financohen me buxhet historik. Reforma spitalore e propozuar dhe e premtuar që do të sillte sukses, në fakt rezultoi në një përkeqësim në të gjitha drejtimet e shërbimit spitalor, si në aktivitetin spitalor dhe në financim. Borxhet rezultuan në rritje, duke thelluar më shumë vështirësitë në sistemin shëndetësor. “Krahas osfunksionimit në mekanizmin e financimit, pengesë ka qenë mosfunksionimi apo mosngritja e Bordeve të Spitaleve, detyrim i përcaktuar në Ligjin Spitalor me një ndikim të drejtpërdrejtë në autonominë e tyre”, sqaron më tej raporti.
Plani me 5 pikat e ndërhyrjes për ndryshimin e gjendjes në spitale
Pesë janë pikat kryesore të planit që ky institucion do të zbatojë për të ndryshuar gjendjen në spitale. Kështu fillimisht do të sigurohet autonomia spitalore, si një prej “gurëve të themelit” për suksesin e reformës në shërbimin spitalor. Ngritja dhe funksionimi i bordeve është një element shumë i rëndësishëm në këtë proces. Së dyti do të miratohen protokollet e diagnozave për shërbimin spitalor, të cilat do të orientojnë më drejt procesin e financimit me synim përdorimin me efektivitet burimeve. Së treti procesi i akreditimit të institucioneve spitalore, është një kërkesë e domosdoshme, për të kontraktuar spitale që japin shërbime brenda standardeve të përcaktuara. Një pikë tjetër është edhe ajo e menaxhimit të kujdesshëm të këtyre financimeve. Krijimi i një strukture menaxheriale është i domosdoshëm për funksionimin normal të shërbimit spitalor dhe të shërbimit shëndetësore në tërësi. Trajnimi i drejtuesve te spitaleve është domosdoshmëri e procesit. “Lidhja e financimit të spitaleve me treguesit e aktivitetit e të cilësisë së shërbimit është e domosdoshme në procesin e përdorimit me efektivitet të fondeve. Në periudhën e parë, në kushtet e mungesës së një sistemi të konsoliduar të informacionit në spitale, financimi do të realizohet, gradualisht, sipas metodës së buxhetit global, me një monitorim të rreptë të përdorimit të tij”, ka deklaruar ministri Beqaj.
Spitalet me borxhe dhe aparatura të prishura
Rreth 44 milionë dollarë është borxhi i trashëguar nga Qeveria e mëparshme për shëndetësinë. Pjesa më e madhe e këtij borxhi i takon Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku një sasi e madhe lekësh nuk janë paguar ndaj bizneseve që kanë shitur barnat, apo edhe pajisje të tjera mjekësore. “Borxhi më i ndjeshëm është borxhi nga vetë QSUT dhe janë rreth 199 milion dollarë barna të papaguar ndër vite, janë rreth 16 milion dollarë mallra dhe shërbime ndër vite që i shërbejnë QSUT-së, që i shërbejnë qytetarëve, që i shërbejnë shëndetit të qytetarëve dhe janë ende të papaguara” raporton ministri Ilir Beqaj. Më tej, ministri ka reaguar edhe ndaj problemit të mos funksionimit të disa pajisjeve kryesore në QSUT, por edhe në spitale të tjera të vendit. Ai tha se janë marrë të gjitha masat dhe shërbimi ndaj popullatës nuk do të mungojë.
“Po plotësohet boshllëku i krijuar nga skaneri tek urgjenca dhe është bërë konstatimi i parë. Po vjen edhe specialisti nga Turqia dhe brenda dy ditëve ky skaner do të vihet në punë. Dhe i them publikut që rezonanca në Durrës edhe pse ishte lënë prej muajsh papunë është rregulluar, gjithashtu edhe skaneri në Durrës pardje është nis procedura për t’u rregulluar sepse edhe ai që nga fillimi i verës ishte jashtë punës dhe do të rregullohet brenda javës”, shtoi më tej Ilir Beqaj. Gjatë raportimit të këtyre të dhënave ministri ka vijuar t’i mëshojë idesë së dhënë disa ditë më parë që shumë shpejt do të ketë një strukturë të re që do të kujdeset për të gjitha pajisjet në spitale, të cilat ndër vite janë shpërdoruar dhe janë përdorur për qëllime të tjera.
Spitalet të mbytura në borxhe
- Nga të dhënat e deritanishme rezultojnë borxhe në barna, materiale e shërbime të tjera mjekësore e jomjekësore, përfshirë këtu edhe detyrimet për energji dhe ujë, në shumën mbi 4 miliardë lekë (mbi 40 milionë $), shumë kjo pothuajse e barabartë me programimin vjetor të vitit 2013 të buxhetit për zërin mallra e shërbime të shërbimit spitalor, apo sa 1/3 e totalit të buxhetit vjetor për shërbimin spitalor.
- Rreth 3.5 miliardë lekë (35 milionë $) të totalit të borxhit i përkasin QSUT, nga të cilat 1,9 miliardë lekë janë produkte farmaceutike dhe pjesa tjetër mallra e shërbime të tjera.
- Spitale me borxhe të konsiderueshme janë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” (101, 6 milionë lekë), spitali i Elbasanit (89 milionë lekë), spitali i Pogradecit (85 milionë lekë), Materniteti Nr. 2 (59,6 milionë lekë), spitali i Shkodrës (56 milionë lekë), etj.
-Sepse Krimineli Sal Shpellari lejoi qellimisht levizjen pa-kontrroll “masive” te popullates veriore vetem per t’ju mare votat … drejt Tiranes dhe gjithe Shqiperise … te gjithe me arme dhe kazma ne duar shkaterruan cfare ju dilte perpara … ja psojat sot …. “Rrumpalle, amulli, rremuje, pisllek, papunesi, rrebelim … shkaterrim”.
-Z.Rama eshte ne nje hall teper te madh … dhe sot nen presionet e NATO-s (qe Krimineli Sal nxitoi duke marre ne Shqiperi “Terrorristet Islamik” ne kembim te hyrjes ne NATO).
Perse te shkohet ne spitalet rajonale,kur atje nuk ka mjek te specializuar? Perse te shkohet ,kur plagen e operuar e ndjek nje mjek gjinokollog.? Perse shkohet ,kur nuk operojne dot dhe nje apandecit ? Ku jane specialistet,te cilet marrin specializimin nga rrethet e vegjel,bejne dhe nje kontrat se do kthehen ne ate rreth,por perfundojne ne Tirane,apo rrethe te medha. Pse para viteve 1990 , ne spitalet e Tiranes pacienti dergohej ne raste shume urgjente? Sepse ne spitalet rajonale ,e jo vetem ne qytete,por edhe ne disa spitale te vegjel ne fshatra ,punohej me perkushtim. Ne qytetin e vogel malor ,kishte nje spital te mbrekullueshem jo vetem si ndertese,po ne radhe te pare si mjek te specializuar. Ishin 3 mjek specialiste per kirurgjine, po keshtu 4-5 mjek specialiste pe pediatrine, 3 per kardiologjine ,dy per semundjet e mushkrive………. . Kam rastin konkret,kur pesova nje demtim te mushkrise e mjeku nderhyri enjehere e une jam shendosh e mire sot. Po nga e njejta semundje ,nje i ri ,u detyrua te udhetonte drejt Tiranes . Nje djale 10-12 vjec vdes rruges nga apandeciti,pasi nuk u operua dot ne spitalin per te cilin po tregoj e u etyrua te udhetonte per ne nje qytet tjeter ,po fati qe i tille qe nuk arriti dot. Teoria se ne rrethet malore nuk jetohet, se spitalet duhen perqendruar NE QYTETE TE MEDHA…Pa mjek fshati nuk egziztojne,po edhe ne se egziztojne ,egziztojne vetem te emruar,pasi rrine ne qytetet e shkojne apo nuk shkojne nje here ne jave. Duam apo nuk uam ne ,si arsimi,kultura e shendetesia ne ate periudhe ka qene shume e shume here me afer popullit.
Me falni qe po ju pyes,perse ekzistojne nje qender spitalore universitare me emrin”Nene Tereza” dhe nje qe quhet Spitali Ushtarak?!