Për vite me radhë opozita socialiste ka denoncuar krimet dhe aferat korruptive të qeverisë dhe familjes Berisha, dhe po për vite me radhë, qeveria dhe familja Berisha janë kundërpërgjigjur me sulme personale kundër antarëve të opozitës dhe në vecanti kundër liderit Edi Rama. Dhe një pjesë e mirë e medias dhe analistëve i kanë etiketuar këto sulme si sulme politike që tregojnë se palët janë njëlloj “të ndotura” politikisht. Dhe ky perceptim tashmë duket se në media ka marrë trajtat e një të vërtete absolute të cilën analistët dhe “intelektualët” e shqiptojnë si papagajë pa pasur nevojën që të aktivizojnë të menduarin kritik për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas këtij perceptimi. Këtë perceptim unë e konsideroj jo thjesht të rremë dhe të krijuar nga naiviteti dhe injoranca, por ai është një perceptim i fabrikuar, tejet dashakeqës, dhe i mbushur brenda me djallëzi dhe maskarallëk.
Në dhjetra shkrime dhe për afro dy vjet rrjesht jam përpjekur nëpërmjet analizave të mia të shpjegoj se strategjia e Sali Berishës që pas zgjedhjeve të 2009-ës ka qënë ngahera ta portretizojë opozitën si sozia e pushtetit kurse Edi Ramën si sozia e Berishës, si dy lider diktatorë, të korruptuar, dhe të pamoralshëm politikisht. Edhe më e poshtër bëhet kjo strategji në një kohë kur opozita është e zhveshur jo vetëm nga pushteti politik por edhe nga të drejtat bazike që një opozitëgëzon në njësistem demokratik.
Më së fundi, në një shkrim të tijin në gazetën “Tema”, analisti Andi Bushati kishte kuptuar se strategjia e Sali Berishës është “Më të mirë se ne nuk ka”, ku ai i referohej synimit të pushtetit për të njëhsuar “mëkatet” e pushtetit me ato të opozitës dhe “mëkatet” e Berishës me ato të Ramës. “Epo,” thashë me vete, “shyqyrë që doli njëri pasi mendoja se ishin budallallepsur përgjithmonë edhe këta analistët e ashtuquajtur opozitarë”. Por u gabova pasi analisti Bushati në mënyrën më absurde dhe të pallogjikshme e mbyll shkrimin duke u shprehur se tani meqënëse Berisha ka këtë strategji, barra i ngelet Ramës të na tregojë ne, apo analistëve si Bushati, se Rama nuk është ashtu sic thotë Berisha. Ky shkrim ngriti një pyetje shumë të rëndësishme në mëndjen time që dua t’i jap përgjigje dhe ta ndaj me lexuesin: Cfarë i shtynë këta analistë politikë të jenë kaq absurdë dhe kontradiktorë në qëndrimet e tyre në lidhje me strategjinë e Berishës, “më të mirë se ne nuk ka”? Përpara se të vazhdojë këtë analizë, dua t’i shkruaj analistit Bushati një mesazh shumë të shkurtër dhe kuptimplotë: Nëse ju si analist akoma pas gjithë këtyre viteve dhe marrive të pushtetit Berisha-Meta nuk e keni kuptuar se kush është Berisha dhe Rama dhe nëse ju po prisni akoma që Rama t’ju vërtetojë juve se ai është i ndryshëm nga Berisha, atëherë më lejoni t’ju vë në dukje se llogjika juaj e të vlerësuarit dhe të menduarit është shumë mëe varfër dhe shumë më pakë e sofistikuar se ajo e një qytetari të thjeshtë. Kur nuk e keni kuptuar për vite me radhë, ju nuk mund ta kuptoni ose nuk doni ta kuptoni atë për punë muajsh.
Pra, cfarë e shtynë një pjësë të mirë të medias dhe analistëve politikë të shprehen rregullisht si papagaj se si opozita dhe Edi Rama ashtu edhe pushteti dhe Sali Berisha janë sozi të njëri tjetrit? Cfarë i shtynë këta analistë të bëhen në mënyrë koshiente ose aksidentale propaganduesit e strategjisë së Berishës se “më të mirë se ne nuk ka”? Ka disa arsye të ndryshme që e shpjegojnë këtë falsitet mediatik. Së pari, një arsye është fakti se një grupimi i mirë i medias dhe analistëve janë të lidhur ngushtë me pushtetin dhe e promovojnë me vetdije këtë strategji të Berishës.Të gjithë jemi dëshmitarë se si mediat dhe analistët e pushtetit marrin tendera dhe honorare shumë të majme. Në këtë konteks, është normale që këto/këta media dhe analistë të veprojnë si pjesë dhe zgjatime të pushtetit për të promovuar strategjitë e këtij të fundit.
Në grupin e dytë janë ato/ata media dhe analistë që pavarësisht se janë kundër pushtetit Berisha-Meta, ata janë gjithashtu ideologjikisht dhe në mënyrë të pakonceptueshme edhe kundër opozitës. Këta janë ata që duke u përpjekur të zbukurojnë vetullat e tyre të rrudhura nga bashkpunimi me Sali Berishën, padashje vetnxjerrin sytë duke e sforcuar për të sulmuar opozitën dhe barazuar atë me pushtetin. Rezultati final është krijimi i premisave për ruajtjen e status quo-së së pushtetit Berisha-Meta dhe shndërrimin e këtyre analistëve në individ pa identitet politik dhe pa përgjegjësi humane/shoqërore. Këta analistë ngahera barazojnë pushtetin me opozitën duke përmendur akuzat e cdo pale, por cuditërisht ata harrojnë të përmëndin faktin se pushteti ka në dorëdhe ka detyrimin kushtetues që të hetojë dhe procedojë penalisht akuzat e palëve. Nëse pushteti akuzon opozitën, atherë jemi përballëdy alternativave: ose pushteti gënjen haptazi në përpjekje për të shndërruar akuzat e opozitës në retorika politike ose ky pushtet është i paaftë të vendosë drejtësi. Në tëdy rastet, shigjetat duhet të drejtohen drejt pushtetit dhe jo drejt opozitës pasi kjo e fundit nuk zotëron realisht aparatin e shtetit.
Në grupimin e tretë mund të fusim ata/ato analistë egoist të cilët edhe pse nuk kanë lidhje direkt me pushtetin, ata janë shërbëtorët më të zellshëm (në shumicë edhe të pavetdijshëm) të tij.Analistët e këtij grupimi ngahera përpiqen në mënyra nga më perverse të duken si të pavarur edhe kur realiteti nuk kërkon pavarësi por zbulimin e së vërtetës dhe drejtës.Duke mos ofruar asnjë alternativë qeverisje, ky grupim bllokon dialektikën politike dhe përforcon status quo-në. Duke mos qënë i lidhur direkt me pushtetin, ky grupim (i mbarsur me një egoizëm të vecantë) bëhet edhe më i rrezikshëm për të manipuluar opinionin publik. Egoizmi i tyre është i tejskajshëm aq sa ata nuk e kanë për gjë (biles iu duket normale) ta tjetërsojnë dhe shkelin të vërtetën dhe të drejtën më të dyja këmbët vetëm e vetëm për tu dukur të pavarur. Nëse për të vërtetën apo të drejtën e një cështje politike Berisha thotë “jo” kurse Rama thotë “po”, këta analistë japin vërdiktin e tyre egoist se e drejta apo e vërteta është “pjo”. Egoizmi i tyre i gërshetuar me megallomaninë i shndërron ata/ato në shërbëtorët jo vetëm më të vullnetshëm por madje edhe më rrezultativë të pushtetit. Në fund të fundit, këtij grupimi nuk i interesonë asgjë tjetër përvec egos së tyre qëia kalon shumë hera asaj të Berishës.
Të tre këto grupime të lartpërmendura po luajnë një rolë të rëndësishëm në përhapjen dhe përparimin e strategjisëdiabolike të pushtetit Berisha-Meta se “më të mirë se ne nuk ka”. Kjo strategji është e dëmshme për opozitën dhe vet shoqërinë shqiptare pasi ajo zgjaton dhe legjitimon pushtetin aktual Berisha-Meta në sytë e opinionit publik. Opozita duhet t’i përgjigjet kësaj strategjie në radhë të parë duke e diskredituar atë si një strategji e djallëzuar që synon të manipulojë opinionin publik dhe të vërtetat e patjetërsueshme dhe të hidhura të pushtetit Berisha-Meta. Kjo strategji duhet diskredituar si turpi i demokracisë. Në historinë e demokracive perëndimore, zgjedhjet e lira bëhen për të ndërshkuar ose shpërblyer pushtetin por kurrsesi për të gjykuar opozitën. Të barazosh mëkatet e pushtetit me ato të opozitës do të thotë t’i heqësh shoqërisë altërnativën për një rotacion të pushtetit, dhe si rrjedhojëtë projektosh hedhjen e themeleve të një regjimi diktatorial. Diktatorët anëmbanë botës e dinë se rruga më e mirë për të zgjatur jetën në pushtet nuk është të shërbesh apo të bindësh elektoratin; strategjia unike e diktatorëve është të vrasin cdo alternativë që do të zëvendësonte pushtetin e tyre pasi, në fund të fundit, popujt do të preferonin më mirë diktaturën sesa kaosin. Opozita socialiste është e vetmja alternativë e pushtetit aktual Berisha-Meta, dhe strategjia Berishiane “më të mirë se ne nuk ka” është një recetë për “shkatërruar”opozitën dhe demokracinë e brishtë shqiptare.
Pervec te fatkeqesise qe kemi Berishen,kemi edhe analiste si Bushati qe nuk di ku ka koken dhe nuk spiegohet pse mban keto qendrime??!!A kane keta analiste mungese intelekti apo jane te kapur nga Berisha.Mjere Shqiperia..!
Analize e sakte. Nga dy te keqijat duhet zgjedhur me e vogla. Qeveria ka te vetat. Opozita po ashtu. Edhe pse me krimineke si Gramoz Ruci, dhe super hajdute si Edi Rama, rotacioni duhet te ndodhe. Por shqiptaret nuk duhet te ngrene shpresime per ndryshime te medha. PS i ka ndare qe tani monopolet e ardhshme.
Sakte ! Gjithsesi per mua Bushati nuk ben pjese ne ata qe une i quaj ” pusht-analiste ” !
Bledi, je i madh ne analizat qe ben, me ngope shpirtin.
Sa per Bushatin e vogel, kot merresh, se nuk di te beje analiza. Ishte kenaqesi te lexoje intervisten e gjyshes se tij 90 e kusur vjec, te nderuares Vito Kapo, e qarte dhe e sakte ne mendime, se sa te humbesh kohen me Andin.
Jeni mbledhur nje staf simpatik tek DITA.
Fantastike letra e hapur per komisionerin Fyle. Urime edhe njehere.
Nje shkrim i mire nga Blendi Prifti.
TROC, ky eshte te folurit Troc.
Une dhe shume shqiptare te tjere neper forume online nuk kemi rreshtur ne keto 7-8 vjet te themi pikerisht ate qe thote Bledi Prifti ne kete shkrim – duhet tu veme emrin gjerave ashtu sic jane, te ndajme shapin nga sheqeri, te mirin nga i ligu dhe po ashtu te aftin nga te paafti.
Njerezit e thjeshte e kuptojne fort mire se cfare i motivon Fevziun, Sandrin, Cilin, A. Hoxhen e te tjere maskarenj si keta qe te thone brockullat e Berishes dhe te bejne propagande ashiqare antishqiptare/proqeveritare.
Andi Bushati (apo edhe Lubonja) nga ana tjeter nuk eshte se eshte idiot/injorant e i paafte apo se ben pjese tek ky grup i ndyre sherbyesish te cdo regjimi – por nga ana tjeter i sherben Berishes po aq mire sa kete te bashibozuke e dallkauke te felliqur
– Se pari pasi ai mbeshtet “pa ekuivoke” pikerisht platformen e Berishes ne “relativizimin e te keqes”- dhe ideologjine berishiane se te dy palet qenkan njesoj.
– Se dyti kur kjo mbeshtetje “pa kushte” behet nga dikush (si Bushati apo Lubonja) qe perceptohen nga publiku i gjere si “analiste” te pavarur, keshtu qe efekti manipulues dhe deformues i opinioneve behet edhe me shkaterrues e pervert.
Linja e Berishes ne pushtet ka qene gjithmone e njejte qe pa skrupuj e ne menyre primitive/orientale te shtype e dhunoje kedo qe nuk i shkon pas avazit “brenda limiteve” te ligjit. (Kuptohet qe per Antiligjorin par excellence – limitet e ligjit varen nga koncepti i tij mbi ligjet qe sipas llogjikes se Malokut jane bere vetem per tu manipuluar dhe deformuar ne menyre monstruoze – si ne rastin e gerdecit dhe vrasjeve te te 21 Janarit – nga xhahile te ligjit si Rusmaili, Bylykbashi, Ristani etc…)
Ska me mire per narativen Berishiane sesa gjoja-gazetare kundershtare te regjimit qe vene shenjen e barazimit mes tij dhe Rames dhe falangave PDiste me PS.
Edhe per propagande, ne dukje e per te huajt ska me mire sesa gjoja-kundershtare te Berises qe bejne punen e tij dhe gazetareve te regjimit. Si mundet te quhet Berisha diktator dhe autokrat kur ai lejoka “shtypin e lire” dhe kritika ndaj tij,
|Madje te dy keta (Bushati dhe Lubonja) jane edhe pjesemarres te zellshem ne median e klanit te Berishes.
Jo me kot Berisha i kujton Lubonjes 4 apartamentet qe ai gjoja paska ne Tirane duke i thene se pjeserisht (ne mos plotesisht) i ka keto te mira nga honoraret dhe beneficet e regjimit. Besoj se funksionon pak a shume njesoj edhe me Bushatin dhe te tjeret si keta (Lutfi Dervishi me vjen ne mendje p.sh).
Padyshim te gjithe keta kane te perbashket edhe inate personale, qefmbetje, urrejtje/zili personale ndaj Rames dhe sipas llogjikes Ballkanike – me mire shkojne te flejne ne nje krevat me Berishen sesa me Rame mullixhiun.
Analize me te bukur dhe reale nuk ka.Fatkeqesia eshqiperise me shume se kushdo tjeter jane keto media dhe keta pseoanaliste.Bombardimi i mediave dhe gazetave nga keta mjeran kane sfumuar denocimet qe ka bere opozita dhe ajo pak medja qe ben opozite.Jam e bindur qe keta lloj analistesh ne radhe te pare kan demtuar imazhin e tyre duke mos u pelqyer me nga publiku(,mjafton te shohe shume komente per ta ne rjetet sociale se sa shume i fyejne ) dhe kjo me shume te drejte, por demtimin me te madh ata i kan ber shqiperise.Neser kur te qartesohet gjithcka ata do te shohin veten bashkfajtor me qeverine dhe te shvleresuar per t’a ushtruar profesionin e tyre.