Qeveria shqiptare do të forcojë kontrollet ndaj përdorimit të stimulantëve hormonalë, deri në ndalimin e plotë të tyre. Qëllimi është stimulimi i produkteve bio. Në një intervistë për TCH, Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, thotë se kanë filluar kontrollet në farmacitë bujqësore, ku këta stimulantë tregtohen. “Po shohim mundësinë e ndaljes së plotë, duke amenduar ligjin për ushqimin. Vetëm me cilësi mund të konkurrojmë tregjet vendase dhe ndërkombëtare.”
Tregtimi i prodhimeve shqiptare bio do të bëhet i ndarë nga produktet e importit, çka sipas ministrit Panariti do të ndihmojë në promovimin e produkteve “Made in Albania”:
“Do të ketë një tabelë të madhe me siglën tonë dhe për secilën stendë ku do të tregtohen prodhimet do të afishohet produkti dhe zona prej nga vjen.”
Kjo nismë do të zbatohet fillimisht në tregun “Avni Rustemi” në kryeqytet, për t’u shtrirë sipas ministrit edhe në tregje të tjera të vendit.
Kjo është një ide e shkëlqyer, vetëm të mos mashtrohet e degjenerohet. Jam gati t’i paguaj edhe 100 (1000) lekë kilen e domateve, vetëm të ha domate, se kam 2 vjet që nuk i vë në gojë. Sa e hap domaten, ndën lëkurën e bukur të kuqe del një shollë e bardhë si prej plastike .
Jo vetem ti ndaloje po po kapu njeri qe i perdor tja fusi ne goj qe te rriten e te zhduken sa me shpejt nga kjo bote ashtu si bimet dhe shendetin e konsumatorve qe demtojne
HORMONET ja coni lulzim CILJETES ne bashki se atij i nevojiten jasht mase…
kjo do te thote se do te ndalohen te gjitha pesticidet e rrezikshme ne treg ?
Mbas gjith atij shkaterrimi total qe nuk mbeti gje ne kemb nga cka ndertuam me aq mund, ku skishte qytet te mos kish fabrik ,punishte ,uzina,ndermarje, nga marezi e demokracis qe do na sillte lirin e enderuar e sheshuam gjithcka ,e vetmja qe mbeti ne ate fillim ishin produktet bujqesore dhe ato ushqimore qe ruajten edhe per disa vjet pastertin e shijen ! Per fat te keq edhe ato u shkateruan e humben cdo vler !Asgje nuk shijon me ! Gjithcka me hormone e hile ! Makar ti kthehemi asaj kohe qe te kemi me cfar te mburemi !
Tomsojeri ? E kuptoj shume mirë dhimbjen tuaj me ate qé ka ndodhur. Por shyqyr që po kujtohen të na pakesojnë ato pisllëqe qe kemi 20 vjet qe i hamë. Doja të flisja për “domatet demokratike”apo “shollë opinge” por kanë folur komentuesit e tjere? Ndaj po e lë këtu duke ju përshendetur për komentin!
TA SHOHIM KUR TI NDALOSH O SHOKU MINISTER, SE JU ME DUKET KENI MENDJEN VETEM PER TE VJEDHUR E ASPAK PER PUNE.